Nika nga SHBA: Shqiptarët janë të përçarë, ka xhelozi mes shoqatave

Amerika

Nika nga SHBA: Shqiptarët janë të përçarë, ka xhelozi mes shoqatave

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 10:01
Naser Nika

Pas njoftimit që erdhi nga shteti i Lowas dhe nga ai i Nju-Jorkut se 17 shkurti do të njihet si Dita e Pavarësisë së Kosovës, edhe shteti i Michiganit ka vendosur ta bëjë të njëjtën gjë.

Përmes një vendimi, Guvernatorja e shtetit, Gretchen Whitmer e ka shpallur 17 shkurtin 2024, si Ditën e Pavarësisë së Kosovës në këtë shtet.

Shqiptarët organizuan festë madhështore në Neë York me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ku organizim u mundësua me kërkesën e veprimtarit Naser Nika në emër shoqatës shqiptare- amerikane Staten Island-NY. Asambleisti Charles Fall dhe Senatorja Jesika Spanton mbajtën fjalimet kryesore.

Ky i fundit në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, theksoi se kohët e fundit mes shqiptarëve në Amerikë ka shumë përçarje.

Sipas tij xhelozia mes tyre është shumë e madhe.

“Vatrën e kemi por kohët e fundit ka shumë përçarje të madhe. Vatra ka arritur të ndërrojë dhe drytë e dyerve. Shoqatat janë shumë të përçara. Dje organizova çdo gjë, dhe erdhi njëri dhe tha se e kishte bërë dikush tjetër. Populli e dinte se e kam bërë unë, se ata më kishin pritur mua. Xhelozinë e kemi shumë të madhe”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat