Ambasada e Kosovës në SHBA feston 16 vjetorin e Pavarësisë, merr pjesë edhe Escobari

Amerika

Ambasada e Kosovës në SHBA feston 16 vjetorin e Pavarësisë, merr pjesë edhe Escobari

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 12:43
Ambasada e Kosovës në SHBA feston 16 vjetorin e Pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka organizuar një festë për të shënuar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, në këtë organizim ka marrë pjesë edhe emisari i Qeverisë amerikane për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ndërsa, si bashkëpritës i mysafirëve ka qenë edhe kongresisti amerikan, Ritchie Torres.

“Një nder i madh për Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të festojë 16-vjetorin e Pavarësisë, në Bibliotekën ikonike të Kongresit përkrah shumë miqve. I jemi mirënjohës Përfaqësuesit Ritchie Torres që u bashkua me mirësjellje si bashkëpritës i këtij takimi dhe shumë anëtarëve të nderuar të Kongresit të SHBA që festuan së bashku Ditën e Pavarësisë. Falënderojmë DAS Escobar për praninë dhe vërejtjet e tij në emër të Qeverisë së SHBA”- thuhet në njoftim.

Zyrtarë të lartë amerikanë gjatë ditëve të fundit kritikuan Qeverinë e Kosovës për mospërfilljen e kërkesës amerikane për shtyrje të vendimit për zbatim të shpejtë të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që ndalon valutën serbe si mjet ligjor pagese në Kosovë.

Në mesin e tyre ishte edhe Escobar. Emisari amerikan të martën, e vlerësoi si “veprim të njëanshëm i cili prodhon pasoja” çështjen e zbatimit të shpejtë të Rregullores së BQK-së që ndalon valutën serbe si mjet ligjor pagese në Kosovë.

Emisari amerikan ka paralajmëruar edhe se “veprimet e njëanshme do të kenë pasoja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat