Kthimi i emërimeve të Presidentit Biden nën Rregulloren e Senatit XXXI, paragrafi 6: David J. Kostelancik ambasador në Shqipëri

Amerika

Kthimi i emërimeve të Presidentit Biden nën Rregulloren e Senatit XXXI, paragrafi 6: David J. Kostelancik ambasador në Shqipëri

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 7 shkurt 2024 Në ora: 06:56
David J. Kostelancik

Presidenti i SHBA, Joe Biden, thuhet se e ka rikandiduar David J. Kostelancik, për ambasador në Shqipëri, edhe pse kandidatura e tij u “bllokua”  nga Senati amerikan në fillim të vitit,  më saktësisht më 4 janar 2024. Një muaj më parë ka qenë Senati në ShBA, ai që nuk e miratoi ( bllokoi) emërimin e David Kostelancik, si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Diplomati i karrjers Kostelancik, u emërua ambasador i SHBA në Tiranë, nga Presidenti i SHBA, Joe Biden në janar të vitit 2023, mbasi ai do të zëvendësonte në këtë detyrë ish-ambasadoren Yuri Kim, e cila u largua pas përfundimit të mandatit, fundvitin e kaluar

Mirëpo, ky është rasti i dytë, që në historinë e re diplomatike, mes Tiranës dhe Washingtonit, historinë tridhjetetre vjeçare të rivendosjes së marrëdhënieve dipomatike, mes dy vendeve, Senati amerikan nuk aprovon nominimin e ambasadorit/es, së ShBA në Tiranë. 

Rasti i parë ishte ai me Kathleen Ann Kavalec e cila u emruar për ambassadore në Shqipëri, nga  Presidenti Trump, por që Senati e “rrëzojë” duke e “detyruar” Presidentin Trump të caktojë ambassadören Yuri Kim, e cila u konfirmua si Ambasadore në Shqipëri me një zë të plotë të Senatit në 19 Dhjetor 2019.

Senati që nuk e aprovojë duke e refuzuar në 2019, Kathleen Ann Kavalec, për ambassadore në Shqipëri, e aprovojë atë dy vjet më pasë(dhjetor 2022) në një zë ambasadore e ShBA, në Bukuresht(Rumani).

Burime diplomatike nga Washingtoni, thonë se Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka paraqitur përsëri brenda kohës, emërimet që nuk janë konfirmuar dhe as refuzuar nga Senati,në përputhje me Rregulloren e Senatit XXXI, paragrafi  6 (Returned to the President under the provisions of Senate Rule XXXI, paragraph 6 of the Standing Rules of the Senate).

Seanca e dëgjimit  "pro ose kundër pëlqimit ", duhet të mbahet brenda 30 ditëve, simbas rregullores,  në ndërkohë sipas ekspertve kësaj radhe nuk mund të parandalojë atë që përndryshe do të ishte një refuzim më i "madh" i Senatit, për nominimin e David J. Kostelancik për ambasador në Shqipëri. 

Mbasi si thuhet këtu kësaj radhe Senati do t'a aprovojë (jap pëlqimin) e tij për Kostelancik, si ambasador të ShBA, në Shqipëri.

Ngase, sipas  rregullores së Senatit  rikandidimi mund të pezullohet vetëm nëse Senati bie dakord, me pëlqim unanim, për të pezulluar nominimin. 

Por! Nominimet e zgjedhura për t'u mbajtur në Senat për aprovim, heren e dytë mbahen zakonisht në një seancë e cila negociohet për të hyrë në Senat, ngaqë drejtuesit e dy partive dhe komiteteve, senatorët më parë  e kanë bërë këtë negocim për aprovim- duke dhënë pëlqimin.

Kështu që rregullorja e Senatit thoté : vetëm nëqoftëse  një emërim i kthehet Presidentit, për së dyti  ai nuk ka më të drejtë më për ta dërguar për shqyrtim nga Senati. Me këtë rast Presidenti mund të paraqesë të njëjtin emërim qoftë ky për kandidatin e kthyer më parë ose për një kandidat të ri për të njëjtin vend.

Ky ri/kandidim për pëlqimin e David Kostelancik, si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, natyrisht që i referohet komisionit të juridiksionit, ku ambasadori duhet të raportojë dhe t'i përgjigjet përsëri pyetjeve të Senatorve që të mund të votojnë për konfirmimin e tij edhe  pse ai ishte "bllokuar" nga Senati, sipas një seance paraprake.

Brenda 30 ditëve duhet të mbahet seanca e Senatit për pëlqimin(aprovimin) e  David J. Kostelancik për konfirmimin e tij si ambasador i ShBA në Shqipëri. 

Prej se kur Shtetet e Bashkuara rifilluan marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë në 15 Mars 1991. (ambasada në Tiranë u hap në 1 Tetor, 1991 me Kristofer Hill si I Ngarkuar me Punë ad interim) kanë shërbyer 10 ambasadorë amerikan.

Ambasadori David J. Kostelancik pritet të jetë ambasadori i 11- i ShBA në Shqipëri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat