Klubi rinor i studentave “Rrënjët Shqiptare” u takua me ambasadoren e “Vullnetit të Mirë” Emina Çunmulaj në Nju Jork

Amerika

Klubi rinor i studentave “Rrënjët Shqiptare” u takua me ambasadoren e “Vullnetit të Mirë” Emina Çunmulaj në Nju Jork

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 20 prill 2024 Në ora: 23:04
Foto nga vendi i ngjarjes

BROOKLYN NY : Forumi rinor i organizatës “Rrënjët Shqiptare -  Albanian Roots” nga kolegji St.Francis, në Bruklin - Nju Jork, të enjten (18 prill) organizojë një panel  bashkëbisedimi me filantropen, Emina Çunmulaj, për të folur për forcën e gruas shqiptare  në Shqipëri, Kosovë e trevat shqiptare dhe diasporë.

 Aktiviteti i studentve shqiptar bëri fjalë edhe për një një bashkëpunim që po bën me Forumin rinor të organizatës “Rrrënjët Shqiptar", nga kolegji St.Francis, që të ngrenë një qendër sensoriale për femijët me autisëm në qytetin e Shkodrës.

Veprimtaria studentve shqiptar në kolegjin San Fracesku, megjithse  u fokusua në fuqizimin e grave, dhunën në familje dhe drejtësinë për gratë gjatë Luftës së Kosovës, tërhoqi vemendhen e të pranishmeve  edhe përcmbledhjen e fondeve për një dhomë shqisore për fëmijët autikë.

Megi Rama,  e cila është presidente e Klubit i Rrënjëve Shqiptare në Kolegjin Shën Françesku, dhe ajo që e moderojë panelin e bisedës së mes/javës së kaluar  me filantropisten Emina Çunmulaj, tha se :”Albanian Roots Club dhe Emina Çunmulaj, drejtuese dhe themeluese e  fondacionit jofitimprurës me bazë në Majami, po bashkëpunonë në një fushatë për mbledhjen e fondeve që synon të krijojë një hapësirë që strehon fëmijët me nevoja të veçanta në qytetin verior shqiptar të Shkodrës”. 

Aktiviteti i Forumit rinor i organizatës “Rrrënjët Shqiptare”, u mbajtë në një nga audotitoret e Kolegjit Shën Françesku. Ndërsa morën pjesë dhjetra vetë; student të kolegjeve e universiteteve amerikane, aktivist, gazetar, artist, filantrop, e biznesmen të komunitetit , përfshirë sekretarin e Vatrës, Dr. Pashko Camaj, Vanesa Limani, Drejtoreshë në Zyrën e Senatores të Shtetit të Nju Jorkut Jessica Scarcella-Spantons, si dhe fotografin e mirënjohur Fadil Berisha.

Studentja Jesika Hasankolli dhe studenti Andrea Gajtani, përkatësisht nënkryetare dhe sekretar i Klubit Rrënjët Shqiptare në Kolegjin Shën Françesku, prezantuan folësin e ftuar për bashkëbisedim dhe falënderuan të pranishmit në audiencë, veçanërisht ; Federatën Pan Shqiptare të Amerikës Vatra,  shoqatën Malesia e Madhe, Shoqatën Ulqini,  Fondacionin humanitar “Duart e Hapur”,  përfaqësuesen nga zyra e Senatores së NYS Jessica Scarcella-Spantons, dhe anëtarët të komunitetit e studentët pjesëmarrës.

Megi Rama gjatë bashkëbisedimit me Eminën, Ambasadoren e “Vullnetit të Mirë” vlersojë atë në mbështetjen që u jep ajo studentëve; "inkurajimin e tyre, që të vazhdojnë të jenë aktivë në komunitetin tonë."

E udhëhequr nga bindja se “sa më shumë flasim, aq më i fuqishëm është ndikimi”, na tha Megi Rama, Emina Cunmulaj, foli për nevojën e një strategjie të përbashkët dhe bashkim të forcave për të luftuar çështjet për të cilat interesohet komuniteti. 

Ky panel bashkëbisedimi mbajtur në kolegjin St. Francis, tha ajo do të nxjerrëte në pah edhe rëndësinë kryesore të fuqizimit të grave brenda komunitetit shqiptar. 

Po ashtu tha ajo  : “Ai do të hedhë dritë mbi sfidat e frikshme me të cilat përballen viktimat e krimeve seksuale gjatë kohës së luftës në Kosovë, duke nënvizuar ndikimin e thellë të filantropisë në katalizimin e transformimit pozitiv. “ 

Forumi rinor i organizatës “Rrënjët Shqiptar Albanian Roots” nga kolegji St.Francis, në Bruklin - Nju Jork, me këtë rast diskutojë gjithashtu edhe përcpartneritetin e saj me Eminën, për të krijuar një qendër(shtëpi) në qytetin verior të Shkodrës, për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta:

“Kjo iniciativë novatore përpiqet të përmirësojë mjediset e të mësuarit për individët me nevoja të veçanta, duke mbrojtur gjithëpërfshirjen dhe fuqizimin” tha Megi Rama, ndërsa shtojë se “Këto aktivitete tregojnë angazhimin tonë për dialog kuptimplotë dhe angazhim të komunitetit shqiptar në SHBA”

Po simbas Megi Ramës ky aktivitet ishte një sukses, falë bashkëpunimit të Klubit Rinor Shqiptar ne Kolegjin Sant Francis, me Eminën në mbledhjen e fondeve për projektin e "dhomës ndijore". 

Klubi ynë hapi një fushatë GoFundMe, pati mbledhje dhe sigurimin e donacioneve nga kontribues privatë të komunitetit; " Ne jemi të emocionuar të kontribuojmë në ndërtimin e "dhomës ndijore" dhe mirënjohës për mbështetjen e Eminës në financim dhe organizim. Përveç kësaj, ne ngritëm vetëdijen për çështje kyçe si të drejtat e grave, dhunën në familje dhe bëmë thirrje për drejtësi, veçanërisht në kontekstin e luftës në Kosovë" tha ajo.

Emina Cunmulaj, duke u mbështetur në kujtimet e saj të hershme të fëmijërisë që nga koha kur lindi nga prindër shqiptarë nga Mali i Zi në Miçigan, erdhi nëpërmjet tregimeve për t'u kthyer me familjen në vendlindjen e tyre, të cilën e përshkroi si një përzierje kujtimesh që i kanë dhënë formë jetës së saj. 

Në një moshë shumë të re, ajo tha se e kuptoi përvojën e dhimbshme të nënës së saj të ndjerë, të cilën e quajti  një model jete që është tipik për gratë shqiptare në një shoqëri patriarkale dhe kuptoi ndikimin e fjalëve të nënës në aspektin afatgjatë. 

"Kjo përvojë nuk është ajo që doja vetem për mua," tha Cunmulaj, "ngase e njëjta gjë vlen edhe për tre fëmijët e mi e të gjithë të rinjët e të rejat sot. Mbasi është e rëndësishme të kuptohet se abuzimi i grave nuk është një çështje lokale, ai po ndodh në të dy anët e oqeanit, nga Mali i Zi në Michigan por edhe në mbarë botën.”

Në këtë bisedë, me stdudent dhe aktivistët shqiptar ajo inkurajoi të rinjtë "të avokojnë për gratë, të flasin dhe të bëjnë presion ndaj institucioneve qeveritare për të mbrojtur të drejtat e grave dhe që të gjithë të bashkojnë forcat për të sjellë një ndikim të vërtetë në çështjet sociale".

E pyetur nga moderatorjs për mënyrat se si rinia e sotme mund të jetë me ndikim, Emina tërhoqi vëmendjen për ndryshimet që kanë ndodhur brez pas brezi për gratë në shoqëri. 

Por tha ajo ka shumë për të bërë,: “Vrasja e fundit e dy grave nga partnerët vendas në Kosovë, duhet të na zemërojë të gjithëve, sepse është një dështim i sistemit”, 

Ajo tregojë më tej edhe për një nga bashkëpunimet e përbashkëta të Emina’s Hand në partneritetin me Fondacionin Jahjaga, një organizatë jofitimprurëse e udhëhequr nga ish-presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga për të ofruar ndihmë dhe mbështetje ekonomike për bizneset e vogla në pronësi të grave në Kosovë.

Në fund Emina Çunmulaj u nderua me një Çertifikatë Mirënjohje nga organizatorët e Albanian Roots Club dhe iu dha një mirënjohje nga Drejtoresha e zyrës së Senatorit të NYS Spantos, Vanesa Limani e cila nderojë me Çertifikatë Mirënjohje edhe Klubin  e studentve shqiptar Klubin e Rrënjëve Shqiptare në Kolegjin Shën Françesku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat