Shoku i Renatos, 34-vjeçarit nga Shqipëria, i cili vrau ish-partneren e tij Suela Saliaj dhe më pas rrëmbeu vajzën 8-vjeçare, ka rrëfyer për “Jetë Shqiptare” detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë.
Ai deklaroi se Renato dhe Suela kanë pasur probleme tradhtie që prej vitit 2018-2019. Sipas tij, Suela e ka tradhëtuar Renaton me një koleg të këtij të fundit.
“Me Renaton ishim shokë të ngushtë, jemi rritur bashkë këtu në Lakewood Ohio që në 2002-shin. Renato dhe Suela kanë patur probleme tradhtie që nga vitet 2018-2919. Tradhtia ishte me një koleg që Renato shiste siguracione jete dhe për këtë arsye ata u zhvendosën në Floria, dhe kur ai zbuloi tradhtinë, e la punën te siguracionet dhe bëri punë të ndryshme.
Nuk e di nëse e kishte falur, por mesa duket jo. Kohët e fundit nuk e lejonte të shikonte vajzën. Por kurrë nuk ka shprehur asgjë për këto që bëri. Nuk e di nëse ka qenë konsumator i lëndëve narkotike”, tha ai.
Shoku i Renatos ka rrëfyer se biseda e tyre e fundit ka qenë në korrik të 2023-shit. Një tjetër shok i tyre, i ka deklaruar se Renato prej dy vitesh ishte konsumator i lëndëve narkotike dhe se ushtronte dhunë ndaj prindërve të vetë.
“Në korrik të 2023-shit ka qenë hera e fundit e kontaktit me Renaton. Dhe nuk kishte shenja të tilla. Dhe as nuk shprehu gjë. Kur fola me A* (një mik tjetër) të hënën më tha: “nuk i hedh faj Renatos se e shkatërroi ajo”. Renato ishte djalë flori. Gjithmonë i qeshur e të përgjigjej në çdo gjë. Ajo iku dhe Renatos i iku jeta.
E shkreta vajza që humbi të dy prindërit. Viktima nuk ka faj, autori ka gjithmonë faj. Të gjithë e dinin dhe e dinë për tradhtinë. Por tani vonë mësova që ajo nuk e lejonte të takonte vajzën. Fola me një shok. Dhe më tha: “Suela shkonte mirë prindërit e Renatos dhe ai kishte dy vjet që konsumonte lëndë narkotike dhe kishte dhunuar prindërit e vet disa herë dhe ata nuk e kishin denoncuar. Para nja dy javësh kishte goditur të atin e vet dhe kishte frakturë në nofull.
Ata prapë nuk e kishin raportuar. Dhe kësaj radhe kishte ardhur me mendje për të marrë vajzën”, rrëfeu ai ekskluzivisht për “Jetë Shqiptare”.
Disa ditë më parë, 34-vjeçari Muhaj vrau ish-partneren e tij Suela Saliaj dhe më pas rrëmbeu vajzën e tyre 8-vjeçare. Pak orë pas ngjarjes ai u arrestua.