Kuvendi i 10-të zgjedhor i Shoqatës “Kraja” në New York/ Venera Gjenashi - kryetarja e parë femër në historinë e Shoqatës Kraja

Amerika

Kuvendi i 10-të zgjedhor i Shoqatës “Kraja” në New York/ Venera Gjenashi - kryetarja e parë femër në historinë e Shoqatës Kraja

Nga: Beqir Sina Më: 29 janar 2024 Në ora: 19:13
Venera Gjenashi

U zhvillua ditën e diel( 28 janar 2024) në njërin nga mjediset e lokalit “Nino’s” në Staten Island, Kuvendi i 10-të zgjedhor i Shoqatës “Kraja” në New York. 

Ky kuvend zgjedhor u mbajt me prezencën e më shumë se njëqind anëtarëve të Shoqatës, derisa kryetari/ja e saj u zgjodh Venera Gjeneshaj - për të mbajtur mandatin e ardhëshëm dy vjeçar - 2024/26

Të pranishëm ishin edhe kryetarët të shoqatave nga vendorigjina; Albert Salaj - Shoqata "Ana e Malit" në New York, e cila mban emrin e trevës autoktone shqiptare të Komunës së Ulqinit, dhe Shaqir Gjokaj nga Shoqata “Malësia e Madhe” me qendër në New York , përfshirë edhe kryetarin e organizatës "Rrënjët Shqiptare", zotin Marko Kepi.

Kuvendi nisi me fjalën përshëndetse të kryetarit të deritanishëm zotit Samih Kanaqi, dhe vazhdojë punën e tij, sipas rendit të ditës, ku si pikë kryesore ishte zgjedhja e kryetarit/es. të Shoqatës Kraja, ku ishin përzgjedhur dy kandidaturat. 

Kryetari mandat/përfunduar Samih Kanaqi, prezantojë dy kandidatët për postin e kryetarit/es së Shoqatës Kraja. Ato ishin zonja Venera Gjenashi nënëkryetare aktuale dhe zotri Safet Doçi aktivistë i kahëmotëshëm i Shoqatës Kraja.

 Të dy kandidatët  më parë se të niste procesi i votimit do të ndanin para të pranishëmve vizionin e tyre për udhëheqjen e shoqatës për dy vitet e ardhshme.  

Kryetari i deritanishëm i shoqatës “Kraja”, Samih Kanaqi, tha në fund të këtij procesi, se edhe më herët ai kishte njoftuar se nuk do të kandidojë për një mandat të ri, për t’i hapur kështu rrugën zgjedhjes së Kryetarit/es, të ri(e), :

"Mendoj se ky ishte nje proces shumë i mirë, një proces transparent, zgjedhjet më demokratike që mund të zhvilloheshin në një shoqatë, si kjo e jona, ashtu siç i shkon komunitetit krajan, në diasporë me transparencë dhe mirëkuptim. Venera Gjenashi, tha ai ish- nënkeyetarja e Shoqatës Kraja, në mandatin tim, simbas resultatit të numërimit të fletve të votimit do të jet kryetarja e re, pra e para femër në historinë tridhjet e dy vjeçare, të Shoqatës Kraja.”

Zonja Gjenashi, tha ai mori 51 vota ndersa kunderkandidati zotri Safet Doçi 41 vota.

Mbas shpalljes së rezultatit edhe kundërkandidati i Gjenashit, zotri Safet Doçi, një aktivistë i kahëmotëshëm i Shoqatës Kraja, e pranoi rezultatin dhe i shtriu dorën kryetares së re, duke thënë se mendoj se kjo është fitorja më e madhe: pranimi i këtij rezultatit nga të dy palët,. Gjithësesi, tha ai unë do të mbetem me të njëjtin agazhim dhe kuntribut për shoqatën dhe Krajën, edhe në të ardhmen"

Kryetarja e sapo zgjedhur zonja Venera Gjeneshaj për mandatin e ardhëshëm dy vjeçar - 2024/26, mes emocioneve faleminderojë shoqatën Kraja, për besimin që i dhanë në këtë kuvend zgjedhor : “Faleminderit të gjithëve për përkrahjen,! Faleminderit që ju sot besuat te unë detyrën e kryetares së ardhshme të Shoqatës Kraja. Shpresojë, që asnjëherë të mos u zhgënjejë dhe sëbashku të bëjmë edhe më shumë punë të mira për komunitetin tonë”, tha ajo.

Ish-kryetari i Shoqatës “Kraja” Hamid Alaj, na tha se historia e Shoqatës Kraja, fillon në fillim të viteve të 90’-ta, nga një grup krajanësh në SHBA, kryesisht në New York. 

"Në vitin 1991, një grup prej tyre morën inisiativën e krijimit të kësaj shoqate, të cilës në fillim ju dha emri “Shoqata Humanitare “Kraja” . Besojë se këto tre dekada veprimtarie në diasporë, kjo shoqatë megjithë disa anashkalime, ka qenë në rrugë të mbarë dhe të suksesshme. Në këtë histori tredhjet e dy vjeçare, Shoqatën Kraja, tha ai e udhëhoqën 9 kryetar, (-Qamil Markashi , Sylejman Lika, Xhevat Kraja, Isejn Marku , Sal Gjenashi, Hamid Alaj, Dul Perashi, Mirsad Kovaçi, Samih Kanaqi,) dhe, sot ne zgjodhëm edhe kryetaren e parë femër në historinë e Shoqatës Kraja, zonjën e nderueme Venera Gjenashi. Të cilës gjejë rastin edhe si Ish-kryetari i Shoqatës “Kraja”, por edhe si një ndër aktivistët më të përkushtuar të kësaj shoqate, prej se kur erdha  në Amerikë, ti urojë përzemërsisht vetëm suksese në krye të Shoqatës Kraja”.

Një urim me këtë rast dërgojë në statusin e Shoqates Kraja, edhe Kryetari i Shoqatës “Ana e Malet” zoti Albert Salaj :

 “Shoqata Ana e Malit, shkruan Salaj, përgëzon znj. Venera Gjenashaj për përzgjedhjen e saj si kryetarja e parë femër e Shoqatës Kraja. Përfitojmë nga ky rast ti urojmë suksese në pozitën e re si dhe mirëpresim bashkëpunimet e shumta me qëllimin e përbashkët të avancimit të komunitetit shqiptar këtu në diasporë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat