Plani B i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Analiza

Plani B i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Nga: Larry C. Johnson Më: 29 gusht 2023 Në ora: 13:34
Larry C. Johnson

Cilësimi “Plani A” rëndom përdoret për të emërtuar një strategji aktuale, ndërkaq cilësimi "Plani B" aplikohet zakonisht për të emërtuar një strategji rezervë ose alternative në rast se Plani A nuk funksionon.

Plani A

Për Shtetet e Bashkuara (SHBA), Plani A ka qenë një formë e imperializmit që nga Lufta Spanjollo-Amerikane. Në atë kohë kishte një Lidhje Anti-Imperialiste në SHBA (1898), por ajo nuk pati sukses. Imperializmi ishte politikisht korrekt për shumë vite, por pas Luftës së Dytë Botërore, si imperializmi ashtu edhe kolonitë filluan të konsiderohen dukshëm më pak si nocion dhe praktikë korrekte. Gjithnjë e më tepër, shkencëtarët politikë dhe autorët në revistat e marrëdhënieve ndërkombëtare filluan të përdorin fjalën "hegjemonia" si një sinonim dhe zëvendësim paksa më i lehtë. Referencat më të përgjithsuara për Planin A të SHBA-së tanimë aplikojnë termat "demokraci liberale" dhe "Rend Ndërkombëtar i Bazuar në Rregulla" /’Rules-Based Order’/. Kritikët shpesh përdornin termin "Perandoria Amerikane" për të irituar Establishmentin /Amerikan/. Objektiv i Planit A në vitet e fundit ka qenë ndryshimi i regjimit në Rusi për të sjellë një qeveri të ngjashme /’kukull të nënshtruar’, o.p./me atë të Jelcinit.

close

volume_off

Lufta e Ukrainës pati një periudhë të gjatë shtatzënie /para-pregaditje/ si pjesë e Planit A të SHBA-së, me organizimin e një të ashtuquajturi "Revolucion Portokalli" /’Orange Revolution’/ në vitin 2004 me objektiv për të ndryshuar regjimin që të ishte i drejtuar dhe kontrolluar nga SHBA-të. Poashtu edhe për të larguar dhe eliminuar cfarëdo regjimi që mund të kishte afinitete pozitive ndaj Rusisë. Qeveria e Ukrainës para vitit 2014 kishte zgjedhur një pako ekonomike më të favorshme nga Lindja (dmth nga Kina dhe Rusia) ndaj ofertës së ofruar nga Perëndimi (SHBA dhe BE). Kina pereferonte akses në rajonet gjigante të prodhimit të grurit në Ukrainë dhe Rusia dëshironte të vazhdonte marrëdhëniet historike të biznesit dhe tregtisë me Ukrainën. Pas ndërhyrjes /komplotiste amerikano-evropiane, o.p./ dhe ndryshimit të regjimit të vitit 2014, Ukraina hoqi dorë nga marrëveshja me Lindjen dhe u kthye kah Perëndimi. Fushat me drithëra u kaluan nga Kina në favor të interesave financiare të SHBA. Shumë fabrika në Ukrainë që kishin qenë pjesë e zinxhirit të furnizimit rus /’Russian supply chain’/ humbën bizneset e tyre dhe nuk ishin më të realizueshme.

Marrëveshja për Grurin /Grain Deal/ e vitit 2022 mes të Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe OKB-së e ilustron mirë situatën komplekse. Marrëveshja iu ofrua OKB-së mbi bazën e vlerësimit se drithi ukrainas ishte i nevojshëm për të parandaluar urinë në vendet e varfëra të botës. Megjithatë, pjesa më e madhe e grurit shkoi dhe u shit në Kinë dhe në vendet e NATO-s. Vendet e varfëra morrën më pak se tre për qind të gjithë vëllimit të grurit të dakorduar. Dhe shumica e të ardhurave nga shitja e grurit thuhet se i shkuan një ndër investitorëvë të të mëdhenjë financiar amerikan nga ato toka jashtëzakonisht të plleshme bujqësore të Ukrainës. Për më tepër, Perëndimi nuk ia arriti realizmin e përfundimit të marrëveshjes. Këtë ngase po refuzonte të zbatonte dhe të përmbushte /përmes obstruimeve dhe tentim justifikimeve, o.p./ nga më të llojllojshme, pjesën e marrëveshjes /nga e cila do të mund të përfitonte edhe Rusia si pjesë kyce e Marreveshtjes, o.p./, e nëse Amerika do të kishte hequr disa sanksione ndaj Rusisë në mënyrë që Rusia të mund të eksportonte plehra /artificial për fertilizmin e tokës bujqësore në vendet tjera të botës/. Edhe një herë, Perëndimi u tregua "i paaftë për të ju përmbajtur cfarëdo marrëveshjeje", vecanërisht shikuar dhe pohuar me zë të lartë nga këndvështrimi rus. Prandaj, anulimi i marrëveshjes së grurit nga Rusia arriti të shqetësojë dhe iritojë si Kinën, ashtu edhe vendet e NATO-s. Megjithatë, Rusia tha se do të sigurojë drithëra zëvendësuese për vendet e varfëra, madje pa pagesë fare. Pas sulmit ukrainas të korrikut 2023 që goditi dhe rrëzoi një pjesë të Urës kapitale të Kerçit /që lidhë pjesën kontinentale të Rusisë me Krimenë/, Rusia në esencë bllokoi portet ukrainase, dhe urdhëroi të gjitha anijet të largoheshin dhe qëndronin larg nga portet, si dhe bombardoi objektet qenësore të portit. Dëmi ishkaktuar me sa duket është mjaft i rëndë dhe do të pengojë dhe pothuaj pamundësojë eksportet e drithërave për disa kohë.

Pavarësisht përpjekjeve të SHBA-së, Lufta e Ukrainës nuk po shpaloset sipas skenarit të paraparë dhe origjinal të Planit A. Ushtria e Ukrainës nuk po mund të bën përparim kundër mbrojtjes së fuqishme ruse dhe po humbet një numër jashtëzakonisht të madh ushtarësh dhe armatimesh. SHBA dështoi në mundësitë e saja të kufizuara për të prodhuar sasi shtesë shumë më të mëdha armatimesh dhe municionesh, ngase nuk kishte kapacitete industriale rezervë të mjaftueshme për prodhim armatimesh. I gjithë Perëndimi /përkatësisht Amerika dhe Evropa dmth NATO-ja, o.p./ nuk ishin, dhe nuk janë akoma, në gjendje të prodhojnë sasi të mjaftueshme armësh dhe municionesh të nevojshme për të zëvendësuar /armatimin e shkatërruar nga Rusët dhe municionin e shfrytëzuar nga Ukraina në luftën e saj kundër Rusisë, o.p./. Rrjedhimisht Plani A dështoi të marrë në konsideratë në mënyrë adekuate kërkesat e kësaj lufte të furishme industriale në Ukrainë. Edhe takimi i NATO-s në Vilnius ishte një fatkeqësi jo e vogël nga pikëpamja e Ukrainës. NATO-ja në esencë i tha Ukrainës se nuk mund të anëtarësohej në NATO derisa Ukraina të fitonte luftën kundër Rusisë, si dhe se Ukraina duhej të fitonte luftën sa më parë sepse përndryshe financimi dhe mbështetja e NATO-s për luftën mund të dobësohet dhe të përfundojë në fund të vitit 2023. Kjo në esencë do të thotë se Ukraina do të humbasë luftën, dhe poashtu të mos të mund të anëtarësohet në NATO. Një shpjegim i hezitimit të SHBA-së në dërgimin e mbështetjes më të avancuar të armëve në Ukrainë mund të gjendet në deklaratat e Biden & Co. se SHBA-ja nuk dëshiron një luftë me Rusinë. Megjithatë, një arsye tjetër është se SHBA-ja nuk dëshiron që armët e saj më të avansuara të hidhen në erë përkatësisht të shkatërrohen ose edhe të kapen dhe të zihen të padëmtuara nga Rusia.

Plani A i SHBA-së përmbante edhe një komponent të dytë përveç asaj të luftës së kapaciteteve ushtarake industriale, dhe që është dhe përgjithësisht mund të quhet luftë gjithë-përfshirëse financiare. Kjo përfshinte përpjekjet e njohura të sanksioneve kundër Rusisë, duke u përpjekur të pengonin dhe në fakt të bllokonin Rusinë që të mund të përdorte sistemet e kartave të kreditimit bankar të SHBA-ve, sistemin e transferimit ndërkombëtar të parave SWIFT, si dhe sisteme të tjera të tilla transakcioneve financiare. SHBA-ja dhe BE-ja gjithashtu ndaluan dhe bllokuan fluturimet e avionëve komercialë rusë në Evropë dhe Amerikë, tentuan ta pengonin dhe bllokonin eksportin e materialeve dhe teknologjisë së avansuar dhe të asaj më qenësore në Rusi, atakuan bizneset ruse dhe u përpoqën të konfiskonin rreth 300 miliardë dollarë të aseteve ruse /që gjendeshin të deponuara në bankat perëndimore o.v./.

Fatkeqësisht për SHBA-në /dhe Evropën, dhe vecanërisht për Ukrainën o.p./, as lufta industriale amerikano-evropiano-NATO-iste, dhe as ajo financiare e tyre, nuk kanë pasur ndikimin e dëshiruar apo të pritur /të bllokimit dhe dobësimit qenësor të Rusisë o.p/. SHBA-të kështu po humbasin luftën e saj të tipit ‘proxy war’ në Ukrainë /që përndryshe është termin që i referohet luftës indirekte dhe të deleguar argatëve apo pionëve lokal vendor, në këtë rast argatëve ushtarak ukrainas, nga ana e palës nxitëse kryesore të luftës që në këtë rast janë amerikanët dhe NATO-ja, e për të mos u implikuar direkt ushtarakët amerikanë dhe NATO-ja, përkatësisht vetë shteti apo shtetet nxitëse në fjalë o.p./.

Poashtu armët amerikane duket se janë inferiore në krahasim me ato ruse, si dhe se fabrikat amerikane nuk mund të përballojnë luftën industriale përkatësisht prodhimin e nevojshëm të shtuar për aramatim dhe municione që i nevojiten argatëve të tyre ukrainas të autorizuar për të bërë luftën, o.p./. Videot tregojnë shkatërrimin dhe djegjen e armatimeve perëndimore nga Rusia, fakt ky që nuk ndihmon as edhe shitjet e mëtejme të dëshiruara të armatimeve të SHBA-së dhe BE-së në Jugun Global /dmth në vendet e treta të globit, o.p./.

Sa i përket luftës financiare kundër saj, Rusia ka zhvilluar sisteme alternative për të zëvendësuar sistemet perëndimore financiare dhe ka kryer një program masiv zëvendësimi të importeve /me importe nga vendet tjera si dhe me produkte vendore, o.p./. Përkundër pritshmërive perëndimore, sanksionet kanë pasur ndikime shumë negative dhe degradueso-perverse ndaj vetë zbatuesve perëndimorë amerikano-evropian dhe NATO-ist, dhe në fakt prej tyre duket se dukshëm ka përfituar Rusia. Si rezultat i papritur, madje edhe Jugu Global po bëhet gjithnjë e më i rezervuar dhe i hezituar për të mbajtur asetet e veta financiare në Perëndim, ose për të qenë shumë i varur nga importet ose sistemet perëndimore. Si dhe, është krijuar dhe përforcuar një lëvizje mbarë-botërore drejt de-dollarizimit. Duket sikur Plani A i SHBA-së tanimë po dështon të tërësi si në frontin e luftës ushtarako-industriale kundër Rusisë, e poashtu edhe në atë planin financiar.

Plani B

Ka pak prova që SHBA kishte një Plan B të luftës në Ukrainë. Duhet të kishte pasur një analizë të avansuar dhe të detajuar të pasojave dhe goditjeve të mundshme, efekteve anësore, bumerangëve dhe dështimeve të drejtpërdrejta të mundshme të Planit A. Diçka e ngjashme me një Deklaratë të Ndikimit Mjedisor /dmth të impaktit të mundshëm të luftës në fjalë, o.p./ duhet të ishte përgatitur paraprakisht. Një “Deklaratë e Ndikimit të Konfliktit” do të duhej të kishte analizuar alternativat ndaj veprimeve të propozuara të luftës, si dhe efektet anësore të mundshme të secilës alternativë të luftës. Është e paqartë nëse diçka e tillë është bërë paraprakisht. Megjithatë, nuk ka gjasa që shumë politikanë amerikanë, të zhytur në arrogancë vetë-besimi rrahagjokës dhe mendjemadhësi eksluziviste, do ta kenë para-shqyrtuar dhe marrë parasysh cfarëdo plani rezervë lidhur me këtë luftë, që në fakt do të duhej të ishte i domosdoshëm ose së paku i dëshirueshëm.

Megjithatë, ndërsa dështimi i Planit A të luftës në Ukrainë që duket të jetë shumë i besueshëm dhe i afërt, dhe që si i tillë po bëhet gjithnje më evident, disa marrëveshje alternative tentative po dalin në sipërfaqe. Një propozim i tillë është t'i jepet Ukrainës një lloj garancie implicite sigurie të ngjashme me atë që dihet se i është dhënë Izraelit nga SHBA-ja. Kjo ide është e paqartë në detaje dhe është e vështirë të shihet se si do të mund të zbatohej në Ukrainë. Asnjë vend i NATO-s nuk ndan një kufi me Izraelin, e as edhe Rusia, ndërkaq që dihet dhe raportohet që Izraeli të ketë një rezervë të mirë dmth një numër të madh të armëve bërthamore. Një propozim tjetër është që të ketë një armëpushim në ‘Linjën Aktuale të Kontaktit’ /Line of Actual Contact/ mes palëve ndër-luftuese Ruso-Ukrainase, dhe të krijohet një ndarje e Ukrainës, /siç u bë me ndarjen e Koresë në Korenë Veriore dhe ate të Jugut, e për të ndaluar luftën e tmerrshme dhe shkatërrimtare të viteve të pesëdhjeta prapa së cilës, përkatësisht prapa dy palëve respektive, asaj koreane jugore dhe asaj veriore ndërluftuese, qëndronin Amerikanët në njerën anë, dhe Ruso-Kinezët në anën tjetër, o.p./.

Përsëri, është e vështirë të shihet nëse dhe si do të mund të funksiononte kjo në praktikë, sepse Rusia do të kishte ende një përfaqësues të NATO-s në kufirin e saj dhe ende do të kishte Neo-Nazistët dhe një ushtri ukrainase në vendin fqinjë. Poashtu, është shumë për të dyshuar nëse Rusia do të pranonte diçka të tillë që është edhe shumë e largët dhe e papërputhshme me konceptin e saj të propozuar të Arkitekturës së Sigurisë Evropiane. Një mundësi e tretë që vazhdon të përmendet është që trupat polake dhe të shteteve /xhuxhe ie miniaturale, o.p./ baltike të ndërhyjnë në luftën në Ukrainë, e për të kompensuar dhe zbutur humbjen e trupave ukrainase. Polonia në thelb do të pushtonte pjesën perëndimore të Ukrainës dhe lufta do të përfundonte në një ngërç pat-pozicioni. Rusia tashmë u ka thënë polakëve që as të mos u shkojë mendja për dicka të tille! Propozimi i katërt është thjeshtë të vazhdohet "narrativa" politiko-mediale Perëndimore se gjoja Ukraina po fiton luftën, dhe në të njëjtën kohë Perëndimi të negociojë fshehurazi me Rusinë për t'i dhënë fund luftimeve. Ky është një version i rremë i tipi "Shpallni Fitoren dhe Shkoni në Shtëpi". Por, natyrisht, kjo do të ishte shumë e vështirë për t'u realizuar.

Në çdo rast, këto janë propozime të kufizuara dhe nuk mund të trajtojnë fare ballafaqimin dhe kontestimin gjithëpërfshirës të SHBA ndaj Rusisë. Shiquar retroaktivisht apo post-festum, Plani A duhet të kishte paraparë dhe pregaditur mundësitë për ri-aktivizimin e kapaciteteve ushtarake industriale të prodhimit të afta për të zbatuar luftë me kapacitete të mjaftueshme industriale. Si dhe, të mundësonin sëpaku hulumtim-kërkimin dhe zhvillimin e armëve hipersonike /të cilat Rusia i posedon, ngase i kishte të zhvilluara kohë më parë, si dhe të operacionalizuara në teren - dhe prej të cilave “nuk ka asnjë mundësi mbrotje”, siq ka deklaruar edhe vetë Presidenti Bajden, o.p./. Një përpjekje e vonuar tani për të adresuar problemet dhe cështjet e tilla, është sipas të gjitha gjasave tepër pak - dhe tepër vonë. Sa i përket luftës financiare kundër Rusisë, të gjithë ekspertët dhe studiuesit kishin vënë në dukje që më parë se sanksionet rrallë sjellin ndryshime të regjimit, dhe se më së shumti dëmtojnë njerëzit e thjeshtë. Ndërkaq që sanksionet përshpejtojnë si zëvendësimin e importeve ashtu edhe zhvillimin dhe zëvendësimin e brendshëm të artikujve të sanksionuar.

Mungesa e kapaciteteve industriale amerikane të prodhimit të armatimeve dhe municoneve në SHBA, si dhe mungesa e armëve hipersonike të SHBA, do të duhej të ishin evidente dhe të ishin marrë parasysh që në vitin 2018, kur Rusia njoftoi se dispononte me sasira të mëdha të armatimeve të ‘Gjeneratës së Re’ hipersonike që në fakt paraqesin "super-armë” me fuqi shkatërrimtare të jashtëzakonshme! Në vend të kësaj, në SHBA fillimisht kishte një dozë të madhe mosbesimi dhe rezerve se Rusia do të mund të ishte aq e aftë sa për të krijuar dhe zhvilluar “super-armatime” të tilla të jashtëzakonshme, që do të mund ta ndryshonin në themel raportin e forcave të armatosura në botë. /Vecanërish që ta sillnin Amerikën në pozitë inferiore ushtarake ndaj Rusisë, o.p./ Dhe ashtu Rusia të mund ti ndryshonte “rregullat e lojës”, radikalisht dhe në tërësi në favor të vetin, me superioritet vetanak të theksuar, /dhe për herë të parë në histori Rusia të avantazh ushtarako-teknik raketoro-hipersonik, o.p./ mes të dy super-fuqive te vetme ushtarake në botë!

Megjithatë, deri në dhjetor 2021, kur Rusia ju drejtoi Amerikanëve ‘Non-Ultimatumin’ e saj për Ukrainën, /si dhe kërkesën gjysëm-ultimative për Marrëveshtje të re të Sigurisë Evropiane, o.p./, SHBA-ja tanimë kishte pranuar se ishte shumë prapa Rusisë në garën ruso-amerkiane në armatim /’arms race/ dhe po tentonte të krijonte një program emergjent dhe urgjent për të zhvilluar dhe krijuar armë hipersonike. Pra, mes viteve 2018 dhe 2021, provat sa vinin dhe po shtoheshin, sepse Plani A në terren po qëndronte në këmbë fare të qelqëta dhe të lëkundura fare.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC), Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA) dhe Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) duhet të kishin paralajmëruar, domosdo dhe me patjetër, zyrtarët e lartë amerikanë për këtë gjendje faktike. Se a është bërë kjo, është më shumë se vetëm një pyetje e hapur dhe hëpërhë e papërgjegje. Ndoshta ekspertët dhe analistët relevantë mund të jenë përpjekur, mirëpo, shtresa e mesme e menaxhmentit të inteligjencës amerikane, nuk donte, apo nuk guxonte sipas të gjitha gjasave, të ishte bartës i këso informatave jo të mira për establishmentin amerikan, informata këto shumë zhgënjyese dhe paksa edhe frikësuese dhe traumatike për instancat më të larta shtetërore amerikane. /Të njajtat që me arrogancën e tyre rrahagjokëse dhe iluzore, ishin dhe vazhdojnë të jenë të bindura dhe të lajthitura rëndë aktualisht në superioritetin e tyre jo vetëm ushtarak, por edhe të gjithëfarëshëm, o.p./.

Përndryshe, zyrtarët më të lartë shtetërorë amerikanë megjithatë u informuan, por, /sërish në vetë-besimin e tyre rraha-gjokës dhe arrogant për superioritetin e tyre, o.p./ vendosën të shpërfillnin paralajmërimet që ju erdhën nga shërbimet sipërore të intelligjencës amerikane, o.p./. Sido që të jetë rasti, SHBA vazhdoi me Planin A dhe tanimë gjendet i ngërthyer pothuaj në një fiasko të përgjithshëm.

Një gjeneral i njour britanik, Bernard Montgomery thotë: "Rregulli 1, në faqen 1 të Librit të Luftës, është ky: Mos marshoni në Moskë !". Napoleoni e provoi, Hitleri e provoi dhe tani Biden & Co. poashtu e ka provuar! Rusët përfunduan duke marrë Parisin, Rusët përfunduan duke marrë Berlin, por Amerikanët kanë ende kohë për të de-eskaluar dhe dalë nga rreziku! Amerikanët duhet të vajtojnë ditën që nuk përfituan duke pranuar Non-Ultimatumin e Rusisë të dhjetorit të vitit 2021. Kjo, ngase SHBA-ja kishte ende kohë në atë moment për të shpëtuar të paktën një pjesë të hegjemonisë së saj financiare në botë dhe për të hequr dorë nga disa bagazhe të rënda që nuk ishin më të dobishme.

Plani B - Çfarë Do të Mund të Ishte Bërë?

Nëse do të ktheheshim në periudhën e viteve 2018-2021, një përpjekje e SHBA-së për të ‘garuar’ në luftën ushtarako-industriale do të kishte kërkuar një kohë të gjatë për të dhënë fryte serioze, dhe përpjekja për të zënë disi hapin në garën e armatimit kundër Rusisë, do ishte gjithashtu shumë e pasigurtë dhe jo-premtuese. Megjithatë, SHBA ishte ende në një pozicion për të përfituar në një tentativë "të kamufluar gjer edhe të padukshme" të luftës financiare kundër Rusisë. Por, kjo do të kërkonte implementimin e një sërë politikash pothuajse të kundërta nga ato që praktikonte. Çelësi i kësaj do te ishte mbështetja dhe inkurajimi i përdorimit dhe mbajtjes gjithë-përfshirëes dhe mbarë-botërorë të dollarit amerikan nga pjesa tjetër e shteteve të botës, dhe ate duke ofruar masa stimuluese dhe joshëse, në vend të dekurajimeve dhe intimidimeve dhe frikësim-kërcënimeve që u kishin imponuar në të vërtetë të tjerëve me ndërmarrje sanksionesh. Dollari amerikan ishte valuta numër një e transaksioneve botërore, paraja dhe valuta globale rezervë numër një, si dhe sistemi financiar amerikan ishin pakontestueshëm si i pari dhe njëshi në botë. Triliona /një trilion = një mijë miliarda/ dollarë amerikanë të mbajtur jashtë SHBA-së përbënin para praktikisht "falas dhe në dispozicion" për SHBA-në dhe duhet të ishte bërë çdo përpjekje për të inkurajuar vendet e tjera që të mbanin dhe ti përdornin dollarët amerikanë. Fatkeqësisht, SHBA u vërsulën më intimidim, bullizëm, kërcënim sanksionesh dhe sanksionim aktual të vendeve të tjera, gjë që rezultoi pikërisht në të kundërtën. Veprimet e SHBA nxitën valë të theksuar të de-dollarizimit. SHBA humbën rastin dhe mundësinë që konkurrentët e saj ekonomiko-politikë ti "vriste me mëshirë dhe mirësi" /’killing them with kindness’/.

Faktori vendimtar në hegjemoninë financiare globale amerikane është roli i dollarit amerikan si valuë botërore rezervë /’Global Reserve Currency’/ në tregtinë botërore dhe në rezervat e bankave qendrore gjithandej botës. Valuta amerikane përdoret për të ‘lyer dhe vajisur rrotat e tregtisë’ dhe për të përforcuar tregtinë në mbarë botën. Dhe edhe në këtë aspekt, dollari amerikan është paraqet standardin përcaktimin dhe evidentimin e çmimeve në tregjet botërore, si dhe për publikimin e statistikave globale ekonomike. Kur SHBA-ja u largua nga ari/floriri si bazë e dollarit amerikan gjatë administratës së Nixon-it, zyrtarët e lartë amerikan ishin mjaft të matur për të aranzhuar dhe siguruar mbështetje solide për dollarin përmes naftës së Arabisë Saudite. U imponua dhe në fakt u bë e detyrueshme që nafta saudite të shitej vetëm në dollarë amerikanë, prej nga erdhi edhe emërtimi "Petro-Dollar". Fatkeqësisht, administratat e mëvonshme amerikane ndërmorën aktivitete që dobësuan seriozisht rolin kryesor të dollarit. Plani B duhet të kishte bërë përpjeke intensive, të gjera dhe të sofistikuara për të mbështetur përdorimin sa më të gjërë të dollarit amerikan, duke kuptuar se mbështetja e tepërt në naftën saudite si bazë mbështetëse e soliditetit të dollarit nuk mund të ishte një mundësi afatgjatë e zbatueshme. Mbështetja e dollarit mund të kishte marrë formën e inkurajimit të të gjitha vendeve dhe ndërmarrjeve për të përdorur sistemin e transferimit të parave dhe realizimit të transakcione ekonomike globale përmes sistemit ndërkombtar të pagesave SWIFT. SWIFT-i duhet të ishte kthyer në një sistem operativ të mirefillët dhe të ekuilibruar ndërkombëtar të transaksioneve globale financiare. Dhe ai do të duhej të kishte edhe një bord realisht përfaqësues drejtorësh që do të kishte një përfaqësim të drejtë dhe të ekuilibruar nga e gjithë bota. SHBA duhet të kishte hequr dorë nga kontrolli ekskluziv dhe i plotë i tij dhe të lejonte një menaxhim vërtet objektiv dhe të ekuilbruar që do merrte parasysh interesat e të gjithë pjesëmarresve. E njëjta qasja, organizim dhe procedim do te duhej të ishte zbatuar edhe për sistemet e kartave të kreditimit ndërkombëtar, si dhe për mekanizmat e tjerë financiarë, e për të inkurajuar rrjedhën e vazhdueshme dhe sa me intensive të dollarëve në të gjitha vendet e botës. Në vend të kësaj, SHBA përdori sanksione nga më të lloj-llojshmet duke e shëndrruar dollarin në armë të saj të vërtetë presioni dhe intimidimi e kërcnimi, si dhe sistemin e pagesave dhe transaksioneve ndërkombtare SWIFT. Si edhe procedimin korekt dhe konsistent në aplikimin e sistemit të kartave të kreditimit ndërkombtarisht. Kjo rezultoi për pasojë me krijimin, zhvillimin dhe implementimin e sistemeve alternative konkurruese të pagesave dhe transaksioneve financiare ndërkombtare, që nuk kanë ose gjithnjë e më pak kanë nevojë për dollarin amerikan për të funksionuar efektivisht.

Për më tepër, Perëndimi nuk do të duhej të ishte përpjekur kurrë të konfiskonte asetet financiare të Rusisë jashtë vendit, duke përfshirë rezervat e saj valutoro-monetare me vlerë të supozuar prej rreth 300 miliardë dollarësh amerikanë. Konfiskimi i jahteve të pronarëve rusë nëpër botë ishte poashtu një përpjekje publike shumë e gabuar dhe e dëmshme, pothuaj adoleshente amerikane në arroganën e saj, fare e ngjashme me marrëzinë e të ashtuquajturave "Freedom Fries", /siq u ri-emërtuan me tendence anti-franceze patatet e skuqura ie të fërguara gjatë Luftës në Irak, e për shkak të mos-përkrahjes së Francës ndaj kësaj lufte amerikane kundër Irakut, o.p./. Këto dhe veprime të tjera të tilla vetëm sa dëmtuan dhe cenuan seriozisht reputacionin e SHBA-së në lidhje me respektimin e të drejtave pronësore të të huajve në Amerikë.

Një fushë tjetër që Plani B duhet të kishte mbuluar është ruajtja e rezervave të arit/floririt të deponuara në formë shufrash në trezore /të së ashtuquajturës Bankës Qendrore Amerikane ie Federal Reserve Board, o.p./. Gjatë viteve të kaluara shumë shtete dhe qeveri dhe banka qendrore të shteteve të ndryshme të botës, dërguan arin e tyre në SHBA për ruajtje më të sigurtë, vecanërisht gjatë kohës së luftërave. Një pjesë e këtij ari u ruajt në Fort Knox-in legjendar, së bashku me arin/floririn e deponuar vetanak të SHBA-s. Ky funksion parashihte dhe kërkonte ndershmëri dhe transparencën maksimale amerikane në ruajtjen e ketyre rezervave të arit. Dhe SHBA-ja duhet ta kishte promovuar veten si "Kasaforta apo Sefi i Sigurtë i Depozitave për Tërë Botën" /dmth si Safe Deposit Box for the World/ dhe më pas të përmbushte sistematikisht dhe me konsistence këtë funksion të ekskluziv dhe të promovuar. Si dhe se, cdo sasi apo rezerve ari/floriri të depozituar duhet të mund t’i ishte kthyer menjëherë pronarit të huaj sipas kërkesës, madje duke precizuar edhe numrin e saktë të serisë së shufrave të deponuara të arit për ruajtje. Si dhe të kishte kontroll të plotë dhe të kujdesshëm që asnjë shufër ari të mos ishte “shëndërruar” në ndërkohë, /nga ndonjë cudi, mrekulli apo a ‘mahi e pakripë’, o.p./, në tungsten gjatë ruajtjes së arit të depozituar. Përveç kësaj, ai Safe Deposit Box duhet të ishte e hapur për auditime realiste të mirëfillta nga ekspertë ndërkombëtarë në mënyrë që të evitonin çfarëdo thashethemesh dhe përfoljesh fatkeqe apo dashakeqe. Dollari amerikan supozohet se mbështetet në besueshmërinë dhe kredibilitetin e plotë të qeverisë amerikane, por, nëse ngrihen dyshime serioze për sigurinë e ruajtjes së arit/floririt në trezoret amerikane, atëherë edhe ky besim dhe kredibilitet do të vihen në pikëpyetje, madje shumë serioze. Plani B duhet të kishte mbuluar gjithashtu edhe çështjen e trajtimit të rezervave të arit të një kombi të huaj në rast lufte ose revolucioni, dhe vecanerisht nëse do të mund të ketë involvuar edhe qeveritë e SHBA-ve në ato luftëra apo revolucione. Por, në këtë aspekt, thashethemet për mungesën e rezervave të mëdha arit/floririt në Irak dhe Libi që u morrën, duket të jenë shembuj të mungesës serioze në rrespektimin e procedurave të duhura në këtë drejtim.

Këto ide vetëm sa gërvishin pak sipërfaqen e disa masave të mundshme për të mbështetur dollarin amerikan. Ide të tjera relevante lidhur me këtë ceshtje që janë evidente kanë të bëjnë me borxhin kombëtar, buxhetin federal, inflacionin dhe një ekzaminim të historive relevante të perandorive të ndryshme të kaluara. Një Raport i Ndikimit të Konfliktit do të duhej të kishte analizuar të gjitha këto dhe alternativat dhe metodat tjera në mënyrë që të mund të merrej një vendim i mire-bazuar, i kualifikuar dhe ate në mënyrë tërësisht meritore.

Konkluzioni

Që në vitin 2018, vëzhguesit e informuar mund të konstatonin se Strategjia Qeveritare Amerikane e Establuar dmth e konceptuar për “trajtimin” e Rusisë (Plani A) nuk kishte gjasa për të patur sukses. Arsyet ishin:

SHBA-së i mungonin kapacitetet industriale të prodhimit të armatimit dhe të tjera që janë të nevojshme për një luftë industriale;

SHBA-së i mungonin armatimet e avansuara të teknologjisë raketore hipersonike për të patur mundësi për ti kundër-reaguar Rusisë me raketa hipersonike;

Vetë-besimi dhe siguria e SHBA-së në suksesin e sanksioneve kundër Rusisë, jo vetëm se do të dështonte, por, madje do të rezultonte fare kundër-produktive /për vetë Amerikën, Europën si dhe NATO-n përgjithësisht, o.p./. Në atë pikë, SHBA-ja duhet të kishte filluar të aplikonte në një strategji rezervë ose alternative (Plani B), por duket se një plan i tillë as që eksistonte.

Kishte një strategji alternative të mundshme, ndonëse të pashkruar: të mbështeste efektivisht dollarin amerikan duke vendopsur masa shtesë për të plotësuar dhe kompletuar skemën e mëparshme të Petro-Dollarit dhe për të eliminuar masat që dobësonin përdorimin e gjërë global të dollarit. Fatkeqësisht për Establishmentin amerikan gjegjsisht për strukturat qeveritare amerikane, SHBA-ja vazhdoi me Planin A, që rezultoi jo vetëm në dështimin dhe fundosjen e synuar të dërmimit dhe të hedhjes në gjunjë të Rusisë, por, madje shkatërroi edhe çdo shans për një Plan B amerikan që do të mund të ishte realist dhe efektiv. Dhe siq është situata aktualisht, SHBA-të po përballen madje dhe përmëtepër edhe me një tjetër debakël dhe disfatë ushtarake në Ukrainë, një Rusi të ringjallur dhe të ringritur, një gjendje të brendshme kolloapsi në Amerike, si dhe me botën Lindore /dmth Kinën, Rusinë, o.p./, si dhe me botën e tretë, të ashtuquajturën Jugun Global, që po e lënë pas Perëndimin. Për të qenë gjërat edhe më keq, mund të thuhet edhe se, tani për tani nuk ka asnjë alternativë reale në shqyrtim apo debat publik që do të mund të funksiononte dhe të ketë ndonjë gjasë për sukses.

* Artikulli është përkthyer dhe përshtatur nga anglishtja në shqip nga Prof.Dr.Gazmend Pula, ish- ambasador i Kosovës në Shqipëri dhe anëtar i Insitutit Shqiptar për Gjeo-Politikë /ISHGJ/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat