Emina Çunmulaj - Nazarian “Konsull Nderi” e Shqipërisë në Florida

Amerika

Emina Çunmulaj - Nazarian “Konsull Nderi” e Shqipërisë në Florida

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 11 shkurt 2024 Në ora: 19:03
Emina Çunmulaj - Nazarian

Në një ceremoni festive është zhvilluar dje në Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Washington, nën kujdesin e Ambasadorit Ervin Bushati. Në një nga mjediset e kësaj ambasade janë mbajtur dy ngjarje të rëndësishme; znj. Emina Cunmulaj Nazarian është caktuar, Konsullore Nderi e Republikës së Shqipërisë në Miami Florida, dhe Dr. Elez Biberaj është nderuar me rastin e daljes në pension pas punës së tij 43 vjeçare te Zëri i Amerikës.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Washington, me këtë rast ftojë në këtë ceremoni zyrtare Këshillin Shqiptar Amerikan z. Haxhi Dauti the Kalosh Sela, nga New Jersey, si dhe nga Staten Island New York, Shoqatën Ulqini - Xhemo Lanica,, së bashku me Shoqata Ana Malit dhe Shoqatën Kraja - Venera Gjenashi, me kordinatoret e shkollës “Mëso Shqip”, Linda Sukaliqi, dhe Melinda Gjeloshi, si dhe grupin e vallëzimit pranë kësaj shkolle “Grupi Barbana” për të paraqitur një performancë në nderim të modelistes së famshme Emina Cunmulaj, dhe në mirënjohje të Dr. Elez Biberajt.

Ceremoninë e hapi Shkëlqesia e Tij Z. Ervin Bushati, i cili vlerësojë këtë event si të rëndësishëm duke nderuar shërbimin e jashtëzakonshëm të gazetarit Elez Biberaj dhe aktivisten znj. Emina Cunmulaj.

Emina Çunmulaj - Nazarian “shpërblehet” me një titull nderi nga qeveria shqiptare; “Konsull Nderit” të Shqipërisë në Florida, nga qeveria shqiptare. Modelja e famshme shqiptare nga Mali i Zi, e cila jeton në Miaimi (Florida), e martuar me miliarderin persian, Sam Nazarian (prindër të dy vajzave dhe një djali), ka pranuar dje një titull të rëndësishëm, “Konsull Nderit” të Shqipërisë, teksa ajo vetë e ka ndarë lajmin me ndjekësit e saj me disa foto nga Ambasada e Shqipërisë në Uashington. Ka qenë Shkëlqesia e Tij Ervin Bushati, ambasadori shqiptar në Uashington, i cili i ka dorzuar në një ceremoni zyrtare, në mjediset e kësaj ambasade, modelistes së famëshme Emina Çunmulaj, titullin e nderit “Konsulle Nderit” e Republikës së Shqipërisë në shtetin e Floridas.

“Me nder dhe përulësi pranoj rolin e Konsull Nderit të Shqipërisë në Florida”, shkroi modelja në postime saj në Instagram.

Konsulli i Nderit është një funksionar konsullor nderi dhe si rrjedhim është pjesë e shërbimit konsullor të Republikës së Shqipërisë. Emërimi i tyre bëhet me urdhër të Ministrit të Punëve të Jashtme. Konsulli i Nderit është përfaqësues zyrtar i një shteti në territorin e një shteti tjetër, që vepron për të ndihmuar dhe mbrojtur qytetarët e vendit dërgues dhe për të lehtësuar shkëmbimet në fusha si ekonomia dhe kultura.

Në ndërkohë në ceremoninë e zhvilluar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, u mbajt një ceremoni në shenjë respekti edhe të punës së tij 43 vjeçare tek Zëri i Amerikës, për Dr. Elez Biberajn me rastin e daljes në pension.

Në 1 janar 2024, drejtori i sektorit të Euroazisë të Zërit të Amerikës, Dr. Elez Biberaj, doli në pension, duke i dhënë fund karrierës 43 vjeçare të tij në gazetari. Institucioni shtetror ku zoti Biberaj shërbeu për 43 vjet, tha se: ” Për më shumë se katër dekada, në role të ndryshme, gazetari Biberaj ishte në shërbim të së vërtetes dhe mbrojtjes së vlerave që e kanë bërë Zërin e Amerikës një nga agjencitë më të besueshme të lajmeve në botë.”

Kryetari i Këshillit Shqiptar Amerikan Haxhi Dauti, i cili udhëtojë nga New Jersey në Washington, për të marrë pjesë në këtë event i ftuar personalisht nga ambasadori Bushati, shkruajti në statusin e tij në rrjetin social Fb, se së bashku me Kalosh Selën, iata shim:” Më se të nderuar që ishim të ftuar nga Shkëlqesia e Tij Ervin Bushati, ambasadori shqiptar në Uashington, për të shprehur edhe ne në emër të Këshillit Shqiptar Amerikan mirënjohjen tonë për shërbimin e tij shumëvjeçar të Zërit të Amerikës,

Ambasadori i Shqipërisë në Washington, z. Ervin Bushati, gjatë vizitës fund/vitin e kaluar në Zërin e Amerikës ka shprehur personalisht falënderimet dhe mirënjohjen tij të thellë, si ka shkruajtur ai ndaj zotit Elez Biberaj në rastin e daljes në pension, në datën 31 dhjetor 2023.: “Zoti Biberaj ka pasur një karrierë të shkëlqyeshme prej 43 vitesh me Zërin e Amerikës, një institucion i jashtëzakonshëm në fushën e informimit dhe një dritë shprese për të gjithë shqiptarët, në periudhën më të zymtë. Me korrektësinë, profesionalizmin dhe pasionin ndaj punës së tij, Zoti Biberaj arriti në nivelet më të larta të suksesit brenda këtij institucioni, duke u bërë Drejtori i Përgjithshëm. Ai u bë shpejt një personalitet i shquar dhe një zë i dashur për të gjithë shqiptarët. Gjatë karrierës së tij, ai ka pasur një ndikim të madh në fushën e gazetarisë dhe ka kontribuar në zhvillimin e medias së lirë. Zoti Biberaj po lë një trashëgimi te vyer në këtë fushë dhe do të jetë frymëzim për brezat e rinj.”

Bushati: “I uroj shumë suksese zotit Biberaj, në kapitullin e ri të jetës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat