Lobisti i njohur, Haxhi Dauti qe i ftuar në Departamentin Amerikan të Shtetit për të dhëne mendimet e tij për situatën në Ballkanin Perëndimor.
Dauti zhvilloi takime kokë më kokë me Gabriel Eskobar (Zv/dihmës i Sekretarit te Shtetit për Ballkanin Perëndimor). Me Yuri Kim (Zv/ndhmëse e Sekretarit te Shtetit) dhe McLean Gregor (Zyrtar i DASH).
Në takime u diskutua për tensionet e fundit Kosovë - Serbi, zhvillimet politike në Shqipëri, ku ish-kryeministri Sali Berisha ështe në arrest shtëpiak dhe emërimi i Talat Xhaferrit si Kryeministër i qeverisë teknike në RMV.
Z. Dauti, kryetar i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, ka nënvizuar se takimet ishin mjaft konstruktive dhe se SHBA janë dhe do jenë gjithmonë në krah të vendeve tona.
Që prej 30 vitesh, Z. Dauti eshte nje zë i besuar i institucioneve amerikane.