Këshilli Shqiptaro-Amerikan (KSHA) reagon mbi “sulmet” shpifëse ndaj Gabriel Eskobar

Amerika

Këshilli Shqiptaro-Amerikan (KSHA) reagon mbi “sulmet” shpifëse ndaj Gabriel Eskobar

Nga: Beqir Sina Më: 9 maj 2024 Në ora: 07:47
Foto nga takimi

Organizata lobiste Këshilli Shqiptaro-Amerikan((KSHA) ne SHBA, me kryetar zotin Haxhi Dauti, ka reaguar sot ndaj fushatës se shpifjeshve  dhe dënon publikimin e dezinformatave lidhur me z.Gabriel Escobar nga gazetari ne Kosove Vudi Xhymshiti në median e tij.

Këshilli Shqiptaro-Amerikan thote se dënon publikimin e dezinformatave lidhur me z.Gabriel Escobar nga gazetari Vudi Xhymshiti në median e tij.

KSHA thote se Gabriel Escobar është një profesionist i jashtëzakonshëm, një mik i madh i popullit shqiptar dhe përfaqësues dinjitoz i DASH-it i cili me përkushtim të madh ka punuar për zgjedhjen e problemeve dhe dialogun Kosovë- Sërbi. 

“Këto dezinformata të cilat i ka hedhur poshtë edhe vetë DASH nuk i shërbejnë aspak interesit tonë kombëtar. Tentativa për të përbaltur përfaqësues të aleatëve tonë historik e sidomos të një diplomati të kalibrit siç është z.Eacobar janë dashakeqe ndaj interesit tonë kombëtar dhe të papranueshme në aspektin profesional.Shkrime të këtilla tendencioze dhe të pa verifikuara duhet të dënohen nga opinioni publik, shoqëria civile por edhe nga institucionet e tjera përkatëse".

KSHA po ashtu shpreh mbështetje të plotë ndaj z.Escobar dhe misionit të DASH në përpjekjet për një marrveshje të përhershme të paqes mes Republikës së Kosovës dhe Sërbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat