A mund të ketë sukses Ukraina për të spostua forcat ruse?
Pse rusët nuk janë në gjendje të mbajnë pozicionet e tyre mbrojtëse?
Kush ka më shumë qëndrueshmëri?
Kur do të mbarojnë municionet?
Pyetjet janë të shumta, por përgjigjet janë të pakta pasi që lufta po hyn në vjetorin e dytë.
Lufta tani është në një fazë vendimtare dhe në prag të një ofensive t’madhe të Ukrainës.
Rezultati i betejave do të përcaktojë se nga do të lëvizin frontet, në ditët kur do të fillojnë shirat e vjeshtës, dhe kur rrugët do të bëhen më të pakalueshme për palët!
Ndoshta do të duhet të bjenë intenziteti i luftimeve përpara se të fillojë një luftë e re dimërore.
Rusët nuk kanë më epërsi në artileri!
Studiuesi kryesor Tor Bukkvoll ka njohuri të thella për politikën ruse dhe ukrainase të mbrojtjes dhe sigurisë. Ai ka një doktoraturë në shkencat politike dhe aktualisht punon si hulumtues kryesor në Institutin Norvegjez të Kërkimeve të Mbrojtjes
Rusët tani kanë dy probleme kryesore.
E para, kan pak njerëz për front lufte, dhe e dyta është se ata nuk kanë më një epërsi artilerie në krahasim me forcat ukrainase.
Sipas raporteve nga pala ruse, ata nuk janë në gjendje të qëllojnë në mënyrë efektive kur ekspozohen ndaj artilerisë ukrainase, thotë Bukkvoll për ABC.
Të gjithë e kuptojnë se do të jetë një fatkeqësi!
Ai beson se ushtria ruse ende vuan nga mënyra e vjetër e organizimit dhe udhëheqjes së forcave ushtarake.
Kjo ka të bëjë, më shumë me menaxhimin dhe organizimin sesa vetë strategjinë. Një pjesë e dobësive ruse janë pjesërisht për shkak të strukturës së shoqërisë ruse dhe mënyrës në të cilën shoqëria ruse ka funksionuar gjithmonë. Kjo kulturë nënkupton pak liri veprimi në nivele më të ulëta, aty ku iniciativat shtypen. Megjithëse disa në mbrojtjen ruse e kuptojnë se po humbasin, është një detyrë kaq e madhe të ndryshojsh, veçanërisht gjatë një lufte. Në të njëjtën kohë, ne shohim mësime domethënëse nga të dyja palët, shpjegon ai.
Si e interpretoni kontaktin e Putinit me Kim Jong-un, a është Rusia e dëshpëruar tani?
Nuk mendoj se po zbrazin rezervat e municioneve dhe armëve, por po i racionalizojnë më shumë. Të gjithë e kuptojnë se mbarimi do të ishte një fatkeqësi, prandaj, tani kan më pak përdorim të lirë të municioneve.Putini ndoshta shpreson të marrë ndihmë nga Koreja e Veriut, kjo është arsyeja pse ata do të takohen.
Rusia prodhon vetë shumicën e municioneve, meqenëse konsumi është kaq i madh, ata duhet të jenë edhe më racional, por në të njëjtën kohë, po bëhet më e vështirë të mbahen në distancë forcat ukrainase.
Nuk është për t'u habitur se Tor Bukkvoll ka një përvojë si studiues në Fondacionin Kërkimor FAFO dhe Institutin për Kërkime për Paqe (PRIO). Ai ka qenë lektor i politikës ndërkombëtare në Kolegjin e Luftës dhe ka qenë një studiues vizitor në Qendrën e Ndryshimit të Karakterit të Luftës në Universitetin e Oksfordit dhe në Shkollën Pasuniversitare Detare në Monterey, Kaliforni. Bukkvoll flet rusisht dhe ukrainisht.
Si e shpjegoni, se Ukraina është në gjendje të sfidojë kapacitetin ushtarak të Rusisë?
Nuk është për t'u habitur, por këtë ndoshta e tregon më së miri, motivimi për lirinë e vendit është padyshim më i madh për palën ukrainase, andaj për të vazhdua me këtë ritëm Ukraina duhet të ketë mjaftueshëm armë dhe municione.
Kemi përshtypjen se pajisjet perëndimore kanë ecur mjaft mirë deri më tani. Rusët ndoshta mund të ndalojnë tanket perëndimore, por sipas Forbes, vetëm pesë nga tanket perëndimore janë shkatërruar plotësisht, dhe disa të tjerë janë goditur. Mënyra se si ukrainasit riparojnë automjetet e dëmtuara dhe sistemi që ata kanë zhvilluar në pjesën e përparme, do të thotë se këto mund të kthehen në front, relativisht shpejt….)
Kohët e fundit, ka pasur disa mesazhe dhe deklarata triumfuese për zhvillimet përgjatë frontit, veçanërisht në Bakhmut, Kherson dhe Zaporizhzhya. A ka ndonjë arsye për t'i besuar këtij suksesi?
Ndoshta është shumë herët për të festuar, sepse unë kam lexuar një raport të një oficeri që ka qenë në luftime, ai përshkruan ato që po ndodhin.
Ukrainasit nuk e kanë thyer vijën e dytë të mbrojtjes, të ashtuquajturën linjë Surovikin, por po luftojnë për ta detyruar që të thyhet. Për të kaluar këtë linjë të mbrojtjes, e cila konsiderohet më e forta nga gjithsej tre linjat e mbrojtjes, kërkohet një punë të madhe, shpjegon Bukkvoll,por është e sigurt se rusët janë tejet të shqetësuar!
Ai u referohet llogoreve të vazhdueshme të kombinuara me fusha të minuara dhe pika të drejtuara nga të cilat rusët qëllojnë.
Është e pamundur të thuhet se kur dhe nëse Ukraina do të jetë në gjendje të kalojë dhe të veprojë lirshëm. Nuk është e sigurt se do të arrijnë atje, por ajo që është e sigurt është se rusët janë të shqetësuar. Kjo është arsyeja pse ata vazhdimisht largojnë departamentet për të ndaluar ukrainasit aty ku duket më e rrezikshme, shpjegon Tor Bukkvoll.
Ai beson se strategjia e Ukrainës është për të arritur sa më larg në lindje dhe në jug përpara se të fillojnë shirat e vjeshtës. Do të thotë se koha po mbaron dhe se të dyja palët nxitojnë të pozicionohen në kohë.
Është ndoshta maksimumi, dy muaj para se lufta të hyjnë në një fazë të re.