27 Janari - Dita e Përkujtimit të Holokaustit

Amerika

27 Janari - Dita e Përkujtimit të Holokaustit

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 27 janar 2024 Në ora: 19:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Sheepshead Bay - Brooklyn (NY) : Në vitin 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që shpallte 27 janarin, si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave të Holokaustit.Ditë që përkujton miliona viktima të politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe përqendrohet në përpjekjet bashkëkohore për të luftuar urrejtjen dhe antisemitizmit.

Në, ndërkohë në Parkun Përkujtimor të Holokaustit në Brooklyn, New York, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave të Holokaustit, me vendosjen e “gurit të granitit- me pllakën përkujtimore” është nderuar dhe akti i Shqipërisë, si shpetimtare e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në pllakën e skalitur të gurit të sponsorizuar nga ish qeveria e kryeministrit Berisha, është e shkruar :” Kjo gjë nuk duhet harruar kurrë!!! - "Të Kujtojmë Besën e Shqiptarëve dhe Holokaustin e Hebrenjëve" përkujtimore, homazh përpjekjeve të popullit shqiptar që u mundua në ato kohëra të vështira të shpëtojë jetët e qindra familjeve hebreje në Shqipëri."

Gur i Granitit që përfaqëson Shqiptarët në mesin e gurve që janë vendosur në tre nivele rrethore , janë të gdhendura emrat e atyre vendeve, njerëzit e të cilëve dhanë një ndihmë të madhe për mbrojtjen e hebrenjëve gjatë kohës së Holokaustit.

Në hyrje të Parkut Përkujtimor të Holokaustit në Brooklyn, New York, është vendosur dhe monumenti (piedestali)I lartë twenty-one-foot e lartë në bazamentin e të cilit janë të gdhendur në një hartë simbolike, vendet me një histori të shkurtër të Holokaustit.

Për më tepër, pirgja e e lartë cila ka formën e fenerit - Fanarit të detit, është i rrethuar nga dy pemë me gjelbërim të përhershëm, të cilat përfaqësojnë jetën e të mbijetuarve dhe shpresën për brezat e ardhshëm.

Në të dyja anët e monumentit “Fanarit” të memorialit janë dy pllaka të mermerit në formën e faqeve të librit, ku janë përzgjedhura citime për disa vende gjatë Holokaustit. E gjithë sipërfaqja këtij memoriali është e mbulur me guralec të grimcuar në parcelën e 190 gurve të granitit që simbolizojnë gurët e varreve.

Këta gurë graniti synojnë të evokojnë gurët e varreve dhe skajet e tyre të thyera për të përfaqësuar jetët e shkatërruara të të mbijetuarve të Holokaustit. Secili gurë është i ndryshëm në formë dhe madhësi, për të kujtuar diversitetin e të persekutuarve nga nazistët.

Disa gurë mbajnë mbishkrime që nxjerrin në pah ngjarje dhe vende të rëndësishme historike, dhe histori të popujve të persekutuar të prekur gjatë Holokaustit, ndërsa shenja të tjera simbolike mbajnë citate nga burra dhe gra që dëshmuan ato ngjarje. Ende pllaka të tjera mbajnë emrat e individëve ose familjeve që humbën jetën nën regjimin nazist.

Shqipëria, e vendosur tash afro dy dekada në Parkun Përkujtimor të Holokaustit në Brooklyn, New York, “shënjohet” si një prej vendeve të rralla në botë, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, u strehuan e gjetën shpëtim, jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të Ballkanit dhe të Europës Qendrore.

Analistë, politikanë, studiues, historian të ndryshëm vazhdimisht i kanë mëshuar kësaj teze se:" Nuk ka qenë shumë i njohur fakti, për mbrojtjen e hebrenjëve në Shqipëri, por, është bërë një punë e madhe më rënjen e komunizimit në këto tre dekda të fundit, për t’a dokumentuar mjaft mirë, atë që komunizimi Enver Hoxha e mbulojë në terrin e informacionit se Shqipëria, shpëtoi të gjithë hebrenjtë e saj e gjithashtu të gjithë hebrenjtë që kërkuan strehim e mbrojtje në Shqipëri."

Ceremonia e vendosjes së këtij guri natyror ngjyrë gri e errët në mesin e shumë të till që përfaqësojnë ato vendet që bën aq shumë për të shpëtuar hebrënjët gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte një ngjarje e rëndësishme, 19 vjetë më parë, e cila u zhvillua në lagjen e emigrateve Sheepshead Bay - Brooklyn në Nju Jork, populluar jashtë mase me hebrenjë .

Pikërisht në qytetin e Bruklint, ku sot jetojnë dhe një numër i madh emigratësh shqiptarë, duke iu dedikuar atij faktit të sipërcituar.

Ceremonia e 27 janarit, Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave të Holokaustit u organizua nën patronatin e ish- Presidentit të shettit të Izraelit, zotit Moshe Katsav, i cili, me atë rast kishte dërguar edhe një pershendetje, duke përshëndetur edhe ceremoninë që po zhvillohej në Parkun Perkujtimor të Holokaustit (Holocaust Memorial Park) në Brooklyn, New York, ku u nderua akti i Shqipërisë, si shpetimtare e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ceremonia nisi simbas zakonve hebraike, lutjeve të tyre fetare dhe këngë patriotike të folklorit izraelitë, ndërsa përsonalietet mbajtën fjalime komemorative, si dhe u bë zbulimi i gurit natyror që përfaqëson atë çka bën shqiptarët, madje duke sakrifikuar gjatë LDB, por edhe pas saj me diktaturën komunisté. Ky gurë është me një skalitje në njërën “faqe” të tij atë ballore - "krah për krah" me gurët e vendeve të tjerë, me një mbishkrim ku citohet edhe shembulli i "pashembëllt" i Shqipëtarve.

Ky gurë - pllakë monumentale i vendosur në këtë park, i pari i tillë në New York, SHBA, ishte siguruar pas një fushate të palodhur tetevjecare të një mikut të shqiptarëve, gazetarit izraelit amerikan Jack Goldfarb, me kujdesin e ish qeverisë shqiptare, personalisht interesimin e treguar nga ish Kryeministrit Sali Berisha, në atë kohë .

"Eshtë tepër përgëzuese, që ne po shprehim mirënjohjen tonë, për atë çka kryen më shumë se një gjysmë shekulli më parë shqiptarët, ndaj ne hebrenjeve,” tha miku i shqiptareve, gazetari Jack Goldfarb.

“Kjo gjë nuk duhet harruar kurrë!" t’ju tregojmë hebrenjëve që shqiptarët, kryen vepra të tilla fisnike gjatë luftës së Dytë Botërore. Atë që populli shqiptar i shpëtoi të gjithë hebrenjtë, e saj e gjithashtu të gjithë hebrenjtë, që kërkuan strehim e mbrojtje në Shqipëri, pasi u larguan nga vendet ballkanike fqinje (si Serbia, Kroacia, Bosnja e Greqia), ku holokausti ishte i pamëshirshëm,” tha në fjalën e tij Goldfard, i cili, ka bërë një punë të madhe hulumtuese e kërkuse rreth këtij akti të veçantë të popullit shqiptar.

"Dita e Përkujtimit të Holokaustit”, është dita ku mbarë bota kujton mbi 6- milion njerëz të pafajeshëm që u shfarrosën në kampet e përqëndrimit nga nazistët, një tragjedi masive, kjo, që ka hyrë në histori me emrin Holokuasti.

"Përball kësaj tragjedie , për herë të parë në Amerikë, lartësohet edhe më shumë akti njerëzorë shqiptar. Ai akt që për fat të keq, rregjimi komunist i Enver Hoxhës, e bëri që të zhytej në "vorbën' e harresës dhe të asaj frikës për ta permendur.- megjithëse ai akt që bënë shqiptarët ishte një fakt historik dhe i papërsëritshëm ".

Shqipëria, po ashtu tha miku i shqiptareëve, gazetari Jack Goldfarb: “Ẽshtë një vend i vogël si sipërfaqe, por një vend i madh dhe i pasur me tradita e histori, bujari e krenari. Ajo është i vetmi vend në Botë, që gjatë okupimit nazi-fashistë i shpetojë e i mori nën mbrotje çdo hebre. Asnjë hebre gjatë luftës së Dytë Botërore, nuk ju dorzua nazistëve, asnjë hebre nuk vdiq nga torturat ose u vra në Shqipëri. Por përkundrazi qe populli shqipërtar ai që i mbrojti hebrenjët, sipas kodit të tyre moral, i cili quhet ne shqip "Besa". Çka sipas këtij kodi moral - ai që të hynë në shtëpi, dhe të kërkon ndihmë, duhet t'i japësh Besën. Një zakon ky , që i karakterizon edhe sot, shqiptarët dhe është i vetmi në Botë."

Jack Goldfarb, po ashtu atë ditë nuk la pa permendur edhe faktin se :"Vetëm kur ra komunizmi ne Shqipëri, u gjetën dëshmitë, të cilat tregojnë se shqiptarët i kishin ndihmuar hebrenjët, duke u dhënë atyre të drejta të barabarta me vet shqiptarët, dhe indetifikuar ata si shqiptar. Sot, ne po i’a kthejmë këtë nderë e respekt popullit shqiptar, duke vendosur në Parkun Perkujtimor te Holokaustit (Holocaust Memorial Park) gurin përkutimorë që e përjetëson aktin e shqiptarëve, të shqiptarëve të Nëna Terzes" "krah për krah" me 190 gurët e tjerë, me një mbishkrim ku citohet edhe shembulli i Shqipërisë, në Parkun Përkujtimor të Holokaustit (Holocaust Memorial Park) në Brooklyn, New York” .

Përfaqësuesi i Shqipërisë në OKB-, në atë ceremoni solli përshëndetjen e ish kryeministrit Berisha, i cili ka thënë se vendosja e këtij guri kushtuar popullit shqiptar në këtë Park Perkujtimor të Brooklynit - Nju York, është një akt i thjeshtë, por me një domethënie të madhërishme.

“Ky gur, tha ai ashtu si disa të tjerë këtu jo vetëm që njeh sjelljen e rrallë dhe autentike te popullit shqiptar ndaj familjeve hebreje, por përkujton edhe njerëzillekun dhe dashamirësinë e një populli - kundrejt një tjetri, si një momentum të rrallë që duhet të kujtohet dhe nderohet vazhdimisht. Ka shembuj pozitivë nga historia, të cilat është e nevojshme të kujtohen e të riperterihen, sidomos në këto kohëra të vështira, kur njerëz në të tjera rajone janë duke vuajtur apo duke vdekur nga regjime të dhunshme dhe luftëra dhe i vetmi faj i tyre është se i përkasin një kombësie, një feje, një besimi apo vlerave të caktuara" .

“E vërtetë, tha diplomati shqiptar, në këtë ceremoni, se ky gur, tani dhe përgjithmonë, do t’i thotë botës të vërtetën historike dhe faktin e jashtëzakonshëm se asnjë anëtar i komunitetit hebre të Shqipërisë apo atyre që emigruan në të, nuk humbi jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe se asnjë prej tyre nuk u dërgua në Holocaust."

Më pas ai tha se : " Me krenari ne themi se në fund të Luftës së Dytë Boterore, në Shqipëri kishte më shumë familje hebrenjsh se përpara fillimit të saj. Ky gur dhe e gjithë dokumentacioni në Yom-Hashoa në një ditë si kjo e përkujtimit dhe e nderimit, lëshon sot ekon-jehonën "Kurrë më" dhe si jehonë lëshon para - lajmërimin, që na vjen prej viktimave të Holokaustit dhe nga dëshmitë e të mbijetuarve. Ne deshirojme të kujtojme. Por, dëshirojmë të kujtojmë për një arsye, për të qenë të sigurtë se e keqja nuk do të mbizotërojë më kurrë ashtu siç bëri për miliona viktimat e pafajshme të nazizmit. Këtu në këtë park kujtesa jeton dhe ndriçon mbi shpirtrat tanë”.

Parku Përkujtimor i Holokaustit në Sheepshead Bay Brooklyn, New York, u caktua në vitin 1986 nga ish kryetari I bashkisë Mayor Edward I. Koch (1924-2013) në kujtim të viktimave të Holokaustit. Në respekt të komuniteve të hebrenjë që banojnë Sheepshead Bay, Manhattan Beach dhe Brighton Beach të cilët erdhën dhe u vendosën pas Luftës së Dytë Botërore nga një popullsi e madhe hebreje, shumë prej të cilëve ishin emigrantë dhe të mbijetuar të mizorive të regjimit nazist.

Parku fillimisht nisi pas një procesi të gjatë planifikimi të udhëhequr nga një organizatë lokale jofitimprurëse, Komiteti i Përkujtimit të Holokaustit. Ish- Presidenti i Brooklyn Borough Howard Golden në atë kohë ndau 933,000 dollarë për ndërtimin e një memoriali të përhershëm të projektuar dhe ndërtuar nga Qyteti i Brooklynit.

Koncepti i dizajnit për Parkun Memorial të Holokaustit duket se ka një funksion përkujtimor dhe edukativ, duke shërbyer si një memorial dhe një muze në natyrë.

E parë nga një distancë, thuhet se Fanari në qendër të memorialit - simbolizon një “kullë vrojtimi gjysmë të rrënuar” prej graniti, dhe shufra çeliku i ekspozuar dhe nga një majë të saj nga një "flakë" në formën e një pishtari - e cila i ngjan një feneri-fanari që mund të gjendet pranë një porti për të orientuar marinarët.

Megjithatë, në një pamje më të afërt ky memorial zbulon një pirg tymi gri që të kujton krematoriumin e një kampi përqendrimi: në një fjalë e vetme - "Mos harroni" - e cila rrethon këtë motiv prekës, duke u kujtuar vizitorëve që të mos harrojnë kurrë kujtimin e atyre që humbën jetën gjatë Holokaustit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat