Vrau ish-partneren në sy të vajzës, 34-vjeçari shqiptar del para gjykatës në SHBA, ja kërkesa e tij

Amerika

Vrau ish-partneren në sy të vajzës, 34-vjeçari shqiptar del para gjykatës në SHBA, ja kërkesa e tij

Më: 31 janar 2024 Në ora: 22:50
Renato Muhaj dhe Suela Saliaj

Renato Muhaj, shqiptari i cili vrau ish-partneren e tij Suela Saliaj ka dalë para gjykatës në SHBA, pasi akuzohet për tetë vepra penale, me e rënda ajo e vrasjes.

Prokuroria e Largo në Florida, u shpreh se krimet e 34-vjeçarit erdhën dhe u përkeqësuan në një hark të shkurtër kohor, ndërsa tanimë duket se dënimi për të do të jetë i pashmangshëm.

Gjyqtari i lexoi shqiptarit listën e akuzave që rëndojnë mbi të ndërsa i vendosi 50 mijë dollarë si garanci pasurore dhe ashtu njoftoi se nuk do të ishte e mundur ta përdorte këtë të drejtë, për shkak të akuzës së vrasjes së shkallës së parë.

Po ashtu gjykata vendosi se Muhaj nuk do të jetë më në gjendje të shohë vajzën e tij, nëse ndonjë ditë do të dalë nga burgu.

Vetë 34-vjeçari në gjykata nuk ka shfaqur asnjë lloj emocioni, ndërsa pyetja e tij vetme e tij ishte: “A do caktoni avokat për mua?”, e cila mori përgjigje pozitive nga gjyqtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat