Senati i Shtetit të Nju Jorkut miratoi një rezolutë për përkujtimin e 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Amerika

Senati i Shtetit të Nju Jorkut miratoi një rezolutë për përkujtimin e 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 14 shkurt 2024 Në ora: 07:01
Foto ilustrim

Më rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në kryeqytetin e shetiti të Nju Jorkut, Albany, Asambleja dhe Senati i Shtetit të New York-it organizuan të hënën (më 12 shkurt), një manifestimë për pavarësinë  e Kosovës, ndërkohë ata pas debatit miratuan edhe një rezolutë,  e cila nderonë shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga shteti i Nju Jorkut.

Ceremonia u mbajt në sallën e Asamblesë  dhe Senatit të New York-ut, ndërsa dhjetra shqiptarë nga zona e Tri-Shteshit, dhe nga shtetet e tjera, iu bashkuan këtij manifestimi solemn për pavarësinë e Kosovës, në nder të kësaj dite.

Ku organizim sipas disa pjesëmarrësve thuhet se u mundësua me kërkesën e veprimtarit Naser Nika, në emër shoqatës që ai drejton Shoqata Shqiptare - Amerikane  në Staten Island-NY, dhe në bashkëpunim me disa aktivist  të njohur të komunitetit shqiptar në Staten Island.

Senatoja e shtetit të New York-ut, Jessica Scarcella-Spanton dhe assembleisti (assistant majority leader), Charles D. Fall deklaruan miratimin e Rezolutës së Përbashkët për Përkujtimin e Gjashtëmbëdhjet vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, (17 shkurt 2013).

Rezoluta legjislative për shënimin dhe përkujtimin e përvjetorit të gjashtëmbëdhjetë  të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e miratuar në Senat dhe Asamble është një dokument zyrtar i rëndësishëm i shtetit të Nju Jork-ut.

Në fillim të rezolutës përmendet Kosova - Dardani prej periudhës Para Krishtit( B.C) dhe emri i saj. Më pas në të éshtë edhe ndërhyrja ushtarake amerikane dhe të NATO-s në Kosovë, (24 Mars - 12 Qershor 1999) për t'i dhënë fund spastrimit etnik nën sundimin e Sllobodan Millosheviqit,

 Rezoluta thotë se Kosova tani funksionon sipas një Kushtetute demokratike dhe ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara dhe mbi 110 shtete të tjera. 

Shumë shtetas të Kosovës dhe shqiptaro-amerikanë nga Kosova, kanë bërë shtëpinë e tyre në shtetin e Nju Jork-ut, dhe rezoluta e miratuar njeh pavarësinë kulturore, politike dhe historike të Kosovës dhe rëndësinë e kontributeve të vazhdueshme në Nju Jork nga anëtarët e këtij komuniteti. 

.....,që nga pavarësia e saj, qytetarët e Kosovës me të drejtë janë krenarë të progresit që ka bërë Kosova në promovimin dhe avancimin e demokracisë vlerat dhe forcimin e institucioneve për të ofruar qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësive ekonomike për të gjithë kosovarët; 

....,Marrëveshja e propozuar në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja do ta çojë Kosovën drejt një stabiliteti më të madh rajonal dhe evropian dhe integrimin euroatlantik; 

...deri më sot, partneriteti i qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i ka rrënjët në mirëkuptimin reciprok, vlerat dhe miqësinë mes vendeve tona; normalizimi i marrëdhënieve me Serbin, ai duhet përqendruar në njohjen e ndërsjellt  eventuale, e cila mbetet thelbësore për të paqe dhe prosperitet në këtë rajon të botës; 

....kosovarët në Nju Jork, pasi kanë mbërritur edhe para edhe pas Pavarësisë se Kosovës, kanë kontribuar dukshëm në kulturën diversitetin dhe vitalitetin ekonomik të shtetit, duke pasuruar jetën tonë përmes trashëgimisë së tyre unike, shpirtit sipërmarrës dhe angazhim për zhvillimin e komunitetit; 

...prania e komunitetit kosovar në Nju Jork, ka nxitur  lidhje më të thella dypalëshe, duke nxitur mirëkuptimin e ndërsjelltë dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, dhe ka luajtur a rolin kryesor në avokimin e interesave të Kosovës dhe njohjen në arenën ndërkombëtare;

 .., është kënaqësi e jashtëzakonshme që ky Organ Legjislativ e njeh dhe përgëzon popullin e Kosovës, mikun tonë,partner, dhe aleat, në këtë ditë të rëndësishme të pavarësisë, duke e njohur arritjet e tyre dhe mbështetjen e përpjekjeve të tyre në të ardhmen; dhe

Organi Legjislativ të miratojë rezolutën në shqyrtimet e saj për të përkujtuar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke festuar të kaluarën e saj, duke pranuar të tashmen e saj dhe duke parë përpara me optimizëm për të ardhmen e saj.

Senatoria e Shtetit Nathalia Fernandez, e quajti rezolutën të rëndësishme dhe kuptimplote. 

Ndërsa ajo solli përshtypjet e saj nga vizita vitin e kaluar në Kosovë, ku tha se kishte vizituar, Prishtinën, Gjilanin dhe vend lindjen e prindërve të Nëna Terezes, Prizerenin u shpreh :  “Senati dhe Asambleja e njohën rëndësinë e 17 shkurtit për shtetasit kosovarë, kosovarë-amerikanët dhe shqiptaro-amerikanët anembanë Nju Jorkut. Jam krenare që jam pjesë e kësaj përpjekjeje për të njohur pavarësinë e Kosovës në emër të pjesëtarëve të Kosovës dhe të komunitetit shqiptar në rrethin tim.”

Në këtë manifestim morën pjesë disa zyrtarë nga Kosova: Kryetari i Komunës së Mitrovicës Hamdi Hamza, i Skenderajt Fadil Nura, i Deçanit Bashkim Ramosaj, i Malishevës Ekrem Kastrati, i Klinës Zenun Elezaj si dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Mondi..

Ndërsa me një video -mesazh në pamundësi që të merrte pjesë në këtë nanifestim e përshëndeti nga Prishtina, kryetari i komunës Përparim Rama.

Hapjen, këtij manifestimi solemn e bëri konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, zoti Blerim Reka. Kurse më pas, të pranishmit u përshëndetën nga zoti Mark Gjonaj- Kryetari i Këshillit Kordinues të Diasporës, senatorja Jessica Scarella-Spanton dhe Assembleisti Charles D Fall. 

Në këtë ceremoni folën edhe anëtarë të tjer të Senatit dhe Assanblese se Shtetit të New York-ut, përfaqësues të komunitetit  Shqiptare, aktivist, si edhe disa nga kryetarët të komunave të ardhur nga Kosova, Mali i zi, dhe Maqedonia e veriut.

Senatorët dhe disa prej aktivistëve të komunitetit Shqiptar, folën rreth rëndësisë së madhe historike të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sakrificave të panumërta të gjeneratave dhe brezave të saj ndër vite.   

Gjithashtu në fjalime u theksua edhe roli i vecantë i UÇK-së në çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serb, mbështetja  vendimtare e Nato-s dhe  Shteteve të Bashkuara të Amerikës  për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. 

Ndërsa një grup vallëtarësh nga Staten Island performuan disa valle nga krahina të ndryshme të Shqipërisë.

Të pranishmit më pas morën pjesë  në llozhat e Asamblesë së New York-ut, ku vëzhguan edhe debatin për miratiimin e rezolutës. Në përfundim, ata vizituan zyrat e dy dhomave të përfaqësuesve Senatit dhe të Asamblesë të Shtetit të New York-ut, ku pritën nga miqt e shqiptarëve në Albany, dhe morën prej tyre edhe urimet për 16-Vjetorin Shpalljes së Pavarësisë së Republikes së Kosoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat