Telegram ngushëllimi nga veprimtarët e Fondit “Vendlindja Thërret” për SHBA dhe Kanada për vdekjen e Ymer Kukaj

Amerika

Telegram ngushëllimi nga veprimtarët e Fondit “Vendlindja Thërret” për SHBA dhe Kanada për vdekjen e Ymer Kukaj

Më: 22 mars 2024 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Ish-udhëheqësit dhe themeluesit e Fondacionit "Vendlindja Thërret" nga SHBA, aktivistë dhe ish-pjesëtarë të Batalionit Atalantiku, kanë ngushëlluar familjen Kuka me anë të një telegrami, me rastin e vdekjes së ish-luftëtarit të UÇK-së Ymer Kuka.

Ata, përmes një statusi në llogarinë e tyre në Facebook, kanë thënë se Ymer Kuka ishte një shembull për mirësinë, atdhedashurinë dhe burrërinë, duke u bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në Batalionin Atlantiku, për luftën për çlirimin e Kosovës në vitin 1999.

"Na pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e Ymer Kukaj, veteranit të arsimit në trojet etnike shqiptare, dhe luftëtarit për lirinë e Kosovës. Ymer Kuka ishte familjar, patriot e atdhedashës, luftëtar i lirisë, një trim i rrallë, duke u bashkuar me UÇK-në me luftëtarët e Batalionit Atlantiku nga Amerika, në prill 1999 - luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës."

"Vepra dhe virtytet e tij do të jenë përherë në mendjet dhe zemrat tona."

Në telegram thuhet se më datën 20 Mars të këtij viti, në moshën 81-vjeçare, pas një sëmundje të pashërueshme, u nda nga jeta veprimtari e luftëtari i UÇK-së nga Batalioni "Atlantiku", Ymer Kuka.

Lajmin për vdekjen e tij, thuhet më tej në këtë telegram, e morëm me dhimbje të madhe, dhe përmes këtij telegrami, familjes Kuka, miqtëve, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën, bashkëluftëtarve, duam që ne emër të aktivistëve dhe veprimtarëve të ish-Fondit "Vendlindja Thërret" për SHBA dhe Kanada, themeluesve e organizatorve të njësive vullnetare të UÇK-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjegjësisht dhe atyre të Batalionit Atlantiku, të i'u shprehim ngushëllime për humbjen e prindit, vëllaut, mikut e bashkëpunëtorit tonë të përbashkët Ymer Kuka.

"Punën e veprën e tij për çështjen tonë kombëtare, do ta ruajmë dhe do ta kujtojmë me shumë krenari."

Të qoftë i lehtë dheu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat