Pretedimi i Vudi Xhymshiti se zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar ka nënvlerësuar qeverinë e Kosovës, duke e lidhur këtë me pretendimet se gruaja e tij merr fonde nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, është mohuar zyrtarisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Në një artikull të publikuar nga Vudi Xhymshiti më 22 mars 2024, thuhet se raportohen lidhje financiare mes bashkëshortes së zëvendësndihmës sekretarit Gabriel Escobar dhe Ministrisë së Jashtme të Serbisë.
. “Gjetjet e mëtejshme nga The Frontliner Magazine për një kontratë ligjore midis McGinnis Lochridge LLP dhe Qeverisë së Republikës Srpska, të datës 23 dhjetor 2019, shtojnë një shtresë të re intrigash. Kjo kontratë, e cila parashikon pagesa mujore prej 80,000 dollarë për firmën ligjore për këshillimin dhe përfaqësimin e Republika Srpska në çështjet juridike ndërkombëtare, vë në qendër të vëmendjes lidhjen familjare midis Manuele Escobar, një partner në firmë, dhe Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretar i SHBA-së. për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike.” – ka shkruar Xhymshiti, duke shtuar se “Ky zbulim është veçanërisht prekës duke pasur parasysh rolin kritik të Gabriel Escobar në dialogun delikat Kosovë-Serbi.”
Por megjithëse lidhjet e supozuara familjare ne artikullin e Xhymshtit nuk barazohen në thelb me konflikte interesi, në sferën e nuancuar të diplomacisë, ato mund të nxisin perceptime të njëanshmërisë, duke vënë në pikëpyetje paanshmërinë e nevojshme në sotuata kaq të ndjeshme.
Megjithatë, këto pretendime të bëra nga Vudi Xhymshiti janë mohuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në një përgjigje me shkrim drejtuar Sbunkerit, i cili i ka cilësuar si të rreme.
“Këto pretendime të bëra nga Vudi Xhymshiti janë vërtet të rreme. Gruaja e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Escobar nuk ka marrë asnjëherë fonde nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, dhe as DASH, dhe, Escobar, nuk ka ndonjë lidhje familjare me partnerin e supozuar në firmën ligjore të Teksasit McGinnis Lochridge LLP.
“Dhe keshtu është e papërgjegjshme të publikosh gënjeshtra të tilla.” deklaroi Departamenti Amerikan i Shtetit.
Për më tepër, Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se nuk pajtohet edhe me te gjithe ata qe inkurajojnë çdo gazetar që të publikoje shkrime te tilla ku nuk ka faktet përpara dhe të përhapë thashetheme fyese dhe të pabaza. DASh shton se, në lidhje me këtë çështje të përgjithshme, “keqinformimi përbën një kërcënim të jashtëzakonshëm për shoqëritë demokratike.”
“Lajme te ketilla dezinformuse “helmojnë” diskursin social, përkeqësojn ndarjet dhe paraqesin një kërcënim të sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët e saj”, – theksohet ne deklarten e Departamenti Amerikan i Shtetit.