Yonkers NY : Në 34-vjetorin e ndarjes nga jeta, të dielën e parë të majit, (5 Maj 2024) në mesditë, në sheshin e Parkut “Kensico Dam Plaza”, në kantonin Valhalla të Westchesterit, Nju Jork, u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar martirit të Demokracis – Nick Mrnacaj.
Ky manifestim i përvitshëm, që është unik në SHBA, nga vdekja e tij aksidentale 34 vjet më parë, teksa ai po kthehej nga një protest e emigrantve shqiptar (të arratisurve) kundra ish presidentit të fundit komunist në Shqipëri- Ramiz Alia , tashmë është e pagëzuar si “Dita e Lirisë Shqiptare” nga Bashkia e Yonkersit në New York City.
Eventi i përvjetshëm që organizohet çdo vjet në javën e parë të muajit maj nga Familja Mrnaçaj, mbahet në koordinim edhe me autoritetet lokale të kantonit ku ai banonte Bashkisë Yonkers New York, të cilët e kanë shpallur zyrtarisht edhe si “Dita e Lirisë Shqiptare”, ndërsa në nderim të kësaj dite ngrihet flamuri shqiptar në shtizën e lart të Bashkisë së qytetit Yonkers- NYC.
Personalitetet e shquara të komunitetit, lider, klerikë, aktivist, familjarët, dhe ish të presekutuar të rregjimit sllavo komunist me fjalimet e tyre e kujtojnë në këtë ditë Nik Mrnaçajn dhe përpjekjet e pandalshme me dekada të tëra të emigrantve shqiptare në Amerikë, për liri e demokraci.
Viteve të fundit këtij aktiviteti në organizimin e drejtimin e saj i është bashkëngjitur edhe Shoqata Kulturore Artistike Kelmendi. Duhet theksuar se Shoqëria Kulturore Artistike “Kelmendi” në Nju Jork, vitet e fundit ia ka shtuar vlerat kësaj veprimtarie me programin e pasur artistik, me këngë e valle burimore të trevës së Kelmendit, këngen kushtuar Nik Mrnaçajt me tekst të poetit popullor Gjovalin Lumaj, dhe duke shpalosur bukurinë e folklorit shqiptar nga kjo trevë më veriore e Shqipërise.
Manifestim përkujtimor i zhvilluar për çdo vit, bëhet duke përmendur dhe kujtuar nëpërmjet fjalimeve gjithë veprimtarin e shqiptarve të Amerikës, në rrugën e tyre, për liri e demokraci. Ku përveç theksimit të përpjekjeve të të gjithë atyre, që e luftuan dhe i rezistuan komunizmit, në Diasporë, aktiviteti ka si qëllim përkujtimin, dhe jep një mesazh të fuqishm historik, tek të pranishmit dhe lë një mësim për brezat e ardhshëm: “Që pa kujtuar të kaluarën – nuk mund të shkojmë përpara.”
Ky aktivitet solemn u hap me intonimin e dy hymneve kombëtare, të SHBA-ve, në fillim, dhe më pasë ai i Shqipërisë. Himnin Amerikan dhe atë të Shqipërisë i ka kënduar Mikela Nonaj mbesa e vogël e Nik Mernaçaj.
Ndërsa me një minutë heshtje, të pranishmit kan shprehur një respekt për të gjithë të rënët për liri e demokraci, dhe me këtë rast edhe një respekt të veçantë për Nick Mernaçajn.
Drejtuesit e kësaj veprimtarie përkujtimore, Sokol Smajlaj dhe Valbona Prelvukaj, në fjalën e hapjes, thanë se “Duke përkujtuar këtë akt heroik të vdekjes së birit të Kelmendit, në Amerikë, sa herë të vijë Pranvera, më këtë datë do të mblidhemi, së bashku, për të nderuar e respektuar djelmoshin Kelmendas rritur në mërgim, Atë që me shpirt përkushtimi e me vendosmëri, kurajo e besim! për të ardhmen e Shqipërisë me shumë guxim luftojë për demokracinë. Nick Marash Mrnaçaj ishte i vendosur, i pa kursyem, deri sa dha jetën”, thanë moderuesit e këtij aktiiviteti.
Ndërsa në emër të familjes Mernaçaj dhe SH.K.A.K. drejutuesi i këtij manifestini Sokol Smalaj në këtë tubim përkujtimor i dha një nderim të veçantë edhe Marash Mernaçaj - babait të Nik Mernaçaj- i ndarë nga jeta tre vjet më parë, i cili ka qenë edhe organizatori disa vjeçarë i këtij manifestimi përkujtimor.
“Dita e Lirisë Shqiptare” në New York, përkujtimi i 34 - vjetori i ndarjes nga jeta të antikomunistit shqiptar amerikan Nik Mrnaçajt mori bekimin e Diokon Marash Shkreli, i cili me këtë rast edhe përshëndeti tubimin.
Ne bashkë ndër vjet me këtë manifestem përkujtimor jemi rritur dhe në këtë vend, tha ai duke treguar se me këtë aktivitet edhe fëmijët tanë, po edukohen me traditat më të mira: "Ne sot po përkujtojmë jo vetëm Nikën e Marashin, që nuk është më në mesin tonë, por mbëlidhemi së bashku, për të dëshmuar atë lidhjen tonë të përbashkët, të japim përkrahjen dhe gjejmë mundësinë që edhe në këtë vend kampion i lirisë, të kujtojmë, dhe flasim për hallet e vuajtjet tona ndër vite.Por, edhe por shpirtin e e madhë liridashës të mbarë kombit shqiptar, dhe në veçanti me këtë rast të përkujtojmë sot, atë që u dedikohet malësorëve të Kelmendit.
Manifestimin përkujtimorë e përshëndeti Mayor Mike Spano, i cili duke lexuar motivacionin ”Dëshmori i parë i Mërgatës shqiptare në luftë kundër komunizmit”, e ka shpallur zyrtarisht me Proklamat “Ditën e Lirisë Shqiptare” në qytetin e Yonkersit në New York.
Ai kujtojë gjatë fjalës së tij, edhe pjesmarrjen në promovimin e librit, “Mri Dedja e Merrnaçajve zoja e hekurt me shpirt florini” duke e quajtur atë një libër të mrekullueshme që duhet ta lexojmë të gjithë. Spano, tha se: “ Mendoj, të paktën fëmijët tanë duhet ta lexojnë atë libër, sepse disa prej tyre nuk e dinë të vërtetën për diktaturën komuniste, vujatjet e tmerrshme dhe presekutimin disa vjeçar në Shqipëri. Por, në "fund të fundit", dua të theksojë se ne jemi këtu sot jo vetëm të kujtojmë, por edhe të festojmë së bashku me ju shqiptarët në komunitetin tonë, kulturën e pasur e trashgmninë shqiptare në bashkinë tonë. Atë çfarë keni sjellë ju me vete këtu në Amerikë; dashurinë tuaj për familjen, punën e rëndë e të palodhur, angazhimin e juaj për arsimimin e fëmijve tuaj, angazhimin e juaj ndaj kulturës suaj në këtë komunitet. Dhe natyrishtë në të njëjtën kohë, nga ju këtu nëpërmjet komunitetit tuaj është e mishëruar edhe dashuria e juaj e pakufishme për Amerikën. Nick Mrnaçaj, tha ai ishte një vizionar, sepse e dinte se çishte liria e demokracia. Nick, humbi jetën duke luftuar për lirinë e vendit të tij. Kështu që unë tha kryebashkiaku i Yonkersit, nuk mund të rrija e të mos vija vetë, që ta nderoja së bashku me ju këtë akt heroik të Nick Mrnaçajt, ngaqë doja të sigurohesha që duke e përdorur shpalljen e çdo viti të “Ditës së Lirisë Shqiptare” në qytetin e Yonkersit”
Po ashtu përshëndeti këtë manifestim edhe ish këshilltari I bashkisë së Nju Jorkut Mark Gjonaj - Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës, i cili tha : “Kur mendojmë për humbjen e një djali, një babai, një vëllai dhe një anëtari të komunitetit tonë, vijmë këtu vit pas viti duke i bërë kështu një nderim edhe të gjithë luftëtarëve tanë të lirisë, heronjëve tanë. Ky është edhe heroi ynë, Nick Mrnaçaj, i cili si të gjithë ata që luftuan ka mbetur që të mos harrohet kurrë. Zoti i bekoftë shqiptarët. Zoti e bekoftë shpirtin e tyre. Zoti e bekoftë, Kosovën, Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara”.
Veprimtarinë në kujtim të aktit heroik të Nick Mernaçaj, e cila është shpallur "Ditës së lirisë shqiptare -Nik Mrenaçaj,” në Yonkers - New York, dhe që kulmon me Proklamatën e kryebashkiakut të qytetit në ngritjen në shtizën e parkut Kensico Dam - Valhalla, Westcheter NY, me një lidhje telefonike nga Tirana, e përshëndeti edhe Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës Greta Bardeli, përmes fjalës së saj mbajtur në seancën plenare të së ejtes së kaluar, në Parlamentin e Shqipërisë.
Në emër të Federatës PanShqiptare të Amerikës, VATRA, manifestimin e përshëndeti, Presidenti i Nderit z. Agim Rexhaj.
Një grup përfaqësuesish të Vatrës, të cilët e nderuan për trę dekada aktin heroik të Nick Mernaçaj, në "Ditën e lirisë shqiptare -Nik Mrenaçaj,” në Yonkers - New York, (Idriz Lamaj, Mal Berisha, Agim Rexhaj, Mark Mrnaçaj, Marjana Bulku)) morën pjesë në këtë përkujtimore. Ndërsa “Presidenti i Nderit” Agim Rexhaj në emër të Federatës PanShqiptare Vatra e përshëndeti me nji fjalë rasti tubimin përkujtimor në këtë ditë të shënuar që mbanë emrin e birit të Malësisë, luftëtarit të Lirisë, antikomunistit Nik Marash Mrnaçaj.
Aktivistja e njohur Marjana Bulku, e cila është shkrimtare dhe gazetare, në fjalën e saj foli për lirinë dhe heronjët e saj .
Ajo tregojë se falë sublimes Liri, kishte rënë në "kontakt" me historinë e familjes Mrnaçaj : " Aty gjeta rastin, tha zonja Bulku, të rrethohesha me heronjët e vërtet, me patriot, fisnik e human, të urtë, të mençur dhe trima. Mbasi nga aty mund të përjetoshë dhimbje edhe krenari. Mund të mësoshë se udhëtimet drejt lirisë, janë të vështira janë vërtet me plot me sfida dhe sakrifica deri në ato sublime., siç është edhe ky rast që ne së bashku me familjen Mrnaçaj, pjestarët te komunitetit shqiptar, zyrtar të lart vendor, po përkujtojmë në këtë 34-vjetor të ndarjes nga jeta të ”Dëshmorit të parë i Mërgatës shqiptare në luftë kundër komunizmit”, Nik Marash Mrnaçaj. E bëjmë këtë ngase ne jemi të sigurt se sakrificat e tyre kan vetëm një destanicion, i cili është nga më të lartat frone nderi, e dinjiteti, në atë që të gjithë ne e gëzojmë sot, Lirinë e Demokracinë e vendit tonë.”
Më tej Bulku, tha se heronjët e vërtet janë ata që nuk jan kursejnë vendit të tyre edhe jetën, me aktet më të larta, siç janë edhe sakrificat sublime për liri.
“Dhe, i tillë ishte edhe martiri Nick Mrnaçaj, i cila ka mbetur një ëndërrimtar i përjetëshëm, një engjull mbrojtës i saj, sepse, liria po kërcënohet çdo ditë, ajo shigjetohet dhe rrezikohet. Andaj ajo na thërret çdo ditë në beteja të reja në emër të saj,” tha Bulku, duke shtuar se “edhe në këtë betej, una bindem përfundimisht se liria nuk ndalet. Sepse, ajo nuk përçanë kurr as nuk perjashton kurr. Pasiqë ëndërra e lirisë veç përçon dhe bashkon njërëzit kudo, dhe udhëheq ata deri në akte të tilla heroike, që ne i perkujtojmë sot së bashku të bashkuar. Një ditë si kjo, që përkujtojmë së bashku sot, na bën të përulemi ndaj historisë e dramave të saj. Por, edhe të heronjëve të vërtet duke u dhënë të gjithë atyre një mirënjohje tonën e cila sipas meje është edhe një detyrim moral i joni, por edhe moral e njërëzor, patriotik e intelektual që ne të gjithë të mos të ndalemi kurr që këto histori të mos përsëriten më, ndërsa ne t’ua përcjellim brezave.”
Në fund Bulku-Zeneli u shpreh se “andaj kjo ditë nga kjo tribunë në përkujtim të një heroi të vërtet, na thërret fort ta duam vendin tonë, ta duam dhe ta mbrojmë lirinë dhe të mos bëjmë kurr asnjë kompromiss me të keqen.” Lavdi jetës dhe aktitit të Nick Marash Mrnaçaj!
Emiljana Ulaj, e cila është anëtare e Këshillit të Bashkisë së Westchesterit në Nju Jork, dhe erdhi në Shtetet e Bashkuara në moshën 10 vjeçare, solli në përshëndetjen e saj në përkujtim të “Ditës së Lirisë Shqiptare “ në Yonkers - Nju Jork, nëpërmjet kujtimeve që lidhen familjen saj që ishte e persekutuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri, për gjysmë shekulli deri sa erdhi demokracia. Ajo nëpërmjet tregimeve të prindërve të saj kujtojë vuajtjet e të parëve të saj gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri, dhe foli për historitë me të cilat është rritur, dhe qè kanë ndikuar në ambiciet dhe formësimin e saj si politikane, këtu në vendin e demokracisë dhe lirisë, vendin e ëndërrave të çdo emigranti.
Ne me familjen Mrnaçaj dhe shumë prej jush që kaluat ato vejatjte të tmershme nën regjimin komunist, jemi të lidhur së bashku përmes vuajtjeve të përbashkëta, tha ajo duke vazhduar se ne jemi gjithashtu të lidhur së bashku përmes një shpirti të përbashkët luftarak: " Të dy familjet tona(Mrnaçaj dhe Konti, familjes së nënës time, dhe babiat tim,) ishin kundër diktaturës komuniste që pushtoi gjithë vendin tonë Shqipërinë. Dhe, familjet tona, tha ajo luftuan me gjithë shpirt që të mos e merrnin pushtetin komunistët. Për shkak të asaj që ata luftuan për lirinë tonë, ata edhe u pushkatuan, u burgosën e u interrnuan. E paguan me një çmim të shtrenjët nga regjimi komunist, i cili i vrau pamëshirshëm, lider pas lideri të gjithë ata që i kundërshtuan, dhe më pas ua torturoi familjet e tyre. Ata për 45 vjet në Shqipërinë komuniste u përballën me tmerre të paimagjinueshme, familje të copëtuara, jetë të shkatërruara dhe ëndrra të shkatërruara. Të gjitha në emër të një ideologjie të çoroditur që vlerësonte konformitetin mbi frikën e ndërgjegjes mbi lirinë. Atë çka e përjetojë në mënyrë të tmerrshme babai im me familjen e tij, xhaxhallarët dhe gjyshi i tij, që ishin të gjithë nga një rajon dhe shqiptar i njohur për organizimin e kundërshtive kundër regjimit komunist të instaluar në Shqipëri, pas luftës së Dytë Botërore, e përjetuan mijëra famillje shqiptare kundërshtare të atij regjimi. Anëtarët e familjes time, u shpreh ajo janë të pushkatuar pa gjyq, burgosur , interrnuar dhe presekutuar, ndërsa ilustrojnë shpirtin luftarak të shqiptarëve të njohur për të mos tërhequr, duke u mbushur me guxim dhe duke luftuar gjithmonë për atë që është e drejtë, “ tha Emiljana.
"Mbasi i vranë të gjithë burrat , e detyruan pjesën tjetër të familjeve të tyre të jetonin në kampe internimi me kushte çnjerëzore".
Ajo tha se "Shumë nga familjet dhe burrat u dërguan në kampin e internimit në Tepelënë dhe Savër- Lushnje, i cili ishte i njëjti kamp internimi nga ana njërëzve të nënës sime dhe babait tim. Një kamp ku familje të tëra gjithashtu u detyruan të jetonin nëpër kasolle, të uritur, duke mos mundur të ndiqnin arsimin e lartë, e të poshtëruar. Unë kam këtu xhaxhain tim Albert Konti dhe teze Vitoren, të cilët janë rritur me Babain e Markut, xhaxhain e Nick Mrnaçajt në Shqipëri, Nikollën, i cili bëri gati 20 vjet burg për kundërshtimin e komunizmit, dhe gjithë pjesën tjetër të jetës së tij i kaloi në të njëjtin kamp internimi me familjen time"
Gjithashtu Emiljana tha se “ Komunistët na vranë pothuajse të gjithë familjen, megjithatë ata dhe të tjerët si ata duruan dhe mbijetuan. Dhe, ndërsa dolën në liri, në botën e lirë, duke ardhur edhe këtu(SHBA) tani po ndërtojnë jetën e tyre, dhe fëmijëve të tyre. Çka tregon se për këta njërëz fisnik e patriot, ka edhe shpresë, ngaqë ata dinë ta ngrënë jetën e tyre edhe përmes tragjedisë dhe vuajtjes. Fryma shqiptare i mishëron ata gjithmonë ata duke edukuar fëmijët e tyre në shkollat e larta amerikane, dhe botën e lirë, për të treguar që ka pasur shqiptar, trima, të guximshëm e të mençur, që sot mbasi mbijetuan nuk pranojnë të heshtin megjithë se u presekutuan. Kishte nga at që u përballën me persekutim, burgim dhe madje edhe vdekje, të cilët nuk pushuan së luftuari për një të ardhme më të mirë,” tha ajo.
Në fund të fjalës së saj Emiljana Ulaj, tha se familja ime së bashku me bashkëvuajtësit e saj vazhdoi të luftojë dhe të sillte vëmendjen për tmerret e komunizmit shqiptar. Unë kam respektin më të thellë për ta dhe për të gjitha familjet familjen tona, që i duruan e rezistuan regjimin komunist: “Faleminderit për forcën tuaj, dhe guxim tuaj që treguat për ta luftuar atë regjimin komunist. Faleminderit që nuk u dorëzuat kurrë dhe na përcollët të njëjtën frymë shqiptare, deri te ne fëmijët tuaj, që na keni bërë të kemi sukses këtu në Amerikë dhe në botën e lirë .Gjejë rastin që nëpërmjet kësaj përkujtimore, t’u them edhe një hërë të gjithëve : Ju Faleminderit për gjithçka që bëtë për të çliruar Shqipërinë nga komunizmi dhe sjellur lirinë e demokracinë në Shqipëri”.
Më pas me një refleksion për këtë ditë përkujtimore, u paraqitë edhe shkrimtari e poeti Mëhill Velaj, aktivist i përkushtuar i çështjes kombëtare, si dhe pas tij foli dhe autori i librit “Mri Dedja e Merrnaçajve zoja e hekurt me shpirt florini” Jozef Radi i cili lexojë një letër që vite më parë për një shkrim të tij për nën Mrikën 111 vjeçare, ia kishte dërguar atij i ndjeri Marash Mrnaçaj.
Këtë tubim e përshëndeti edhe Kryetari i fondacionit “Prek Cali”, Gjelosh Vukaj.
Mnifestimi përkujtimor në nderim të Nike Mrnaçajt, u pershendetet, me falenderimet dhe nje mirenjohje e respekt te thelle, që shprehu ai në emër të familjes Mrnaçaj djali i Nik Mernaçaj - avokati Mikel Mernaçaj.
Ai duke ju drejtuar zyrës së Prefektit te Qarkut, Westchester, Bshkisë së qytetit Yonkers, dhe te gjith pjesmarresve në këtë përkujtimore, tha : “E di që nuk ishin kushtet më të mira të motit, por ju falënderoj të gjithëve për nderimin që keni bërë babait tim Nik Mrnaçaj. Dua t'ju falënderoj të gjithëve që jeni këtu sot, por edhe atyre që e kanë përkujtuar për çdo vjet. Duhet të pranoj se fjalët tuaj ishin absolutisht prekëse. Të gjithë më preken në zemrën time, dhe, e di që kan prekur edhe tuajën. Jo vetëm që u frymëzova, por ndihem dhe krenar me aktin heroik të babait tim. Jam krenar për luftën, por edhe për prosperitetin tonë të përbashkët. Jam krenar që ngre sot flamurin shqiptar krah atij flamuri amerikan. Po ashtu do të doja t'ju falënderoja të gjithëve edhe në emër të nënës time ”.
Kjo veprimtari në përkujtim të 34-vjetorit të vdekjes së Nikë Mrnaçajt, u mbyll nga drejtuesit e saj Sokol Smajlaj dhe Valbona Preldakaj, me një faleminderim për të gjithë pjesëmarrsit, nga SH.K.A. Kelmendi si dhe mbarë familja Mrrnacaj me ngritjen e flamurit Shqiptar në shtizën e këtij parku përkrah flamurit Amerikan.