Kohët e fundi ka pasur përplasje midis protestuesëve etnikë serbë të armatosur dhe policisë së Kosovës. Arsyeja është se kohë më parë Kosova i ka urdhëruar shoferët në veri të vendit të dorëzojnë targat e Serbisë dhe t’i zëvendësojnë me targat zyrtare të Kosovës.
Më 10 dhjetor, serbët që jetojnë në veri të Kosovës nisën të ngrenë barrikada. Banorët e Kosovës u përballën me ta, dhe policia e Kosovës bllokoi pikat kufitare. Pasoi një bllokim trafiku si dhe një shkëmbim zjarri i shkurtër, qëpërfshiu edhe përdorimin e një granate trullosëse.
Të shtënat janë ndërprerë, por janë shtuar kërcënimet. Një shkëmbim zjarri vetëm për disa targa mund të duket një reagim i tepruar, por ky është Ballkani. Një zonë relativisht e vogël me shumë kombësi, dhe ku kufijtë politikë nuk përputhen me ato etnikë. Në vitet 1990, atje pati një luftë brutale civile midis këtyre grupeve etnike.
Për shembull, serbët janë të krishterë, ndërsa boshnjakët janë myslimanë. Serbët dhe boshnjakët jetojnë në afërsi të njëri-tjetrit. Lufta civile që shpërtheu atje, përfshiu edhengritjen e kampeve të përqendrimit, dhe disa vlerësojnë se vdiqën mbi 100.000 boshnjakë, një shifër që hidhet poshtë nga serbët.
Megjithatë, askush nuk dyshon se ishte ajo luftë një kasaphanë. Luftimet rrezikonin të shtriheshin edhe në Kosovë, në jug të Serbisë. Kosovarët janë shqiptarë etnikë dhe nëshumicë myslimanë që jetojnë në një zonë tëpretenduar nga Serbia.
Kur forcat serbe nisën të hyjnë në Kosovë, qeveria amerikane dhe ato evropiane, të vetëdijshme për masakrën në Bosnje, ishin të shqetësuara se në Kosovë do të ndodhte një masakër tjetër. Avionët e NATO-s, kryesisht britanikë dhe amerikanë, ndërmorën sulme ajrore për t’i detyruar serbët të largoheshin.
Bombardimi u shtri në Serbi, dhe përfshiu sulme edhe kundër kryeqytetit serb, Beograd. Ato sulme shkaktuan shumë viktima në radhët e civilëve serbë. Shtetet e Bashkuara donin që të arrinin një armëpushim me serbët. Presidenti i Serbisë refuzoi, pjesërisht për shkak tëzemërimit për bombardimin e Beogradit, dhe pjesërisht sepse kishte frikë se do të përballej me akuzat në Hagë, gjë që në fakt ndodhi.
Në pamundësi për të siguruar kapitullimin e Serbisë, sulmet ajrore vazhduan. SHBA-ja kontaktoi me rusët, të cilët kishin marrëdhënie të ngushta me serbët. Rusët i bindën këta tëfundit që pranonin një armëpushim. Në këmbim, rusët prisnin të trajtoheshin si pushtues të barabartë të Serbisë dhe Kosovës, duke imponuar armëpushimin në të gjitha rajonet si të barabartë me NATO-n.
Por amerikanët e mohuan se kishin rënë dakord për këtë me rusët. Rusët thonë se nuk kishin asnjë arsye për të negociuar me NATO-n përveç njohjes së statusit si një fuqi e madhe e barabartë. Trupat ruse mbërritën në aeroportin e Kosovës për të shërbyer si paqeruajtës.
Ata u rrethuan nga trupat e NATO-s dhe u detyruan të largoheshin. Ajo ngjarje pati një ndikim të madh në ngjitjen në pushtet të Vladimir Putinit dhe në mosbesimin e tij ndaj Shteteve të Bashkuara. Për më tepër ajo e bindi atë se SHBA–ja donte ta shkatërronte plotësisht Rusinë, dhe ai e mori presidencën me premtimin për të mos lejuar që Rusia të trajtohej me përbuzje në të ardhmen.
Pra, kosovarët dhe serbët po zihen për targat. Dhe ajo që do të dukej si tepër e parëndësishme për të tjerët, nuk është e parëndësishme në këtë rajon. Në Ballkan, kujtimet janë të gjata dhe të pafalshme. Dhe ky rajon ndikon mbi gjithçka rreth tij. Lufta e Parë Botërore filloi pikërishtnë Bosnje.
Por për kohën, përfundimi i luftës së Kosovës ngjalli një mosbesim të thellë të Rusisë ndaj Shteteve të Bashkuara.Aktualisht ka një luftë që përfshin Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara. Deri tani ajo nuk po shkon mirë për Moskën. Kur zhvillon një luftë, është jetike ta detyrosh armikun të zhvendosje gjetiu vëmendjen e tij, sidomos kur ka një ngërç në fushën e betejës.
Rusët kanë kërkuar mënyra të tjera për t’i shpërqendruar ukrainasit, por janë në fakt amerikanët ata që duhet të shpërqendrohen. Serbia është afër Rusisë, ashtu siç ka qenë për një kohë të gjatë. Shtetet e Bashkuara kanë një histori të gjatë të angazhimit në rajon.
Një konflikt tjetër ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, nuk do të ndryshonte vetvetiu rrjedhën e luftës në Ukrainë, por me shumë pak kosto ajo mund t’i detyrojë amerikanët të humbasin njëfarë fokusi, nëse do të devijonin disa nga forcat për të mbrojtur Kosovën, një lloj detyrimi që i ka rrënjët që nga vitet 1990.
Në çdo rast, Rusia ka pak për të humbur, dhe Serbia është gjithmonë e gatshme të përplaset me Kosovën.Gjithçka nisi me përplasje të vogël për një çështje tepër në thelb të parëndësishme. Prandaj arsyeja e përplasjes me armë, nuk ka pasur lidhje me çështje të parëndësishme, por me përpjekjen për ta rindezur luftën e Kosovës.
Në rast se rusët donin një devijim me kosto dhe me rrezik të ulët, ata kishin shumë nxitje për të kontaktuar me Serbinë. Sigurisht që ka pasur përplasje edhe më parë. Por çështja nuk është se si nisin por çfarë mund tëshkaktojnë ato. Prandaj duhet pasur shumë kujdes, se çfarëmund të prodhojnë ngjarjet e fundit në kufirin Serbi-Kosovë.
Shënim:George Friedman, është një parashikues gjeopolitik dhe strateg me famë për çështjet ndërkombëtare. Themelues dhe drejtues i think-tankut “Geopolitical Futures”.