Ambasadori Bushati ndan skenën me Chuck Schumer në New York, senatori amerikan: Jam miku më i mirë i Shqipërisë në SHBA

Amerika

Ambasadori Bushati ndan skenën me Chuck Schumer në New York, senatori amerikan: Jam miku më i mirë i Shqipërisë në SHBA

Më: 20 maj 2024 Në ora: 20:42
Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati ka ndarë në rrjetet sociale pamjet ku shfaqet përkrahë senatorit amerikan Chuck Schumer.

Bushati dhe Schumer kanë realizuar së bashku edhe simbolin e shqiponjës me duar, teksa Kryetari i Mazhorancës në Senatin amerikan mbante në kokë një plis, simbol të Shqipërisë.

Diplomati shqiptar shkroi në Facebook se Schumer u shpreh se është “miku më i mirë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara”.

Schumer, përfaqësuesi i New York-ut në Senatin Amerikan dhe kryetari i mazhorancës, është shpesh konsideruar si një miku dhe mbrojtës i përkushtuar i komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prania e tij në panairin e tretë vjetor të Gjergj Kastriot Skënderbeut në Bronx tregon përkushtimin e tij ndaj komunitetit shqiptare dhe vlerësimin për trashëgiminë dhe kontributin e shqiptarëve në kulturën dhe shoqërinë amerikane.

Në një moment të fjalimit të tij, Senatori Schumer shprehu krenarinë e tij për një fakt të rëndësishëm: “E dini cili vend ka numrin e dytë më të madh të shqiptarëve në botë? New York! Sa më shumë shqiptarë të ketë në New York, aq më i madh do të jetë New York-u.”

Ai gjithashtu shprehu falënderimet për kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan në zhvillimin dhe prosperitetin e vendit, duke theksuar angazhimin e tyre në ndërtimin e bizneseve, krijimin e vendeve të punës dhe për kontributin e shumë policëve shqiptarë në New York.

Senatori Schumer inkurajoji aspiratat dhe potencialin e komunitetit shqiptaro-amerikan për të arritur suksese dhe për të kontribuar në shoqërinë amerikane duke thënë që shqiptarët janë Ëndrra Amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat