Fran Marku veprimtar dhe humanist në Nju-York: Jetoj me vuajtjet dhe krenarinë e popullit tim

Amerika

Fran Marku veprimtar dhe humanist në Nju-York: Jetoj me vuajtjet dhe krenarinë e popullit tim

Nga: Luz Thaçi Më: 14 maj 2024 Në ora: 16:32
Fran Marku

Jemi të ulur në burektoren “Dukagjini”,në rrugën “Shën Nënë Tereza” në Bronx,me veprimtarin dhe humanistin e vecantë në mërgatën tone në SHBA,z. Fran Marku.Derisa ,rikthehemi mbrapa në kohë,për të bërë një ecje gadi tridhjetë vjecare të tijë në veprimtarinë e pandaluar,për të ndihmuar njerëzit në nevojë, kudo që janë në Nju-Jork,Shqipëri,Kosovë,nga dora nuk e lëshon një bllok shënimesh,me data,emrat e atyre të cilëve u ndihmoj,mbledhjen e kontributeve për te ua zbut vuajtjet njerzve tanë,për të ndihmuar kishën,shkollën,bibliotekën dhe,këdo që ishte në nevojë.

Z. Fran Marku, officer i shkolluar dhe më vonë aktiv në armatën e ish Jugosllavisë,do të lëshoj punën(de mobilizohet) nga puna në Zajecar në vitin 1993 në shenjë mospajtimi me politikën shfarosëse e cila ushtrohej ndaj popullit shqiptar në Kosovë.Do kthehet në Kosovë dhe do mbetet pa punë dhe në kërkim të sigurimit të kafshatës së gojës për familjën,përmend biznismenin nga Mitrovica z. Zeqir Gashi,i cili, do e pranoj në punë ne “Merkant –Exim”,të cilit thotë se për jetë i është mire njohes.

Nëvitin 1996,do të shpërngulet ma familje në Nju-Jork,dhe nga atëherë ecja e tije është e lidhur me dy sfera të pandara:puna për të mbijetuar dhe aktiviteti për ti dal zot

2.Atëdheut dhe ndihmuar sa të kishte mundësi,njerëzit në nevojë.Fillimisht,inkuadrohet në “Albanaian-American Oppen Heand Associacioten”(Shoqat duart e hapura Shqiptaro-Amerikane”)të cilën e udhëhiqte z. Alexandar Nilaj,si anëtar i bordit e në të cilën vepron edhe sot…

Dhe ,humanisti Fran Marku,me një pedantitet të rrallë shfleton bllokun e xhepit,i cili është njëherit dhe ditar i jetës së tijë.Ne pika tëshkurtëra ka emrat e nevojtarve,mbledhjen e kontributeve me sasi të mjeteve të dhuruara,datat kur u janë dorëzuar nevojtarëve,me nënshkrime të pranimit.Pasi,që cdo faqe ka nji histori, e lus që të kapercejmë ca dhe të ndalemi në disa të vecanta që mua me bënë përshtypje.

3. Dhe Frana do të vazhdoj:Kemi mbledh dhe shpërndar ndihma në të gjitha trojet tona shqiptare pa dallim:Shqipëri,Kosovë…por edhe këtu në Nju-Jork.Natyra e mbledhjës dhe dërgimit të ndihmave ka qenë në bazë të nevojes dhe e organizuar nga shoqata apo edhe ne anëtaret e bordit në mënyrë individuale.Unë,kam qenë i angazhuar në të dyjat,dhe siç po e sheh nëtëgjitha keto aksione kam dhënë, pos organizimit edhe mjete personale sado modeste që mund të duken,por pa u nda dhe pa u ndal.Madje që,nga fillimi i marrjës me këtë veprimtari,kisha veçuar nji kuti aluminijumi,ku parat e imta në bazë ditore do i ndajsha për ndihma,dhe me dilnin jo ma pak se 90 dollar ne muaj,dhe sot e bëje këtë dhe ku të del nevoja,tani me kam një pjesë timen që do ia dergoj kujt do që ka nevojë…

BASHKËVENDASIT TONË, PËR FAMILJE, I DERGUAM LOPËN ME VIÇ

Dhe në vazhdojmë bisedën duke shfletuar bllokun e jetës së tije:Vite më pare shton Frana,i mblodhëm 760$ dhe per festen e Bajramit,ja dorëzova në Prishtinë Faik Sefajt i cili çdo dite kujdeset dhe pastron ambientin dhe statujën e Shejtës Nënë Tereza në Prishtinë.Kjo ishte një befasi për të,dhe me këtërast u ftova në një intervistë për RTP.Në Shqipëri i kemi dërguar të holla një pronari të cilit iu kishte kall shtepia.Kemi mbledhur ndihma dhe kontribute për biblotekën e Shollës fillore në Drenoc(3200$), për kishën në fshatin Poterç dhe motrat e nderit ,kemi ble frigoriferin për arkivole funerale në Gllaviqice.Besim Saliut,pas i kishte vdek babai dhe ishte në gjendje të rëndë materiale i kemi mbledhur dhe dërguar 1800$...

Frana ishte edhe anëtar i Keshillit te Kishes Shqiptare ne Nju-Jork per organizimin e ndihmave pë ndërtimin e Katedrales në Prishtinë dhe anëtar aktiv i Federates Panshiqptare “Vatra”.

Në çdo faqe të bllokut,humanistit Fran Marku,ka nga një histori,ndërsa faqe ka shumë,mbi 100.Ndalem te një rast i vecantë,që nuk kisha pas rast ta dëgjoja ma parë,dhe lus Franen që të me shpjegoj:

4. Po,në verën e vitit 2019,gjatë pushimeve te mianëKosove,do të shkoj dhe vizitoj një bashkvendas timin nga Drenoci,z. Naser Krasniqin,i cili jetonte në njëvarfëri të skajshme me shoqen dhe katër fëmijë të vegjel.Pa të ardhura,as për të bler qumshte.Isha me vëllaun tim Markun,dhe me lindi ideja nga aty(por nuk ja thashë) që të aktivizohem si tëkthehem për të ja blerë një lope.Përpak kohe,duke trokit dere në derë dhe shpjeguar miqeve të mijë idenë dhe nevojën,ia arrita që ti mbledhë 1200$.Të hollat i kam dërgu vëllaut tim Markut dhe dy miqve të tjerë(si komision) të cilët kanë shku në Pejë me traktor të vëllaut tim,e kanë blerë lopën me viq dhe ja kanë dërgu Naser Krasniqit dhe familjes së tijë.Nuk deshiroja t’ ja dërgoja të hollat,po lopën e cila do t’iflladiste edhe amelzonte shpirtin fëmijëve të vegjel.Pra, pa tjeter ishte befasi për nevojatrin, Naser Krasniqini cili më vonë më është falenderuar dhe më ka dërguar fotot e tyre me lopen dhe me viqin e dhuruar nga ne….

Rrëfime të kësa jnatyre për nevojtarët dhe bamirësin, te Fran Markut,janë të shënuara në çdo faqe të bllokut të tijë e sigurisht,edhe në kujtesën e atyre të cilët këto ndihma I morën.Një gjë ishte unike në këto shënime,që në secilën faqe dhe në çdoaktivite tkontribues ishte ishënuar edhe emrii Fran Markut,si kontribues,dikund me 100$, dikund,200,dikund 500 e edhe 1000$.Pra,thotë Frana:Unë nuk mund të I kërkojë dikujtndihma e vetë të mos jap,në të gjitha këto aksione jam edhevetë kontribue sedhe sot kur jam në pension.Frana jeton

5. Në mes Nju-Jorkut dhe Drenocit ku e ka ngrit shtepinë e re,sëbashku me bashkëshorten Tereza me tëcilen, jetojnë me humanizmin qe nuk e

ndalin dhe dashurin me femijët dhe nipërit dhe mbesat si dhe miqtë e shumtë anë e mbanë botës shqiptare.

Frana,më pare ishte I aktivizuar në LDK,madje e shohim në takime me Ibrahim Rugoven si dhe shumë veprimtarë tanë dhe amerikanë me të cilët, Frana është takuar dhe i ka dal zot atedheut.

Në pyetjën time:A e ketëvështirë,që sot pas 25 vjete lirie t’I kërkosh të tjerëve kontribute për të ndihmuar?Frana do shtoj:Nukështë e lehtë fare,por këtë punë e kam mision shpirtëror,sëpari, jap kontributin vetë,pastaj mundohem që ndjenjat e mia ti ndaj njerëzve tanë ,t’ushpjegoj edhe tëtjerëve.Dhe rëndomtë,nuk më dëshprojnë.

Thjesht, Fran Marku,me humanizmin e tijë mbi tri decenije portertizon mërgimtarin mendjendritur i cili, pa ndalur jeton me vuajtjet dhe me krenarinë e popullit tonë,duke lënë gjurmë në historiografinë e mërgatës sonë dhe atë kombëtare në tërësi.E tëra kjo,për ma tepër,na e rritë nderin dhe na bën krenar me veprën e këtij veprimtari që lëgjurmë në kohë.

I nderuar Fran Marku,mirënjohës me përunjësi për këtë veprimtari të artë dhe kodit që e ke sjell në fisnikërimin tone,të gershetuar ndër shekuj:ndihmës të pakursyer ndaj atyre që janë në nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat