UN New York(10 Maj 2024) Asambleja e Përgjithëshme e OKB miratoi një rezolutë për t’u dhënë palestinezëve “më shumë të drejta dhe privilegje” dhe në të cilën bëhet thirrje që Këshilli i Sigurimit të rishqyrtojë në mënyrë të favorshme kërkesën e Autoritetit Palestinez për të qenë anëtare me të drejta të plota në OKB.
Kështu që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me rezolutën e miratuar sot e njeh Palestinën si të kualifikuar për t'u bërë anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara dhe rekomandon që Këshilli i Sigurimit "të rishqyrtojë çështjen në mënyrë të favorshme".
Me një shumicë dërrmuese votash, Asambleja e Përgjithshme e KB miratoi një rezolutë për t'i dhënë "të drejta dhe më shumë përvilegje " të reja një shteti palestinez dhe shtyn Këshillin e Sigurimit të rishqyrtojë pranimin e tyre si anëtari i 194-të i OKB-së.
Mirëpo, thanë diplomatë pas votimit se ky votim ishte i pritshem por ai nuk garanton anëtarësimin, pasi kjo rezolutë duhet të kaloi tani në Këshillin e Sigurimit, ku do të vendos vetoja?!
143 vende votuan pro rezolutës:
Algjeri, Andorra, Angola, Antigua-Barbuda, Armenia, Australi, Azerbajxhan, Bahamas, Bahrein, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Belgjikë, Belize, Benin, Butan, Bolivi, Bosnje dhe Hercegovinë, Botsvana, Brazil, Brunei, Burkina Faso, Burundi , Cabo Verde, Kamboxhia, Republika e Afrikës Qendrore, Çad, Kili, Kina, Kolumbia, Komoret, Kosta Rika, Bregu i Fildishtë, Kuba, Qipro, Republika Popullore Demokratike e Koresë, Danimarka, Xhibuti, Dominika, Republika Domenikane, Egjipt, El Salvador, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Estonia, Etiopia, Franca, Gabon, Gambia, Gana, Greqia, Grenada, Guatemala, Guinea, Guinea-Bissau, Guajana, Haiti, Honduras, Islanda, India, Indonezia, Irani, Iraku, Irlanda, Xhamajka , Japoni, Jordani, Kazakistan, Kenia, Kuvajt, Kirgistan, Laos, Liban, Lesoto, Libi, Lihtenshtajn, Luksemburg, Madagaskar, Malajzi, Maldive, Mali, Maltë, Mauritania, Mauritius, Meksikë, Mongoli, Mali i Zi, Marok, Mozambi , Namibia, Nepali, Zelanda e Re, Nikaragua, Nigeri, Nigeria, Norvegjia, Omani, Pakistani, Panamaja, Peruja, Filipinet, Polonia, Portugalia, Katari, Republika e Koresë, Rusia, Ruanda, Saint Kitts dhe Nevis, Saint Lucia, Saint Vincent dhe Grenadinet, San Marino, Arabia Saudite, Senegali, Serbia, Seychelles, Sierra Leone, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Somali, Afrika e Jugut, Spanja, Sri Lanka, Sudani, Surinami, Siria, Taxhikistani, Tajlanda, Timor-Leste, Trinidad dhe Tobago, Tunizi, Turkmenistan, Turqi, Uganda, Emiratet e Bashkuara Arabe, Republika e Bashkuar e Tanzanisë, Uruguai, Uzbekistani, Vietnami, Jemeni, Zambia, Zimbabve.
9 vende përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës votuan kundër rezolutës:
Argjentina, Republika Çeke, Hungaria, Izraeli, Mikronezia, Shtetet e Bashkuara, Papa Guinea e Re, Nauru dhe Palau.
25 vende përfshirë Shqipërinë abstenuan nga votimi:
Shqipëria, Austria, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Fixhi, Finlanda, Gjeorgjia, Gjermania, Italia, Letonia, Lituania, Malavi, Ishujt Marshall, Monako, Holanda, Maqedonia e Veriut, Paraguaj, Republika e Moldavisë, Rumania, Suedia, Zvicra, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar dhe Vanuatu.
Votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara erdhi pas disa fjalimeve të diplomatve plot pasion dhe tensioni.
Ambasadori palestinez Riyad Mansour u bëri thirrje të gjithave vendeve anëtare të votojnë pro: "Vota po është një votë për ekzistencën e Palestinës, nuk është kundër asnjë shteti," tha ai.
Delegati i OKB-së i Izraelit, Gilad Erdan, e grisi në mënyrë demostrative nga salla e AP një kopje të Kartës së OKB-së, duke pretenduar se shtytja për të përfshirë një shtet palestinez do të ishte në kundërshtim me statutin e organit.
Sipas procedurës së OKB-së, Këshilli i Sigurimit është tani ai që duhet t'i rekomandojë "një e nga një" anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme për miratim përfundimtar me një shumicë prej dy të tretave të votave.
Aktualisht i konsideruar si një shtet vëzhgues joanëtar i OKB-së që nga viti 2012, ambasadorët palestinezë kanë kërkuar prej kohësh anëtarësimin e plotë në OKB dhe lufta e fundit në Gaza dhe kriza e mëvonshme humanitare kanë rindezur urgjencën për anëtarësim. Karta e OKB-së thotë se anëtarësimi është i hapur për "të gjitha shtetet paqedashëse që pranojnë detyrimet...dhe janë në gjendje t'i kryejnë këto detyrime".
Në prill, Shtetet e Bashkuara, të cilat janë pjesë e Këshillit të Sigurimit prej 15 anëtarësh, vendosen veton ndaj një rezolute të mbështetur nga shumica që shtynte për anëtarësimin e Palestinës.
Ndërsa tani si një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, vetoja e SHBA-së, thuhet se mund të "hedh" poshtë rezolutën që u miratua sot.
Zëvendës ambasadori amerikan në OKB Robert Wood e bëri të qartë se administrata e Biden është kundër rezolutës së Asamblesë.
Në një deklaratë pas vetos së prillit të SHBA-së, ambasadori amerikan Robert Wood tha se kishte disa pyetje "nëse aplikanti i plotësonte kriteret për anëtarësim", duke përfshirë nëse "kërkuesi plotëson kriteret për t'u konsideruar si shtet".
Wood shtoi se SHBA-të besojnë se "rruga më e shpejtë drejt shtetësisë për popullin palestinez është përmes negociatave të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez". Ai e përsëriti këtë ide përpara votimit të së enjtes, duke thënë: "Ne kemi thënë që në fillim se mënyra më e mirë për të siguruar anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB është ta bëjmë këtë përmes negociatave me Izraelin. Ky mbetet qëndrimi ynë", sipas UN-TV.
Izraeli e quajti miratimin e rezolutës një vendim të turpshëm që shpërblen Hamasin.
"Mesazhi që OKB-ja i dërgon rajonit tonë të vuajtur është se dhuna shpërblehet”, tha ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz
“Izraeli është mirënjohës për të gjitha ato vende që nuk votuan pro ose nuk bashkëpunuan me këtë lëvizje të shtrembëruar, duke zgjedhur të jenë në të djathtë te ana e historisë dhe moralit", vijoi ai.
Hamasi iu gëzua votimit në OKB "për të drejtat e palestinezëve"
Hamasi ka reaguar ndaj votimit në OKB për Palestinën.Fraksioni islamik ka shkruar në Telegram se ‘rezoluta është një njohje e nevojës që populli ynë palestinez të fitojë të drejtat e tij legjitime dhe një afirmim të bashkëpunimit ndërkombëtar, përballë vullnetit të SHBA-së për të mbështetur luftën e asgjësimit të zhvilluar kundër tyre. Ne u bëjmë thirrje vendeve të lira të botës që të intensifikojnë përpjekjet e tyre dhe të ofrojnë të gjitha mjetet e ndihmës dhe mbështetjes për popullin tonë palestinez’.
Sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, vendet që synojnë anëtarësimin duhet të “jenë të angazhuara për paqe” dhe Këshilli i Sigurimit duhet t’ia rekomandojë pranimin e tyre Asamblesë së Përgjithshme, e cila bën miratimin përfundimtar. Territoret palestineze morën statusin e shtetit vëzhgues, jo-anëtar të OKB-së, në vitin 2012.
Rezoluta “përcakton” se Autoriteti Palestinez do të kualifikohej për anëtarësim, duke hequr terminologjinë fillestare që në gjykimin e Asamblesë së Përgjthshme “është një shtet i angazhuar për paqe”. Bazuar në këtë, i rekomandohet Këshillit të Sigurimit që të rishqyrtojë kërkesën e Autoritetit Palestinez në mënyrë “të favorshme”.