I është dhënë lamtumira e fundit ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ymer Kukaj

Amerika

I është dhënë lamtumira e fundit ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ymer Kukaj

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 25 mars 2024 Në ora: 16:29
Pamje nga varrimi

Ditën e diel (24 mars 2024) i është dhënë lamtumira e fundit ish-ushtarit të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ymer Kukaj, veteranit të UÇK-së.

Ish i ushtari i Batalionit Atlantiku e njohur si "UÇK-ja e Amerikës", Ymer Kukaj, nga Vuthaj, është ndarë nga jeta pas një sëmundje të pashërueshme në moshën 82 vjeçare

Anëtar të familjes, Kukaj, të afërmit e tyre, bashkëluftëtarët e Batalionit Atlantiku, veprimtar e aktivist të komunitetit i dhanë lamtumirën e fundit të dashurit të familjes Kukaj, Ymer Kukaj, në ceremoninë e varrimit e cila u mbajtë në varrezat “The Kensico Cemetery” - Valhalla, New York.

Jack Kukaj, foli në emër të familjes Kukaj. Ai tha se të mërkurën e datës 20 mars, nga nje semundje e rëndë pushoi së rrahuri zemra e madhe e pedagogut, veprimtarit të shquarë e luftëtarit guximtar, Ymer Kukaj: 

“Ajo zemër që rrihte një jetë për Atdheun dhe lirinë e tij, pushoi duke na lënë të pikëlluar, porë gjithmonë krenar.”

Ymeri, tha Kukaj, lindi ne fshatin Vuthaj të krahinës së Plavës dhe Gucis, krahin kjo që gjithmon ishte në shenjestër të armikut sebosllavë. Ndërsa, gjatë femijëris së tij, ai pa dhe përjetoj dhunën e padrejtësit e mëdha që baheshin karshi popullit shqiptar. Burgosjet, maltertimet e pushkatimet gjat luftës së Dytë Botërore, dhe pas luftës në ish Jugosllavi ishin pjesë e përditëshmëris së populist shqiptar.

“Duke e parë gjithë këtë mizori, vazhdoi Kukaj, që perjetonte populli ynë, zemra e tij u  mbush plot urrejtje ndaj okupatorit serb. Në ndërkohë që në Vuthaj shpaloseshin ndjenjat kombëtare, nëpër oda e tubime flitej për betejat, për trimat e trevës së Plavës e Gucis , për luftën e Nokshiqit e për masakrën e Previs. Aty ku flitej  për historin e asaj krahine dhe  për bujarin e atedhedashurin e tyre, rritet me ndjenjat kombëtare edhe Ymeri.”

Si i afërmi i tij Jack Kukaj, tha: “Kushua im Ymer, ti u betove në besën e burrit  para flamurit se gjith jetën tënde, do të ia kushtojshe liris së Kosovës. I pikelluar u detyrove ta lesh Kosovën dhe erdhe në SHBA. Në të ardhur këtu, nuk e ndale veprimtarin tënde patriotike. Në klubin kombëtar “Shpresa” të Brooklynit, bashkë me Tahir Nikçin u mësonje fëmijve të mërgimtarve abetaren e gjuhës hyjnore, gjuhën shqipe. Në çdo demonstrate e aktivitet kombëtar ishe prezent. Kudo e kurdo përhapje ndjenja e dashuri për atedheun. Zemra e mendja kurr nuk të rrishin të qeta, ngaqë të mundonte shpirtrisht vuajtja e popullit tonë. Dhe, më në fundë erdhi dita që e pritje, doli në skenë UÇK-ja. Sytë të shkëlqyen, e zemra tu ba malë e mendja pushkë". 

E sa u gezove kur u themelua Bataloni Adriatiku, kushua im!

Në fund të fjalës së lamtumirës, Jack Kukaj veprimtar e gazetar i komunitetit, theksojë se : “Shqiptarët patriot e trima, më të mirët e sojit tonë, me vullnet e dashuri të zjarrt ishin gati të flijohen për lirin e Kosovës. E ku tjetër pose aty në mesin e trimave të Batalonit “ Atlantiku” ishe ti Ymer Kuka. U rreshtove në rradhët e UÇK-së, deri në fitore dhe more emrin më të mirë në botë; Veterani i UÇK-së. Sa shumë t’u dhimten heronjët e Kosovës, bashkëluftarët e tu, të Batalonit “Atlantiku” tre vëllezërit Bytyqi, Ylli, Agroni e Mehmeti. Për çdo përvjetor bashkë me shokët, bëje homazhe dhe u përkulje plotë nder e rrespekt para varreve të tyre.”

Lavdi jetës dhe veprës së të madhit Ymer Kukaj!, tha ai.

Kurse, kryetari i Shoqatës Atlantiku, Gani Shehu, ish-komandat i UÇK-së, në emër të bashkëluftëtarve të Batalionit Atlantiku në fjalën e tij tha se ne sot po i japim lamtumirën e fundit, bashkëshorit, axhës, gjyshit, dajës, bashkëvendasit, bashkëkombasit dhe bashkëluftëtarit tonë të dalluar të çështjes kombëtare Ymer Kukaj.

Ai tha se: “Ne po i themi lamtumirë edukuesit të brezave tonë, po i themi lamtumirë luftëtarit të lirisë, ushtarit të ushtrisë së lavdishme të Kosovës. Sot, ne kemi dhimbje si familje, si shok, si mik, si dashamirës, si bashkëluftëtar për largimin nga kjo jetë të Ymer Kukajt, por jemi krenar dhe të nderuar për veprat e tij që ai i bëri në shërbim dhe të mirë të atdheut tonë të përbashkët, kombit tonë dhe posaqërisht Kosovës, e trojeve shqiptare. Ymeri e donte shumë jetën, tha, komandat Gani Shehu, e dontë shumë Kosovën, Shqipërinë, e donte dhe e ëndërronte gjithmonë bashkimin kombëtar, sepse e donte flamurin kuq e zi. Ai do të mbetet kështu inspirim për brezat sesi duhet kombi dhe atdheu".

Në fund ceremonia u mbyll mbasi tre të rinjë veshur me uniformat ushtarake dhe simblot të UÇK-ës, si dhe uniformën e ushtrisë amerikane, palosën në mënyrë ceremoniale ushtrake flamurin kuq e zi , me të cilin ishte mbuluar arkivoli. Në ndërkohë komandat Gani Shehu në emër të Batalionit Atlantiku pjestar e së cilës ishte dhe Ymer Kukaj, ju dorzua familjes, bashkëshortes Nermines, dhe djemëve, Arbenit dhe Driteros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat