Të ftuar e nderit ne kete event,: Modelja Shqiptare me fame boterore Emina Cunmulaj - Nazarjan, Kryebashkiakja e parë shqiptare në Nju Xhersi, Violeta Berisha fotografi i famshëm Fadil Berisha.
Në Yonkers - New York, të shtunën më 2 mars, në një nga ambjetet e lokalit “Royal Regency” - Yonkers New York, në një festë të veçantë Gala me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, është festuar edhe 10 - vjetori i AADLC & Children of the Eagle, një sukses në shērbim të ruajtjes së kulturēs dhe gjuhës shqipe në New York .
Festimi i Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Nënë, është mbajt me motivacionin “10 Vjet AADLC & “Fëmijët e Shqiponjës” me themeluese dhe drejtoresh mësimdhënsen Drita Gjongecaj .
Modelja Shqiptare me fame boterore Emina Cunmulaj - Nazarjan ishte e ftuar e nderit ne kete event, ndërsa u nderua me me pllakën e qelqtë “ Ten Years AADLC / Children of the Eagle”
Mikëpritësja e kësaj veprimtarie, drejtoresha dhe themeluesja e shkollës shqipe “AADLC / Children of the Eagle”, Drita Gjongecaj, shkruajti në llogarinë e saj në Fb, se ka qenë një nder i madh të prezantonte të ftuaren tonë speciale të këtij eventi kuptimplotë, “znj. Emina Cunmulaj Nazarian, Konsullata e Nderit e Shqipërisë në Florida (Konsulle Nderi e Shqipërisë në Florida)!”
Ajo shkruan se "Emina Cunmulaj Nazarian, është një top-modele dhe filantropiste amerikane/shqiptare, e cila u bë e njohur në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare duke fituar një konkurs global modelimi në ish-Jugosllavinë e mbetur që nuk egzistonë më, dhe më vonë duke u bërë modelja e parë shqiptare që u shfaq në kopertinat e katalogjeve prestigjoze : Vogue, Elle dhe Marie Claire. E frymëzuar nga bujaria e familjes së saj gjatë konfliktit ballkanik, ajo iu përkushtua filantropisë, veçanërisht me Fundjavë Ndryshe, duke ndihmuar familjet në nevojë në Ballkan nëpërmjet Fondacionit Familjes Younes & Soraya Nazarian, ajo ka promovuar humanizan dhe arsimin. Emina ka dhënë leksione për filantropinë në Universitetin e Harvardit dhe në Universitetin e Miçiganit dhe së fundmi ka rritur ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit në Mal të Zi. Si Konsulle Nderi Shqiptare e Floridës dhe anëtare e bordit të Fondacionit Shëndetësor të Spitalit Baptist dhe Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, ajo vazhdon të frymëzojë ndryshime pozitive shoqërore nga Miami me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj.”
Aktivistja Ori Balaj e cila mori pjesë në këtë festë, në statusin e saj në rrjetin social Facebook, shkruajti për festën e shkollës, dhe publikojë një set me fotografi shumë të bukura nga ky aktivitet : Një kënaqësi e papërshkrueshme të shohim yjet tona që shndrritin në koncertin për 10 Vjetorin e Shkollës Shqipe AADLC - Shkolla Shqipe Children of the Eagle.Shumë faleminderit zysh Drita Gjongecaj dhe stafit të palodhur të shkollës për një event kaq te bukur *Rrobat i kemi nga e veçanta Alda M. Hoxhaj.
Marjana Zeneli Bulku , e cila i parapriu kësaj feste me një shkrim të posaqëm, shkruajti mbrëm një status nga festa : Një mbrëmje e paharruar mes Miqve të Children of the Eagle në Darkën e 10 vjetorit të saj. Një histori 10 -vjeçare pune e suksesesh progresive .Urimet ma t’mira Drita dhe stafit tuaj .Falemnderit per organizimet plot njgyra, traditë,vlera dhe kualitet që i servirni komunitetit shqiptaro amerikan .Bravo!, shkruan Bulku.
Pronari dhe Drejtori I Televizionit “Kultura Shqiptare”, Adem Belliu, është shprehur se kjole festë ka qenë me të vertet nje nate shume e bukur dhe me vlere kombetare.”Zonja Drita Gjongecaj eshte nje drejtuese e talentuar ne sistemin e arsimit te Njujorkut. Ne komunitetin tone na duhet nje organizues si Drita” shkruan Belliu.
Mësimdhënsja Adelina Lacaj ka uruar festën “10 Vjet AADLC & “Fëmijët e Shqiponjës” : “ Urime dhe shume suksese ne vazhdimesi! Puna juaj e bukur do te lere gjurme te ardhmen e tyre! Ishte shume kenaqesi te shikoja nga afer nderthurrjen e talentuar te ideve tuaja dhe grohtesine qe i dhuroje stafit, prinderve, e miqve qe te admirojne! Thjeshtesia juaj spikat!
Ndërkaq, Albana Konçi nga AAWO, thotë se : Nje mbremje me shume emocione. Te shikosh femi te lindur Dhe rritur ne New York qe ruajne traditen dhe gjuhen e bukur Shqipe. Kjo I dedikohet punes se palodhur Dhe gjithe perkushtim te Drita Gjongecaj dhe mesuesve te perkushtuar. Urime Dhe suksese te metejshme ne kete mision sa te bukur dhe te veshtire. Respekte pafund. Faleminderit!!!