Shkollën Shqipe në Riverdale - New Jersey e vizitioi Liza Gashi zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Amerika

Shkollën Shqipe në Riverdale - New Jersey e vizitioi Liza Gashi zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 30 prill 2024 Në ora: 06:45
Foto nga vizita

Riverdale - New Jersey - Shkolla shqipe e Qendrës kulturore shqiptaro-amerikane në Riverdale të Nju Xhersit, e cila ështé një ndër pesë shkollat më të mëdha shqiptare në Amerikë, e shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm - Ambasador Blerim Reka,  është vizituar të shtunën nga  Liza Gashi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës

Mbasi ka vizituar këtë shkollë dhe ka shpërndar librat shkollor, zëvendësministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, thotë se ka biseduar me nxënësit, mësimdhënsit dhe drejtuesit e kësaj shkolle.

Ajo shkruan në statusin zyrtar të saj se Fondi i Përbashkët Shqiptar, tani Qendra Kulturore Shqiptaro - Amerikane "Struga" në qytetin Riverdale në New Jersey, mbetet një ndër organizatat më aktive të shqiptarëve në Amerikë, "andaj sot u ndjeva e nderuar nga pritja e kryetarit të kësaj organizate, z.Astrit Zhaku, dhe ekipit të tij," shkruan ajo.

Qendra kulturore shqiptaro-amerikane, "Struga", u themelua në vitin 1977 dhe që atëherë, kjo qendër vazhdon të shërbejë si hapësirë për të gjithë shqiptarët. Në ambientet e kësaj qendre fëmijët mësojnë për gjuhën shqipe dhe traditën e vendit të tyre amë, familjet shqiptare mblidhen dhe organizojnë aktivitete rekreative e kulturore. E malli për atdheun tejkalohet përmes komunitetit që ndanë vlerat dhe historinë e përbashkët. 

Zëvendësministrija e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Liza Gashi, ka veçuar  ndër të tjera edhe kontributin e anëtarëve të kësaj qendre për popullin shqiptarë, "për më tepër se katër dekada , është thjeshtë i pamohueshëm".

"Sot pata po ashtu kënaqësinë që të shpërndajë disa libra për fëmijët që po mbanin mësim plotësues në gjuhën shqipe dhe të bashkëbisedoj më mësimdhënësit, shkruan ajo ndërsa shton se "angazhimi i vazhdueshëm i komunitetit tonë në Amerikë, mbetet kontribut i kyç i ndërlidhjes sonë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat