Attila Mong, përfaqësuese e CPJ për Evropën, me bazë në Berlin : “Ne jemi të tmerruar nga sjellja frikësuese e kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj gazetares Ambrozia Meta dhe dënojmë veprimin si pjesë e një tendence më të gjerë të përdorimit të gjuhës abuzive dhe sjelljes frikësuese nga ana e zyrtarëve shqiptarë ndaj gazetarëve që bëjnë pyetje kritike”
New York - Berlin, (27 mars 2024) – Në konferencën për shtyp, në 19 mars, kryeministri Edi Rama nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetares Ambrozia Meta dhe tentoi në mënyrë të papërshtatshme t’i prekte faqen, në një mynyrë të vrazhdë.
Atë ditë pas një takimi me drejtuesit politikë të rretheve në selinë e Partisë Socialiste, kryeministri Rama mbajti një konferencë të improvizuar për shtyp. Gjatë kësaj konference, ai u mor në pyetje nga gazetarët për një projekt investimi në zonën e Sazanit dhe Zvërnecit, e lidhur kjo me Jared Kushner, dhëndrin e ish-presidentit Donald Trump.
Ambrozia Meta, gazetare e televizionit privat Syri Tv, i kërkoi përgjigje për përfitimet e projektit për shqiptarët, në procedurat e kontraktimit, ekzistencën e një studimi fizibiliteti dhe nëse do të zbatoheshin zbritje tatimore të ngjashme me ato për investimin në Portin e Durrësit. Refuzimi i Kryeministrit për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve me interes publik, i ndjekur nga komenti i tij nënçmues – “injoranca nuk është argument” – dhe kontakti fizik duke tentuar t’i prekte faqen me “shtytjen me pëllëmbë”, është i papranueshëm dhe alarmues, shkruan Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve- CPJ në New York,.
Simbas, CPJ ky incident nuk është rasti i parë i kryeministrit Rama në sjelljen e tij me gazetarët në Tiranë, ai është pjesë e një modeli shqetësues ku Kryeministri Rama ka shfaqur përçmim ndaj gazetarëve, veçanërisht grave, që bëjnë pyetje sfiduese. Historia e tij e shmangies së pyetjeve, e shoqëruar me veprime hakmarrëse si ndalimi i gazetarëve nga konferencat e shtypit dhe kërkesa për “riedukim” nënvizon një mohim të lirisë së medias dhe integritetit gazetar (Sulm i mëparshëm ndaj Ambrozia Meta dhe Sulm ndaj Klevin Muka).
Në regimen e saj Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve- CPJ në New York, tha se zyrtarët e qeverisë shqiptare duhet të ndalojnë së minuari lirinë e shtypit duke përdorur gjuhë abuzive dhe sjellje frikësuese ndaj gazetarëve që bëjnë pyetje kritike.
Deklarata e CPJ-së vjen pas një shkëmbimi të dokumentuar në video dhe raporte mediatike mes gazetares Ambrozia Meta dhe kryeministrit Edi Rama në një konferencë për shtyp më 19 mars në kryeqytetin e Tiranës. Meta, një reporter për kanalin privat të lajmeve Syri TV, i tha CPJ se kryeministri e kishte bërë të ndihej "keq" dhe “e frikësuar" kur ai e preku faqen e saj teksa dilte nga konferenca. "Unë reagova instinktivisht, duke i kërkuar që të mos më prekte më," tha ajo.
Gazetarja Meta, shkruan në dekleratën e saj CPJ, e kishte pyetur Ramën për një projekt të diskutueshëm investimi për turizmin luksoz në zonën e mbrojtur mjedisore të ishullit shqiptar të Sazanit, i cili thuhet se është i lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump. Grupi i avokimit të medias në Ballkan safejournalists.net e përshkroi incidentin si “pjesë e një modeli shqetësues ku kryeministri Rama ka shfaqur përbuzje ndaj gazetarëve, veçanërisht grave, të cilat parashtrojnë pyetje sfiduese”.
Ajo i tha CPJ-së se gjatë konferencës për shtyp i kishte bërë disa pyetje në lidhje me projektin, të cilave Rama nuk iu përgjigj dhe përkundrazi i quajti "argumentet e saj injorante" dhe tha se ishte "një gazetare pa etikë, pa edukatë".
Gazetarja Meta i tha CPJ se “sjellja e Ramës me gazetarët është arrogante, tregon mungesë respekti” dhe se incidenti e rëndon mendërisht, duke e bërë të ndihet e nënçmuar. Ajo shtoi se nuk e priste reagimin e publikut nga ngjarja apo se Rama do të vazhdonte sulmet verbale ndaj saj.
Ndërkohë, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve- CPJ në New York, thotë se zoti Rama refuzoi thirrjet për të kërkuar falje, duke thënë se regjistrimi i videos ishte "keqinterpretuar". Ai e përshkroi lëvizjen e dorës së tij si "një gjest krejtësisht të pafajshëm" dhe vetëm "një përkëdhelje miqësore mbi supe pas një bisede normale me shtypin, ku të gjitha pyetjet u përgjigjën" në dy postime në X, i njohur më parë si Twitter. Pyetjet e CPJ-së me email në departamentin e shtypit të Ramës nuk morën asnjë përgjigje.
Attila Mong, e cila është përfaqësuese e CPJ për Evropën, me bazë në Berlin i tha Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve- CPJ në New York, se: “Ne jemi të tmerruar nga sjellja frikësuese e kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj gazetares Ambrozia Meta dhe dënojmë veprimin si pjesë e një tendence më të gjerë të përdorimit të gjuhës abuzive dhe sjelljes frikësuese nga ana e zyrtarëve shqiptarë ndaj gazetarëve që bëjnë pyetje kritike,” . “Politikanët dhe zyrtarët publikë shqiptarë, përfshirë Ramën, duhet të dinë se veprime të tilla mund të minojnë lirinë e shtypit dhe të legjitimojnë akte të mëtejshme agresioni kundër shtypit.”
Në ndërkohë Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve- CPJ në New York, sjell në kujtes edhe disa veprime të përsëritura të kryeministrit Rama. CPJ kujton në këtë deklerat se në mars 2022, Rama i tha Metës gjatë një konference për shtyp se ajo kishte nevojë për “riedukim” dhe e ndaloi atë nga konferencat e tij për shtyp për 60 ditë pasi ajo bëri pyetje në lidhje me korrupsionin e dyshuar të politikanëve të Partisë Socialiste.
Dhe, në korrik 2022, Rama thuhet se i tha një gazetari tjetër Klevin Mukës, një reporter i kanalit privat të lajmeve A2 CNN TV, se ai u soll në mënyrë joetike, duhej të dërgohej për "riedukim" dhe e ndaloi të merrte pjesë në konferencat e shtypit të qeverisë për tre muaj pasi ai kërkoi pyetje kritike, sipas safejournalists.net.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve- CPJ në New York, me anë të kësaj deklerate I bënë me dije Kryeminitrit të Shqipërisë Edi Rama, se zyrtarët publikë shqiptarë, përfshirë dhe vetë kryeministrin Rama, janë dokumentuar disa herë me prova se kan qenë duke përdorur gjuhë që nënvlerëson gazetarët kritikë, çka është e dokumentar edhe në një raport pas një misioni të përbashkët për lirinë e shtypit në vitin 2019 me CPJ raport ky i përmbledhur me gjashtë organizata të tjera ndërkombëtare për lirinë e shtypit në botë.