Arkiva 1990, Rugova me delegacionin nga Kosova për herë të parë në Kongresin Amerikan

Amerika

Arkiva 1990, Rugova me delegacionin nga Kosova për herë të parë në Kongresin Amerikan

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 21 janar 2024 Në ora: 16:42
Presidenti Rugova në SHBA

Në këto fotografi shihen personalitete të shumta me rëndësi dhe ndikim në politikën kosovare, të asaj kohe, përfshirë këtu edhe vetë organizatorin e dëshmisë së parë, në Kongresin e Amerikan, të një delegacioni të madh nga Kosova, me në krye liderin e shqiptarëve Ibrahim Rugova, Anton Belushi, dhe akademiku Rexhep Qosja, akademik Fehmi Agani, e të tjerë.

Image
Presidenti Rugova në SHBA

DioGuardi sjell Grupin e madh të personaliteteve nga Kosova, në SHBA, për të marrë pjesë në një dëshmi para Kongresit për të Drejtat e Njeriut të drejtuar nga kongresisti i ndjer Tom Lantosh.

Prill 1990: Lidhja Qytetare sponsorizon një delegacion prej dhjetëra udhëheqësish shqiptarë nga Kosova për të dëshmuar kundër okupimit të Millosheviçit në Kosovë në një seancë dëgjimore historike të Kongresit për të Drejtat e Njeriut për Kosovën në Uashington dhe për t'u nderuar në një darkë historike në Hotel Sheraton në New York City , të ndjekur nga 2,700 Shqiptaro Amerikanë, për të "Përshëndetur Lirinë dhe Demokracinë për Kosovën".

Image
Presidenti Rugova në SHBA

Këto fotografi janë shkrepur nga pjesëmarrësit, gjatë takimeve në New York City, dhe Washington D.C., takimet në Kongresin Amerikan, ku më shumë se 30 personalitet e larta nga Kosova, erdhën për herë të parë me ftesën e Dioguardit, Lidhjes Qytetare Shqiptare Amerikane, që të kërkojnë Republikën e Kosovës.

Si shihet edhe në këto fotografi në Washington në këto takime të veçanta është përfshirë, edhe Dr. Elez Biberaj, Ambasadori William Edwin Ryerson (a Career Foreign Service Officer served as the US Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary to Albania from 1991 until 1994), veprimtari Harry Bajraktari, flinatropisti I madh shqiptar Xhim Xhema, Besim Malota, Muhamet e Sergio Bytyçi, e të tjerë.

Image
Presidenti Rugova në SHBA

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat