Takime historike në SHBA të presidentit Rugova

Amerika

Takime historike në SHBA të presidentit Rugova

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 21 janar 2024 Në ora: 18:25
Presidenti Rugova me Presidentin Klinton

Duke ricikluar në këtë kontekst lidhjet e mira të shqiptarëve me SHBA-në, rikujtojmë rrugën që ndoqën ato me presidentin e parë të Kosovës, tashmë të ndjerin Ibrahim Rugova. Me Amerikën e lidhjet e tij, vizioni që kishte dr. Rugova si dhe me vizitat e shpeshta në SHBA, takimet që zhvilloi ai aso kohe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithnjë e më tepër po kuptohej më mirë çështja shqiptare e Kosovës, si dhe lufta paqësore për liri e pavarësi ishin me përparësi për Kosovën.

Image
Presidenti Rugova me miqtë amerikanë

Rugova qe ai që arriti të shpalosë në Uashington D.C. planin prej dhjetë pikash, i cili kur u vu në jetë solli edhe lirinë e ëndërruar të shqiptarëve më 9 qershor 1999. Rugova me lidhjet që krijojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u la shqiptarëve në vijimësi një mik të madh dhe të përjetshëm.

“Gëzohem që Dr. Rugova, ka pasur një vizitë të rëndësishme ne SHBA-s,(bëhet fjalë për një vizitë dhe dëshmi në kongres Maj 1998) dhe se takimet e tij me zyrtaret me te larte te Administratës ishin te frytshme për të dy palët”, Ne jemi të vendosur ne përpjekjet për rikthimin e të drejtave njerëzore dhe politike të popullit në Kosovë, ku Dr.Rugova, ka një rol të rëndësishëm dhe të admirueshëm. Refuzimi i ndaj dhunës dhe durimi i tij përball represionit serb, dëshmon një kurajo dhe largepamesi”, tha ish Presidenti Klinton pas takimeve të Rugovës në Ëashington (Maj 1998).

Image
Presidenti Rugova me miqtë amerikanë

Me Ameriken lidhjet e tija dhe vizioni qe kishte Dr. Rugova si dhe me këto vizita e takime qe zhvilloi ai ne Shtete e Bashkuara të Amerikës, gjithnjë e me tepër po kuptohej me mire çështja shqiptare e Kosovës, si dhe lufta paqësore për liri e pavarësinë e Kosovës. Rugova arriti te shpalose në Uashington D.C. atë që u quajt "Plani 10 pika", plan i cili solli edhe lirinë e ëndërruar të shqiptareve me përfundimin e luftës së UÇK-së, me ndihmën e NATO dhe SHBA, më 9 qershor 1999-të. Atëherë kur Serbia, u largua me forcën ushtarakë një herë e përgjithmonë nga Kosova.

Rugova me lidhjet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës u la shqiptareve një mik të madhe dhe te përjetshëm

Image
Presidenti Rugova dhe Ramazan Bekteshi

Presidenti Rugova, me udhëheqësit e tërë nga Kosova, erdhi në Capitol Hill, Kongres dhe Senatin amerikan, si dhe në “Shtëpinë e Bardhë”, në fund shekullin e 19-të, me ndihmën e atij që ishte dhe “çelësi” që u happy dyert , ish kongresisti republican i njujobrkut, Joseph J. DioGuardi, themeluesi dhe udhëheqësi i Lobit të parë shqiptar në washington.

Shkurt 1990: DioGuardi shkon në Beograd me stafin e Kongresit të Kongresit për të Drejtat e Njeriut, të kryesuar nga kongresmenët Lantos dhe Porter, për të mbajtur një konferencë shtypi në Beograd rreth shtypjes serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Më pas ai bën një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë për të takuar intelektualë kryesorë, gazetarë dhe aktivistë, përfshirë Dr. Zekeria Cana, Zenun Celaj, Bajram Kelmendi, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja dhe Vetton Surroi.

Image
Presidenti Rugova me miqtë amerikanë

Me shkurt 1990 për herë të parë presidenti Rugova kryesoi një delegacion te gjere intelektualësh në vizitën e pare, si politikan ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Dr. Ibrahim Rugova me një grup intelektualësh, gazetare dhe aktiviste te njohur të të drejtave te njeriut si : Dr. Zekeria Cana, Zenun Celaj, i ndjeri avokat Bajram Kelmendi te ftuar nga kongresmeni republikan i Nju Jorkut Joseph DioGuardi, zhvilluan nje seance dëgjimore te kryesuar nga kongresmenve Lantosh dhe Porter.

Me 8 – 9 – janar 1993 , realizohet vizita e dyte e kryetarit të Lëvizjes Demokratike te Kosovës ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Dr. Rugovane krye te nje delegacioni i shoqëruar nga z Shaqir Shaqiri pati nje sere takimesh me Administratën e Presidentit Gorge H. Bush(babai i këtij sot) dhe ne institucione te tjera. Ai u takua me z Arnold Kantor n/sekretar për çështjet politike ne Departamentin Amerikan te Shtetit.

Image
Presidenti Rugova me miqtë amerikanë

Në këtë takim u bisedua për ndihmën 5 milion dollar që kongresi amerikane i dhuroi Kosovës. Vizita ne Uashington D.C. erdhi pasi më parë Rugova që takuar në Bruksel me zotin Eagleburger.

Rugova ne keto takime kembenguli per nje intervenim ndërkombëtar në Kosovë, si rruga e vetme për të ndaluar konfliktin që po provokohej sistematikisht nga regjimi serb ndaj shqiptarëve e 16 shkurt 1993- Presidenti Rugova filloi një vizite tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne Institutin Amerikan për Paqe dhe një takim me zyrtarin e lartë amerikane Carnegie , Rugova kërkoi vendosjen e trupave te OKB-es në bashkëpunim me NATO-n ne Kosove, vënien e Kosovës nën protektorat ndërkombëtar deri në pavarësinë dhe neutralitetin e plote te saje.

Image
Presidenti Rugova me miqtë amerikanë

Ne maj 1994 – ne Nju Jork, ne katedralen kryesore San Patrick ne Manhattan, i ndjeri kardinal John O’Cnor priti ne nje takim te veçante Dr Rugovën dhe dha një meshë të veçante me lutje për Kosovën ne salle ishin rreth 3.000 besmitare. “Gezohem qe Dr. Rugova ka pasur një vizite të rëndësishme ne SHBA-s, dhe se takimet e tij me zyrtarët me te larte te Administratës ishin te frytshme per te dy palët”, i shkruan presidenti Klinton kongresistit Engel dhe kongresistes Molinari .

Ne jemi te vendosur në përpjekjet për rikthimin e të drejtave njerëzore dhe politike të popullit në Kosovë, ku Dr. Rugova ka një rol të rëndësishëm dhe të admirueshëm. Refuzimi i ndaj dhunës dhe durimi i tij përball represionit serb, dëshmon një kurajë dhe largpamësi”, shkruante Presidenti Bill Klinton.

Image
Presidenti Rugova me miqtë amerikanë

Në maj 1996- gjatë një vizite ne SHBA-s Dr. Rugovau takua me Sekretarin amerikan të Shtetit Warren Christopher dhe diplomatin e njohur amerikane Kris Hill ku u njohe me nismën amerikane për hapjen e misionit të parë amerikan në Kosovë. Me 12 korrik kongersmeni Eliot Engel pret shiritin e misionit amerikane në Prishtinë.

Rugova u takua me ndihmës sekretarin amerikan Strob Talbot

Dr. Ibrahim Rugova u takua ne Uashington me Strob Talbotit, ndihmës sekretarin shtetëror amerikan, i cili ishte edhe ushtrues i detyrës se sekretarit të shtetit. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë e miqësore. Zyrtari i larte amerikan theksoi përkrahjen e fuqishme amerikane për lirinë dhe paqen në Kosovë dhe shprehu përkrahjen e madhe amerikane për rrugën paqësore të zgjidhjes se çështjes së Kosovës e për politiken e udhëhequr nga dr. Ibrahim Rugova.

Ndërsa, Dr. Rugova e përshkroi gjendjen në Kosovë si shumë të rende e të rrezikshme për shkak të aksioneve te vazhdueshme te forcave serbe dhe masakrimeve te popullsisë në shtëpitë e veta.

Image
Presidenti Rugova me miqtë amerikanë

Rugova kërkoi nga SHBA-të përkrahje edhe më të madhe për luftën paqësore të popullit të Kosovës për pavarësi dhe për zgjidhjen politike të çështjes së Kosovës. Ai i beri thirrje administratës amerikane që të ndërmarrë masa preventive për evitimin e një masakre mbi popullin e pambrojtur të Kosovës. Dr. Rugova bëri thirrje që udhëheqja e SHBA-ve të marre rolin prijës në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ndihmës sekretari shtetëror amerikan Strob Talbot e vlerësoi të rëndësishëm fillimin e procesit të bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit. Ai premtoi angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-ve në këtë proces. Ne bisede ishin të pranishëm edhe Robert Gelbardi, i dërguari i posaçëm për Ballkanin i Presidentit Klinton dhe i Sekretares së shtetit Medlin Ollbrajt dhe ambasadori i SHBA-ve në Shkup Kristofer Hill, i cili është angazhuar në procesin negociator në Kosovë.

Image
Presidenti Rugova me miqtë amerikanë

Kryetari Rugova dhe anëtarët e delegacionit të Kosovës folën në Fondacionin Karnegi.

Dr. Rugova dhe anëtaret e delegacionit të Kosovës folën edhe në Fondacionin Karnegi në një paraqitje e organizuar nga Grupi Ndërkombëtar i Krizës, ndërsa dr. Ibrahim Rugova foli për gjendjen e rrezikshme në Kosovë dhe për nevojën e zgjidhjes së çështjes së Kosovës me mjete politike.

Image
Presidenti Rugova me miqtë amerikanë

Me 28- maj 1998- Rugova takohet me Presidentin Klinton ne Shtëpinë e Bardhë

Në Washington D.C, në orën 9:50, sipas kohës lokale, i shtrohet karpeti i kuq dhe ai zhvillon një takim 40 minutash me presidentin e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton. Më pas ai takohet me Robert Galbardin, I dërguar special për Ballkanin i presidentit Klinton dhe i Sekretares së shtetit Medlin Ollbrajt. Vizita e kryetarit te Republikës se Kosovës ne SHBA po përcillej me interesim nga mjetet e informimit publik.

Image
Presidenti Rugova me miqtë amerikanë

Me vitin nëntor te viti 2000- ne kremtimin e pese vjetorit te Marrëveshjes se Dejtonit Presidenti Rugova erdhi në Shtetet e Bashkuara te Amerikes, si presidenti i pare i Kosovës se lire. Ai zhvilloi në këtë vizite takime në Nju Jork, Detroit, Çikago dhe Uashington D.C.

Presidenti Rugova me 2004 u nderua nga Komunuelthi i Pensilvanise me mirënjohjen “Mik i Madh i SHBA”

Në një ceremoni te zhvilluar me 26 prill 2004, ne shtetin Pensilvania ,Presidentit Rugova iu dorëzua mirënjohja “Mik i Madh i SHBA” dhe “njeriu që punon për ta përmbyllur kornizën ligjore për pavarësinë e Kosovës”.Zv.guvernatorja e Pensilvanise znj. Katrin Bejker Noll, në një darke të organizuar për nder të Presidentit Rugova, tha se miqësia e Ibrahim Rugovës ndaj SHBA-ve ka qenë jo vetëm në të mirë të Kosovës, por edhe te SHBA-ve. “Fryma juaj e ngrohte e bashkëpunimit është një ideal drejt të cilit aspirojnë të gjithë njerëzit”, tha zonja Noll. Ajo në emër të gjithë qytetarëve të Pensilvanisë i shprehu falënderim Presidentit të Kosovës për miqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

”Ne emër te 12 milionë qytetareve të Pensilvanisë, dua t’ju shpreh lëvdatë për arritjet tuaja te jashtëzakonshme dhe t’ju falënderoj për miqësinë tuaj ndaj Shteteve të Bashkuara. Vazhdofshi me suksese të mëdha dhe paqe në gjithë përpjekjet tuaja në të ardhmen”, tha mes tjerash në fjalën e saj, zonja Ketrin Bejker Noll (Catherine Baker Knoll).

Ndërkaq, Presidenti Rugova, duke u falënderuar për kitë mirënjohje tha se” roli i Amerikës ishte i pazëvendësueshëm edhe në jetësimin e aspiratës shekullore te shqiptareve”. “Njohja sa me e shpejte e pavarësisë së Kosovës do ta qetësonte këtë pjese të Evropës dhe tërë botën”,- tha Presidenti Rugova.

Me 19 shtator 2003 ne Prishtine, rreth 8.00 te mëngjesit, mbërriti ish-presidenti amerikan Bill Klinton, i cili qëndroje për një vizitë një ditëshe në kryeqytetin e Kosovës, ku u nderua me çmimin doktor nderi i Universitetit te Prishtinës. Ish-presidentin Klinton në aeroportin e Prishtinës e priti dhe i dëshiroi mirëseardhje Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, shefja e Zyrës amerikane ne Prishtine, Mersi Ris etj. Ne aeroportin e Prishtinës Klintonin e përshëndetën edhe disa qindra qytetare. Ish-presidentit Bill Klinton në një ceremoni solemne të zhvilluar në amfiteatrin e madh të Fakultetit të Filologjisë iu dorëzua titulli “Doctor honoris causa”.

Një takim i veçante i ish-presidentit amerikan Bill Klinton me Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova ne mjediset e Universitetit të Prishtinës, takim që zgjati rreth 40 minuta dhe u zhvillua me dyer të mbyllura u bisedua rreth çështjes së Kosovës. Me mijëra qytetarë të kryeqytetit dhe nga viset e tjera të Kosovës, kishin ardhur për të përshëndetur ish-presidentin amerikan Bill Klinton dhe për ta falënderuar atë për të gjitha që ka bërë për lirinë e Kosovës si President i SHBA-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat