Shoqata Malësia e Madhe në New York, zgjodhi kryesinë e re: Kryetar i ri me mandat dy vjeçar u zgjodh Senad Lulanaj

Amerika

Shoqata Malësia e Madhe në New York, zgjodhi kryesinë e re: Kryetar i ri me mandat dy vjeçar u zgjodh Senad Lulanaj

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 24 shkurt 2024 Në ora: 17:25
Senad Lulanaj

Këtë mesjavë, të ejten - 22 shkurt 2024 në Manhattan NY, u mbajt takimi zgjedhor i Shoqatës Malësia e Madhe në New York, bënë të ditur në një njoftim të saj kjo shoqatë.

Në njoftimin zyrtar të kësaj shoqate publikuar në rrjetin social Fb, thuhet se në mbledhjen zyrtare të Këshillit Drejtues të Shoqatës “Malësia e Madhe” New York, u mbajtën zgjedhjet e kryesisë se re dhe kryetarit ; Kjo kryesi dhe kryetari do të ushtrojë detyrën për një mandat 2 vjeçar . 

Mbledhjen zyrtare zgjedhor than burime brenda kësaj mbledhje e hapi me fjalimin e tij kryetari mandat përfunduar Shaqir Gjokaj, i cili me këtë rast dha edhe një raportim të shkurtër për punën e kësaj shoqate në dy vitet sa ai shërbeu si kryetar .

Z. Gjokaj gjatë fjalës së tij, në veçanti falenderoj kryesin dhe të gjithë antarët e këshillit drejtues të Shoqatës Malësia e Madhe, për bashkëpunimin dhe angazhimin të pa kursyer gjatë perjudhës dy vjeçare sa aji ishte kryetari i kësaj shoqate.

Mbas fjalës së kryetarit të deri tanishëm u ndëmorë hapi për zgjedhje të Kryetarit dhe Kryesisë së re, tha Kolë Cacaj.

Më pastaj u kalua te procedura e zgjedhjeve me leximin e Statutit dhe Rregullores së Shoqatës Malësia e Madhe në Nju Jork, të cilat, pjesëmarrësit pas një debati të frytshëm e konstruktiv, i aprovuan unanimisht, dhe ranë dakord të kalohet në zgjedhje(votim).

Më pas sipas rregullores së kësaj shoqate për kryetar garuan tre kandidatura , në ndërkohë, me votim të fshehtë , mbas numërimit të flet/votimit nga komisioni i verifikimit u zgjodh Kryetari i ri i SHMM-së, Senad Lulanaj, i cili fitojë numrin e nevojshëm të votave për Kryetar të shoqatës.

Kurse, nënkryetar u zgjodh Driton Sinishtaj dhe Fikret(Kiko) Çelaj.

Ndërsa, për sekretar është zgjedhur: Ilir Çunmulaj dhe Ilir Xheladini, kurse arkatar Gjekë Junçaj dhe Nikollë Bojaj.

Kryetari i ri, Senad Lulanaj, na tha Kol Cacaj, mbas zgjedhejes si kryetar falenderoj të gjithë antarët e keshillit drejtues të shoqatës, për besimin që i dhanë atij si dhe njëherit ai premtoj angazhimin e pakursyer ndaj kësaj shoqate atdhetare dhe humanitare në këto dy vjet të këtij mandati që ai sapo mori.

Zoti Cacaj, tha se Lulanaj vjen nga Dinosha e Malësis së Madhe nën Mal të Zi.; “Ai është anëtar i Shoqatës për një kohë më të gjatë se 10 vjeçare. Gjatë kësaj perjudhe, Lulanaj ka qenë antar i këshillit drejtues si dhe nji mandat ka ushtruar detyrën e Nën/kryetarit të kësaj shoqate. Po ashtu, shtoi Cacaj, ai është dalluar gjithnjë edhe si një veprimtar i pa lodhur këtu në diaspor e jo vetëm.”

Në faqen zyrtare të kësaj shoqate në Fb (https://www.facebook.com/shoqatammny/), thuhet :

"Kryesisë i urojmë veprimtari të mbarë në interes të çështje shqiptare, ndërsa Shoqatës “Malësia e Madhe” suksese të mëtutjeshme në promovimin e vlerave tona kombëtare, mbrojtjen dhe avancimin e gjuhës, kulturës e trashigimnisë tonë, avancimin e dokeve e traditave shqiptare, krijimin e urave te bashkëpunimit me veprimtarë dhe organizata që fokus të veçantë kanë interesin e përbashkët kombëtar, mbështetjen e pakushtëzuar dhe të pakyrsywer ndaj vendlindjes, perkujtimin e ngjarjeve dhe personaliteteve që janë pjesë e të kaluarës tonë, organizimin e aktiviteve të shumta me karakter artistik e kulturor për komunitetin tonë(malësorve) në New York, etj.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat