“……. Gënje, e gënje, se diçka do të mbesë”

Amerika

“……. Gënje, e gënje, se diçka do të mbesë”

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 1 shkurt 2024 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Me këtë parim po vepronë tash e sa kohë, gazeta TemA, me pronar e themeluesin e saj, zotin Mero Baze, dhe disa “thirrësa të këllira”, që i riprodhojnë “gënjeshtrat” që i pregatit si çdo herë,”bylmetorja” e super/mjeshtrit tashmë të këtillë Mero Baze.

Gazeta TemA, dje nga “bylmetorja” e gënjeshtrave të saj, nxorri dhe “thirrën” e radhës, teksa me parimin e saj “…….Gënje, e Gënje, se diçka do të mbesë.”, shkruante se "Prej disa ditësh, një grup deputetësh nga Shqipëria dhe Ballkani, nën udhëheqjen e Fatmir Mediut, ndodhen në SHBA për të marrë pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”.

Tema thoshte se ata kanë postuar foto të shumta nga SHBA, teksa ata kishin takuar edhe zyrtarin e lartë amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Por, gjithmonë sipas "parimit" të saj, pak para “Mëngjesit Kombëtar të Lutjeve”, ata janë përballur me një surprizë; “Grupi i deputetëve të Fatmir Mediut, është përjashtuar nga “Mëngjesi i Lutjeve”.

TemA, tha se ata nuk do të jenë prezent në këtë ngjarje të përvitshme, me të cilën Mediu krenohet. Por, e vertera doli krejt ndryshe, dhe gënjeshtra doli lakuriq.

Mbasi sipas gazetës TemA, dje, pra një ditë më parë ; “mësohej se atyre iu është komunikuar që këtë radhë, “Mëngjesin e Lutjeve” ta ndjekin nga hoteli Hilton ku do të mbahej eventi.

TemA : “Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi, por me sa duket në Amerikë, e kanë kuptuar që politikanët e Ballkanit e keqpërdorin këtë ngjarje, duke u shfaqur në vendet e tyre, sikur kanë mbështetje amerikane. Ndaj dhe këtë radhë, i kanë lënë në hotel, ta shijojnë përballë një filxhani me kafe. Burimet bëjnë me dije se ata do ta ndjekin online nga hotel “Hilton” këtë eveniment, ku do të hanë mëngjes, duke qenë se nuk i kanë qasur në Kapitol.”

Ky parim arkaik tashmë, i përvjedhur nga koha e gazetarisë dhe propogandës së kohës së Enver Hoxhës, mesa duket “…….Gënje, e Gënje ,se diçka do të mbesë.” është një rregull i kotë, sot, që TemA dhe Mero Baze, kërkon t'a përdori për qëllimet e tija “dashakeqse,” duke “gjobitur” çdo politikan ose person publik, që nuk “paguan” te lllogaria e Mero Bazes.

Ai megjithse, sot jemi në kohën e teknologjisë Artificial Intelligence Technology “AIT”, ende nuk e kan kuptuar se ai po gënjenë vetveten, ku “ ai vetë i përgatit këto gënjeshtra dhe vetë më pas “I beson ato si të vërteta.”

Sot, e Ejte, 1- Shkurt 2024, në Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve, Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, dhe deputetët nga Shqipëria, Denis Deliu, Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Dhurata Çupi, Blerina Gjylameti dhe Gazment Bardhi, si edhe biznesmeni Irfan Hysenbelliu. Ndërsa, ndodhen në Washington D.C. për të marrë pjesë në “Mëngjesi Kombëtar I Lutjeve", u ka dhënë atyre mundësinë nga salla e hotelit “Hilton”, të dëgjojnë drejtëpërsëdrejti presidentin Biden, të flasë rreth këtij eventi, dhe të takojnë me këtë rast politikan, dhe personalitet amerikane me ndikim si dhe disa personalitete të huaja, që marrin pjesë në eventin “Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat