Kjo është “arsyeja” kryesore pse burrat vrasin partneret e tyre

Analiza

Kjo është “arsyeja” kryesore pse burrat vrasin partneret e tyre

Nga: Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Vrasësit kalojnë nëpër disa faza përpara se të vrasin partnerin ose ish-partnerin e tyre. Përndjekja nga ish-të dashurit dhe sjellja kontrolluese duhet të ndezin dritat paralajmëruese.

***

Nevoja e mashkullit (burrit) për kontroll të femrës (gruas) është një faktor i rëndësishëm, paralajmërues për atë që mund të ndodhë.

Prindërit e mi (babai psikolog, nëna psikiatër) kanë parë shumë shembuj të grave në marrëdhënie që fillojnë me pasion të stuhishëm dhe më vonë zhvillohen në sjellje kontrolluese.

Gratë në rrethana të tilla mund të kenë arsye të mira për të kërkuar ndihmë në një qendër krizash.

Kur burrat vrasin partneret ose ish-partneret e tyre, ata shpesh kanë qenë jashtëzakonisht kontrollues. Dhe krimi zakonisht planifikohet shumë më mirë sesa mendohej më parë.

Psikologët kanë identifikuar një model shumë të qartë veprimi me disa faza që zakonisht i paraprin vrasjeve nga burrat të grave me të cilat ata kanë pasur një marrëdhënie intime. Për shembull, është e zakonshme që marrëdhëniet të bëhen serioze shumë shpejt, me dasma apo fëmijë, përpara se burri të përpiqet të kontrollojë gruan...

Duke mësuar nga përvojat e vrasjeve të mëparshme, është e mundur të identifikohet se cilat lloje të marrëdhënieve mund të jenë të rrezikshme për gratë. Shpresoj që oficerët e policisë, punonjësit e shëndetësisë dhe autoritetet ta kenë parasysh këtë kur takojnë gra që kontaktojnë për ndihmë.

Vrasjet kryhen në shumë mënyra. Por hapat që çojnë në veprim janë mjaft të qëndrueshme.

Modeli me disa hapa (faza) mund të përdoret në lidhje me forma të tjera të vlerësimit të rrezikut. Mund të kontribuojë në një dimension shtesë kur profesionistët dhe viktimat duhet të vendosin se çfarë të bëjnë.

​***

Gratë kanë një rrezik shumë më të lartë për t'u vrarë nga të dashurit ose ish-bashkëshortët e tyre sesa anasjelltas. Shpesh burri ka disa faktorë rreziku që mund të interpretohen si "flamuj të kuq".

Më shpesh, vrasja ndodh në afekt, por herë pas here është edhe e planifikuar.

Është e rrallë që burrat të vrasin gratë e tyre në psikozë. Ata përgjithësisht konsiderohen të kenë qenë penalisht të arsyeshëm.

Burrat, nga ana tjetër, kanë më shumë gjasa të vriten nga miqtë ose të njohurit meshkuj.

Shumë burra kanë një nevojë më të madhe për kontroll dhe ndjenja e tyre e nderit kërcënohet në një masë më të madhe nëse gruaja, p.sh. dëshiron të largohet prej tyre, t`i lërë ata.

Disa meshkuj mund të ndihen aq të kërcënuar nga braktisja saqë reagojnë me zemërim, inat dhe xhelozi. Ilustrim: “Nëse nuk mbetesh e imja, nuk do të jesh e askujt tjetër”

Këta janë disa faktorë rreziku që shpesh kanë të përbashkët vrasësit partnerë. Autori:

Ka qenë shpesh dëshmitarë i dhunës (mes prindërve) në moshën fëmijërore

Është rrahur e dhunuar nga prindërit në moshën fëmijërore

Ka ushtruar vetë dhunë në të kaluarën

Ka qenë i dënuar më parë

Ka abuzuar me alkool dhe/ose droga të tjera

Mjedisi i dëmshëm social në fëmijëri dhe në moshë madhore...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat