UASHINGTON -Presidenti Biden në fjalimin State of Union i përshtatur në shqip, "Gjendja e bashkimit të vendit" fjalim që zgjati 1 orë e 35 minuta, u mbështet në temat që do të luajnë një rol të rëndësishëm në fushatën elektorale, duke përfshirë emigracionin, abortin dhe demokracinë, thanë dy komentatorët politik të televizionit NBC News, Sahil Kapul dhe Amnda Trekel, mbrëmë.
Fjalimi i fund/mandatit të parë të Presidentit Joe Biden mbi gjendjen në vend e cila është një seancë e përbashkët të të dyja dhomave të Kongresit, erdhi në një kohë të pazakontë në histori, thonë analistët.
Biden erdhi në fjalimin e fund/mandatit me një vlerësim jashtëzakonisht të ulët të miratimit (pëlqimit) prej 37%, të amerikanëve sipas sondazhit të fundit të NBC News.
Presidenti Joe Biden mbajti fjalimin përfundimtar të mandatit State of Union mbi gjendjen e vendit ne fund të mandatit të tij të parë të enjten, një fjalim i mbushur me tema dhe kontraste të fushatës së vitit 2024 që ai planifikon të nxjerrë në pah në tetë muajt përpara se amerikanët të vendosin nëse do t'i japin atij - ose Donald Trumpit, votën për në Shtëpinë e Bardhë, edhe katër të tjera.
Presidenti Biden mbrëm në State of Union thuhet se ndoqë me kreshërinë më të madhetë amerikanve teksa ai u mbështet në temat që do të luajnë një rol të rëndësishëm në fushatën e tij elektorale, duke përfshirë emigracionin, abortin dhe demokracinë, të paktën kështu thanë mbrëmë dy komentatorët politik të televizionit NBC News, Sahil Kapul dhe Amnda Trekel.
NBC News, tha se miratimi (pëlqimi) është edhe nga më të ulëtët se vlerësimi i miratimit të paraardhësve të tij në fundin e mandatit të parë, ku Bideni ka miratimin (pëlqimin) prej 37%, të amerikanëve sipas sondazhit të fundit të NBC News, ndërsa : Trumpi në 2020 shkoi te 46%, Barack Obama në 2012 me 48%, George W. Bush në 2004 54%, dhe Bill Clinton në 1996 me 46%.
Dy komentatorët politik, të televizionit NBC News, Sahil Kapul dhe Amnda Trekel nxorrën dhe dsa nga pikat kryesore nga fjalimi i tij Statet of Union në Capitol Hill mbrëmë.
Sipas tyre ajo që do të quhej pika e parë mund të konsiderohet edhe si rimatch-ripërballja e tij me Trumpin dhe GOP rreth ngjarjeve të 6 janarit
Bideni nuk deshi shumë minuta fjalimi për të zeruar një nga temat kryesore të fushatës së tij atë që ai po e permend shpesh : mbrojtjen e demokracisë amerikane.
"Kryengritësit e 6 janarit nuk ishin patriotë. Paraardhësi im - dhe disa prej jush këtu - kërkojnë të varrosin të vërtetën për 6 janarin. Unë nuk do ta bëj këtë," tha ai. "Ky është momenti për të thënë të vërtetën... Këtu është e vërteta e thjeshtë. Ju nuk mund ta doni vendin tuaj vetëm kur fitoni."
"Si president, paraardhësi im dështoi në detyrën më themelore presidenciale që i detyrohet popullit amerikan: "Detyrën për t'u kujdesur për vendin," tha ai. "Unë mendoj se kjo është e pafalshme."
Kurse, duke u përpjekur të pretendonte se e kishte "hedhur poshtë "mantelin" e ashpërsisë së politikës së jashtme, Bideni, gjithashtu vuri përballë Trumpin në linjën e famshme të Presidentit Ronald Reagan me fjalën epike drejtuar Gorbaçovit : "Shembeni këtë mur".
Biden solli këtë në njëtrajtëshmëri me premtimin e fundit të Trumpit, gjatë fund mandatit të tij për të lejuar Rusinë "të bëjë çfarë të dojë " ndaj vendeve evropiane që nuk paguajnë detyrimet e tyre ndaj NATO-s.
"Mesazhi im për presidentin Putin, të cilin e njoh prej kohësh, është i thjeshtë: tha Bideni "Ne nuk do të largohemi nga Ukraina. Ne nuk do të përkulemi. Unë si President, nuk do të përkulem," tha Biden, në ndérkohë me sa duket, "duke ju drejtuar në mënyrë të "tërthort" rivalit të tij Trumpit, ai tha se "në një kuptim më të mirëfilltë, historia po na shikon."
Më vonë, gjatë fjalimit 1 orë e 35 minuta ai mori disa minuta teksa promovoi arritjet e tij legjislative për ta bërë SHBA-në më pak të varur nga Kina:
. “Sinqerisht, për gjithë bisedat e tij të ashpra për Kinën, paraardhësit im nuk i ka shkuar kurrë në mendje të bëjë ndonjë gjë të tillë”,tha Biden.
Një mesazh më i mprehtë për legalizimin e abortit, ishte një ndër pikat kryesore të këtij fjalimi, tha NBC News.
"Në vendimin e saj për të përmbysur Roe kundër Wade, shumica e Gjykatës së Lartë shkroi: "Gratë nuk janë pa pushtet elektoral apo politik". Është e qartë se ata që mburren për përmbysjen e Roe kundër Wade, sakaq ata nuk kanë asnjë të dhënë për fuqinë e grave në Amerikë," tha Biden
Ndërsa disa gjyqtarë që shkruan vendimin e Dobbs-it e shikonin këtë në atë : "Nëse ju, populli amerikan, më dërgoni një Kongresiste që mbështet në të drejtën për të zgjedhur, ju premtoj se do të rivendos Roe kundër Wade, ta bëjë si ligjin e vendit përsëri." tha ai.
Pothuajse e gjithë fjalimi i gjatë Statet of Union ishte nga ana figurative një kontrast me rivalin që pritet të përballet më 5 nëntor Donald Trumpin.
Në këtë këndëvështrim simbas NBC News, presidenti Biden në fjalimin e mbrëmshëm u ndesh drejtpërdrejt me republikanët dhe Trumpin, duke thënë se "shumë prej jush në këtë dhomë - dhe paraardhësi im (Trumpi)- po premtoni të miratoni një ndalim kombëtar për abortin" që mund të përbënte "detyrimin e të mbijetuarve të përdhunimit dhe incestit" për të çuar shtatzëninë deri në fund.
Mirëpo tha NBC, ajo që Bideni nuk e specifikoi ishte se nëse republikanët mbajnë kontrollin në secilën dhomë, dhe kjo do ishte një kauzë e humbur.
Së paku, kodifikimi i të drejtave të abortit në mbarë vendin do të kërkonte një trifecetë të demokratve dhe 50 vota për të kaluar rregullin e 60-votave të Senatit.
Biden thanë dy komentatorët politik se po vë "bast" më shumë se një reagim ndaj suksesit të GOP në përmbysjen e Roe kundër Wade, dhe përpjekjet për të kufizuar abortin që do të sillte me shumë votat e demokratëve.
Biden "hapi" një konfrontim me kongresisten republikabe Marjorie Taylor Greene, e Georgias, ndërsa ajo disa herë "bërtiti" me të madhe gjatë fjalimit nga ulësja.
Ai tha se më e "zhurmëshmja" në mënyre kostante këtu për të më kundërshtuar mua, është përfaqësuesja e ekstremit të djathtë Marjorie Taylor Greene, (R-Ga), e cila "bërtet" gjithmonë "Laken Riley!"
Biden e parafrazoi këtë kur foli për emigracionin.
Vrasja e Riley, tha NBC është marrë nga konservatorët që shtyjnë për politika më të rrepta imigracioni. Sepse gruaja 22-vjeçare që u vra gjatë vrapimit në Universitetin e Georgias - Gjeorgjias, muajin e kaluar; vrarësi ishte një emigrant pa dokumente që është akuzuar për vrasjen e saj.
Bideni e quajti atë vrasje si vrasjen "një grua të re të pafajshme që u vra nga një ilegal" - një term që përdoret përgjithësisht nga demokratët kur duan të shmangen -
Ai u tha republikanëve të kalonin projektligjin dypartiak të sigurisë së kufirit për të zgjidhur situatën në kufi, ngase ata po e bllokojnë atë me urdhër të Trumpit, sipas tij për t'i mohuar atij një fitore politike.
“Fatkeqësisht,” tha ai, “politika e ka prishur këtë projektligj deri më tani”.
Në një moment tjetër, kongresitja republikane Greene, bërtiti përsëri "gënjeshtar", nga salla e madhe e kongresit, ku po mbahej fjalimi State of Union, ndërsa Biden fliste.
Ligjvënësit republikan simbas NBC mbrëmë kishin shumë për të thënë, por pa mikrofon për ta thënë, nuk mundet të kuptosh se çfarë mund të thonin.
Në disa pika të fjalimit të Bidenit, salla e ndarë në krahun e majtë me demokratët dhe djathtas me republikanët, dëgjonte mosmiratimin e atyre çfarë thoshte Biden përmes brohoritjeve.
Simbas traditës së këtyre State of Union , disa nga pjesëmarrësit që vijnë të dëgjojnë në Capitol Presidentin, përfshirë kongresistë dhe senatorë përdorin simbolika për të nxjerrë në pah kauzat e tyre.
Gratë demokrate "mysafiret" të ftuara nga jashtë Capitol Hill, mbanin veshje të bardha dhe karfica ku shkruanin "Lufta për lirinë riprodhuese".
Kryetari i republikanve Mike Johnson, (R-La) dhe republikanë të tjerë mbanin shirita të bardhë që përfshinin emrin e Riley.
Grupi "Dad Caucus" mbante karfica me blloqe Lego për të simbolizuar "blloqet ndërtuese të një të ardhmeje më të mirë" për çështje të tilla si kujdesi i përballueshëm për fëmijët dhe leja e lindjes me pagesë.
Dhe, Troy Nehls, Republikan nga Texas, kishte veshur një bluzë me "fytyrë të qëlluar të Trumpit" nga vera e kaluar në Atlanta - kur ai u ndëshkua për gjoja përmbysje zgjedhore - si një thirrje për ish-presidentin.
Republikanët nga ana e tyre ftuan familjet e pengjeve izraelite, ndërsa demokratët ftuan gratë e prekura nga vendimi i fundit i Alabama IVF.
Biden gjatë fjalimit 1 orë e 35 minuta tregojë edhe një herë anën e tij populiste dhe bëri shaka me moshën e tij, thanë dy komentatorët politik të NBC News.
Presidenti u përpoq të nxirrte nga kredencialet e tij populiste para audiencës, duke i pikturuar demokratët si një parti në anën e klasës punëtore dhe republikanët si pengjet e super të pasurve.
"Asnjë miliarder nuk duhet të paguajë një tarifë më të ulët tatimore sesa një mësues ose një punonjës sanitar," tha Biden, ndërsa demokratët shpërthyen në duartrokitje, republikanët mezi reaguan, shumë prej tyre u duken të mërzitur ose duke i ngulur sytë në celularët e tyre.
Bideni gjithashtu akuzoi republikanët se duan të shkurtojnë sigurimet shoqërore, gjë që shkaktoi disa britma dhe brohoritje.
"Miqtë e mi në anën tjetër të korridorit duan të vendosin sigurimet shoqërore në bllokun e prerjes," tha ai. "Nëse dikush këtu përpiqet të shkurtojë sigurimet shoqërore, Medicare ose të rrisë moshën e pensionit, unë do t'ju ndaloj."
Ai gjithashtu u tall me republikanët në audiencë, duke thënë se ai vëren se disa prej tyre votuan kundër paketës së tij të infrastrukturës, por po ata po "gëzojnë" paratë që ajo u sjell në rrethet e tyre fitimin, tha ai.
“Ju nuk i doni ato para në rrethin tuaj, thjesht më njoftoni,” tha Biden, duke qeshur, dhe duke u drejtuar përsëri nga djathta e sallës ku janë republikanët.
Në fund të fjalimit të tij, Biden aludoi për moshën e tij: “Unë e di që mund të mos duket kështu, por kam qenë "rreth e rrotull" politikës për një kohë të gjatë. Kur të jesh në moshën time, disa gjëra bëhen më të qarta se kurrë. Unë e di historinë amerikane. Unë e kam parë përsëri disa garën midis forcave konkurruese në betejën për shpirtin e kombit tonë.”
Presidenti, Biden i cili po përballet me një reagim të ashpër edhe nga e majta për mbështetjen e Izraelit ndërsa numri i të vdekurve në Gaza rritet, pranoi shqetësimet e tyre.
“Izraeli ka një barrë të shtuar sepse Hamasi fshihet dhe vepron mes popullatës civile si frikacakë – nën spitale, qendra të kujdesit ditor dhe të tjera të ngjashme. Megjithatë, ka gjithashtu një përgjegjësi themelore për të mbrojtur civilët e pafajshëm në Gaza, "tha ai.
"Tridhjetë mijë palestinezë janë vrarë, shumica e të cilëve nuk janë Hamas”, tha ai, duke shtuar se ata janë “, gra dhe fëmijë, vajza dhe djem”, ndërsa shumë të tjerë janë pa ushqim apo ilaçe. "Është zemërthyese." tha Biden.
Katie Britt, gjatë një interviste dha një përgjigje "alla/republikane", Senatorja e Alabamës, e konsideruar një yll në rritje në Partinë Republikane, mbajti linjën intensive duke goditur përsëri demokratët mbi emigracionin, abortin, krimin dhe çështje të tjera.
Ajo foli për mënyrën sesi "ne jemi të zhytur në gjakun e patriotëve" dhe e quajti Bidenin "një lider të shqetësuar dhe të pakësuar" që "nuk është në komandën e Shtëpisë së Bardhë" simbas saj.
Në një moment, Britt dukej se fajësoi Bidenin edhe për vdekjen e Laken Riley, studenttes 22-vjeçare e infermierisë në Gjeorgji. Një emigrant pa dokumente është akuzuar për vrasjen e saj dhe republikanët e përdorën tragjedinë në shtytjen e tyre për politika më të rrepta kufitare.
“Ajo u vra brutalisht nga një prej miliona emigrantve të paligjshëm të kufirit që Presidenti Biden e zgjodhi ta sillte në tokën e lirisë”, tha Britt. “Si nënë nuk mund të pushoj së menduari për këtë; kjo mund të jetë vajza ime. Mund të ishte e jotja mund të ishte e juaja.”