Me profesion bankiere, kjo është Suela Saliaj, 32-vjeçarja shqiptare që u vra nga ish-partneri në SHBA

Amerika

Me profesion bankiere, kjo është Suela Saliaj, 32-vjeçarja shqiptare që u vra nga ish-partneri në SHBA

Më: 30 janar 2024 Në ora: 11:10
Suela Saliaj dhe Renato Muhaj

Një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin e një zone në SHBA, ku një i ri shqiptar vrau ish gruan e tij, Suela Saliaj dhe më pas u largua me vajzën e tij 8-vjeçare.

Autori është Renato Muhaj, ndërsa bashkëshortja e ndjerë është identifikuar si Suela Saliaj, e cila ka qenë me profesion bankiere.

Ajo u gjet e vdekur në banesë nga punonjësit e policisë, ndërkohë që 34-vjeçari Renato Muhaj rrëmbeu më pas vajzën e çiftit, e cila u arrit që të shpëtohej disa orë më vonë.

Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, ku kishin emigruar më pas dhe prindërit si dhe vëllai i saj. Prej shumë vitesh ajo kishte  eksperiencë në shërbimin e klientit në banka.

Motivet e krimit të rëndë nuk dihen ende, për shkak se policia ka qenë tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve.NGJARJA

Sipas mediave amerikane Renato Muhaj 34 vjeç, vrau ish gruan Suela Saliaj, ndërsa policia shpëtoi vajzën 8-vjeçare e cila ishte rrëmbyer.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës, kur policia e Clearwater mori njoftimin.

Policia thotë se Muhaj i ka goditur të dy prindërit e tij dhe ua ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefonojnë 911. Të dy prindërit janë trajtuar në spitalin Morton Plant pas incidentit.

Si u zbulua banesa?

Policia thotë se një biletë parkimi që Renato Muhaj mori në Pinellas County në shtator 2022, shënonte një apartament  si adresën e shtëpisë së tij, tregojnë të dhënat.

Policia shkoi pikërisht në këtë adresë, ku aty konstatoi edhe shenjat e një krimit.

Kur kanë hyrë në banesë, oficerët kanë gjetur të vdekur gruan e tij Suela Saliaj, por nuk kanë gjetur dot vajzën Alesinë. Kjo shkaktoi një alarm që u lëshua rreth orës 7 të mëngjesit. Alarmi tha se Alessia dhe Muhaj mund të kenë qenë duke udhëtuar me një Kia Sportage 2017 me targa të Floridës EJIJ99.

Shefi i Policise, Mike Loux tha se “bëhet fjalë për një vrasje të pastër”.

34-vjeçari u gjet përmes celularit

Rreth orës 8:30 të mëngjesit, përmes celularit policia ka zbuluar vendndodhjen e Renato Muhajt. Aty u gjet edhe vajza, Alessia e cila ishte benda automjetit që tashmë ishte bllokuar nga policia.

34-vjeçari shqiptar u arrestua dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa 8-vjeçarja ndodhet e sigurt në gjendje të mirë shëndetësore.

Departamenti i Policisë Clearëater tha se Muhaj përballet edhe me akuza të tjera, si ajo e dhunës ndaj prindërve, ngacmim të një dëshmitari dhe një akuzë për krime të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat