Nju Jork, Këshilli Bashkiak i qytetit nderoi 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Amerika

Nju Jork, Këshilli Bashkiak i qytetit nderoi 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 27 shkurt 2024 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Në Bashkinë e Nju Jork-ut, një grup anëtarësh të Këshillit Bashkiak të qytetit ; Adrienne E. Adams, Robert F. Holden, Joseph C. Borrelli, David Carr, Kristy Marmorato, organizuan të hënën mbrëma një kremtim për nder të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. 

Nismëtar kryesor i kësaj ceremonie festive ishte Mark Gjonaj, Kryetar i Këshillit Kordinues té Diasporës. 

Ceremonia e cila fillimisht ishte planifikuar të mbahej në datë 13 shkurt, u shty për shkak të kushteve të këqija atmosferike, dy javë më parë.

Kjo ceremoni u zhvillua në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut( City Hall, New York).

Ndërkohë, dhjetra bashkëatdhetar, veprimtar, biznesmen , përfaqësues të shoqatave e organizatave, afaristë dhe klerikë, artistë e gazetar student nga shkollat e larta amerikane, personalitete, disa ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku të "UÇK-së së Amerikës, përfshirë Komandatin Gani Shehu,  u bënë së bashku në Bashkinë e qytetit të Nju Jorkut, për të kremtuar 16-të Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në sallën ku Këshilli zhvillon zakonisht seancat, ceremonia filloi me hyjren e flamurëve ceremonialë, që sillen nga pjestarë të Shoqatës Iliriane në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut. 

Dy hymnet kombëtare të Amerikës, Shqipërisë, u kënduan nga talenti i spikatur i muzikës në SHBA, Dea Kërliu, ndërsa himni i Kosovës u itonua.

Zoti Gjonaj, i cili dhe e organizon këtë ceremoni në bashkinë e Nju Jorkut, në njoftimin për shtyp tha se:

‘Tani, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për ne. Tregoni mbështetjen tuaj dhe solidarizohuni me Kosovën. Le të nderojmë historinë, sakrificën dhe heroizmin e Kosovës si komb’ shkruajti Gjonaj, një ditë më parë se të mbahej kjo ceremoni.

Ai u shpreh po ashtu se: "Pas një viti të sfidave dhe tensioneve, diaspora shqiptare në New York do të bashkohet në një ngjarje të veçantë për të festuar Ditëlindjen e 16-të të Pavarësisë së Kosovës."

Ndërkohë, zoti Gjonaj thotë se : "Gjatë vitit 2023, Kosova përjetoi sfida të mëdha, duke përfshirë protesta të dhunshme të organizuara nga Serbia, rrëmbimin e tre oficerëve të Policisë së Kosovës, sulmin nga mbi 30 terroristë dhe njësitet paramilitare serbe, si dhe mobilizimin e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën."

Ambasadori Blerim Reka, në llogarinë e tij në facebook, la një status ku shkruan për këtë veprimtari se ajo tregojë që Kosova është tregim suksesi i shtet-ndërtimit demokratik dhe vendi më pro amerikan.

Ambasador Reka gjatë fjalës përshëndetse në këtë ceremoni zhvilluar mbrëmë në bashkinë e qytetit të Nju Jorkut, tha se sot po festojme 16-te vjetorin e pavaresise se Kosoves, dhe 25 - vjetorin e lirise ne metropolin e botes, bashkine e Nju Jorkut.

"Ne, tha ai festojmë te gjithe se bashku fale luftes clirimtare te UCK- dhe ndihmes e mbeshtetjes se aleatve tane perendimore me Shetetet e Bashkuara te Amerikes."

Por, me këtë rast kujtoje Reka, se nuk eshte kjo histori vetem e ketyre dy pervjetorve , pavaresise dhe clirimit te saj - ajo eshte nje vazhdimesi e pervjetorve shqiptar, luftes dhe perpjekjeve te shqiptarve per clirim kombetar, dhe lidhjeve tona historike me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Ai më tej tha se shpreson që edhe OKB-ja një ditë të festojë pavarësinë e Kosovës ashtu si SHBA, dhe qyteti i Nju Jorkut.

Zoti Reka, tha se jo shume larg kesaj ndertese , ne qender te Nju Jorkut, ndodhet e ndertesa e Kombeve te Bashkuara , ku me dite te tera flitet per te drejtat nderkombetare te popujve te lire e sovran. 

Në ndërkohë kujtojë se në OKB flitetet per aparteidin, gjenocidin e kolonializmit :"Por,  kjo tha ai Organizat e Kombeve te Bashkuara nuk e njohin ende Kosoven shtetet te pavarur dhe sovran.Nuk njohin perpjekjet dhe sakrificat e shqiptarve per liri e pavaresi, neper purgatorin e tre rregjimeve me te renda ne historine njerezore , “Kolonializem, aparteid dhe gjenocid”.

Kjo , u shpreh Konsulli i Përgjitshëm i Republikës së Kosovës OKB,  nuk e njohu te drejten e Kosoves per vetevendosje, dhe, po kjo OKB, nuk e njeh Kosoven si shtetin e 194 te saj. 

Mirëpo, tha ai : Ne shpresojme qe shume shpejt kjo e padrejt qe i behet Kosoves, do te “korrigjohet” dhe OKB-ja si bashkia e qytetit te Nju Jorkut, edhe ajo do festoje kete dite duke e njohur Kosoven."

Siç na tha presidenti i organizatës Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi, aktiviteti nuk ishte thjesht një festim i pavarësisë, por edhe një nderim për sakrificën dhe përkushtimin e disa individëve në SHBA, që Kosova të mund të kishte shtetin e saj

Ai tha se  "Këshilli i Bashkisë së Nju Jorkut, tani për çdo vjet ka vendosur t'i kushtojë  një ceremoni përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, për të shprehur nderimin ndaj shtetit të ri dhe ndaj shqiptarëve të shumtë që jetojnë në këtë qytet."

Anëtari i këshillit të bashkisë Robert F. Holden,  ndau proklamatat e Bashkisë së Qytetit të Nju Jorkut, si një  mirënjohjeje edhe për kontributin e shqiptarve në këtë qytet.

 Këtë vitë u nderuan  z. Ismet Dedushaj, ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku të "UÇK-së së Amerikës, Albana Krasniqi, humaniste, dhe Imam Ferid Bedrolli udhëheqës fetar musliman.

Ceremonia në festimin e 16- vjetorit të Pavaresisë së Kosovës, në Bashkin e Qytetit të Nju Jorkut, u mbyll me këngën "Mora fjalë", këngën  e Adem Jasharit, e cila tashmë është bërë edhe si himn për të gjithë shqiptarinë e kënduar nga Dea Kërliu 

Grupi i Valleve Rozafati, ai Albanian School-Rrënjët Shqiptare, shkollat , “Mëso Shqip”, dhe ajo "AlvaLife"sollën në sallën e Bashkisë një pjesëz shqiptare nga mozaiku i kostumeve folklorike shumëngjyrshe, këngët e vallet popullore shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat