Trilemat e Kremlinit!

Analiza

Trilemat e Kremlinit!

Nga: Jørn H. Skjærpe Më: 12 prill 2024 Në ora: 10:41
Studiuesja Cecilie Sendstad ndjek nga afër ekonominë makro dhe të mbrojtjes të Rusisë. (FFI)

 (Një ekonomi lufte do të thotë, kur bëhet një ri-prioritet i rëndësishëm në prodhimin e mallrave të konsumit në mënyrë që të përshtatet prodhimi me nevojat e prodhimit të mbrojtjes. Më shpesh, paratë e taksave përdoren për të financuar luftën, dhe përveç kësaj, vendi mund të marrë hua për të financuar shpenzimet e mbrojtjes)

Në vitin 2023, Rusia u dha përparësi shpenzimeve të mbrojtjes, që ua kalon vendeve të  NATO-s në Evropë-nëse krahasohet me secilën veç e veç! Kurse NATO-Europiane si tërsi kishte 332% më shumë se sa Rusia. Gjermania, Anglia dhe Franca s’bashku përbëjnë gjysmën e kësaj përqindje të shpenzimeve ushtarake! (sipas shifrave nga Instituti Norvegjez i Kërkimeve të Mbrojtjes (FFI). Analistja e Carnegie Endowment for International Peace, Alexandra Prokopenko, e cila më parë ka punuar për Bankën Qendrore Ruse, thotë në një intervistë për  Der Spiegel të Gjermanisë, se ekonomia ruse është rritur më shpejt sesa e lejon potenciali i saj. Papunësia rekorde e ulët dhe tregu i punës që tani është "në buzë" janë dy nga simptomat, shpjegon ajo.

- Është një situatë jo e shëndetshme, sepse në terma afatgjatë, ekonomia ruse nuk ka burimet e nevojshme për t’u përballuar një rritje të tillë, parashikon Prokopenko.

Analistja Prokopenko ka theksuar më parë atë që ajo e quan "trilema" e Presidentit Putin e cila funksionon me këto tre rezultate të dobëta.

- Vladimir Putin ka një sfidë me tre drejtime:

së pari, ai duhet të financojë luftën në Ukrainë, së dyti, ai duhet të ruajë standardin e jetesës së popullit të tij dhe së treti, ai duhet të ruajë stabilitetin makroekonomik, tha Prokopenko në mujin janar.

- Për të zgjidhur të parën dhe të dytën, do të kërkohet rritje e shpenzimeve. Kjo, vetëm sa do të fryjë inflacionin dhe kështu pengohet arrijë të trrtën, stabilitetin!

Një publikim në kohë të fundit nga Instituti Norvegjez i Kërkimeve të Mbrojtjes (FFI) tregon se ekonomia e Rusisë po rritet dhe se ajo ka tejkaluar pritshmëritë e zhvillimit, sepse rritja është nxitur kryesisht nga konsumi i lartë publik dhe të ardhurat e larta nga nafta, kur dihet se mbrojtja është një prioritet shumë më i lartë, thotë një botim i publikuar nga studiuesit Cecilie Sendstad dhe Julie Helseth Udal.

Putin dhe Kremlini po  shtyjnë përpara sfidat financiare të lidhura me financimin e vetë luftës, veçanërisht shlyerjet e borxhit kombëtar, (më saktësisht deri në vitin 2030) sipas studiuesve të FFI.

 A. Prokopenko thotë gjithashtu se ekonomia nuk do të ketë probleme në një afat të shkurtër kohor, por 

kështu mund të "përgjaksohet" ekonomia e Rusisë

Në të njëjtën kohë, Prokopenko thekson se sanksionet nga Perëndimi nuk kanë ndikuar deri më tani në ekonominë ruse, ashtu siç është dëshiruar. Edhe ish-shefi i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, ndër të tjera e ka theksuar të njëjtën gjë edhe më herët, kështu që analistja  mendon se është koha e Europës dhe Perëndimit për të rimenduar në këtë drejtim.

- Pra, të krijohet një mur në mes të Perëndimit dhe parave ruse, dhe të tentohet të stimulohet ikja e kapitalit nga Rusia. Çdo miliard më pak në Rusi do të thotë më pak mbështetje për makinerinë  ruse të luftës, thotë ajo për Der Spiegel.

- Mendoj se është koha që Perëndimi të bëjë gjithçka për të inkurajuar ikjen e trurit dhe largimin e kapitalit nga Rusia. Ajo do të minojë regjimin e Putinit dhe ngadalë mund të "përgjakë” ekonominë e Rusisë.

- Prokopenko thekson se sanksionet e tashme nuk janë në gjendje të përmbysin ekonominë ruse, prandaj lind pyetja nëse masat që ajo propozon do të jenë në gjendje ta korrigjojnë këtë gabim. Unë besojë se ky veprim do të jetë në gjendje të ketë efektin që ajo përshkruan, me fjalë tjera, tejkalimin e problemeve që kanë shumë rusë për t’u tërhequr nga ekonomia ruse, thotë Sendstad për Dagsavisen.

Studiuesi i FFI dyshon se regjimi i Kremlinit, do të jetë në gjendje të prezantojë një sërë kundërmasash dhe presionesh, që ata të mos largohen nga ekonomia, si një proces që tashmë është duke ndodhur.

- Ndoshta ka shumë rusë që janë afër regjimit, edhe pse janë të indinjuar me regjimin aktual të sanksioneve, ata përmbushin boshllëqet nga Perëndimi, për shembull, ndërmarrja gjigante, Carlsberg në Rusi u tjetërsua dhe u la në duart e pronarëve rusë, dhe dikush ndoshta ka fituar shumë para nga kjo, thotë Sendstad.

Kjo është diçka që përshkruhet edhe në publikimin e fundit të FFI-së:

“Teoria ekonomike mbi sanksionet sugjeron se këto mund të kontribuojnë në rritjen e mbështetjes për regjimin midis njerëzve që janë më afër regjimit, kur dihet se sanksionet u afrojnë mundësi për përfitime personale, dhe duke marrë përsipër mundësitë tregtare pasi që kompanitë perëndimore të jenë tërhequr, ose duke krijuar kanale të reja tregtare për të siguruar pjesëmarrje në mallrat perëndimore nëpërmjet devijimeve", thuhet në tekstin e ekspertëve!

- Studimet kanë treguar gjithashtu se një shkallë e rritur e fshehtësisë në një ekonomi, lehtëson me të madhe korrupsionin, dhe "rritja e kësaj shkalle të fshehtësisë" është padyshim diçka që karakterizon  pikërisht tani ekonominë ruse, ndoshta nga shumë njerëz me shumë kapital, të cilët nuk duan të largohen nga Rusia, thotë Sendstad.

Sipas studiuesit të FFI-së, një shkallë më e madhe e hapjes së tillë për të marrë kapitalin rus dhe kapitalin njerëzor sjell gjithashtu një rrezik për Perëndimin.

- Si të arrijmë të bëjmë dallimin midis atyre që duan të largohen nga regjimi rus dhe atyre që kërkojnë fitime, të cilat mund të  përdoren për të mbështetur ekonominë ruse ose pjesmarrjen në teknologji, pyet ajo vetëveten?

Dihet se lufta është e kushtueshme prandaj në publikimin e fundit nga FFI, vlerësohet se kostot e Rusisë për luftën në Ukrainë i kushtojnë vendit rreth 20 miliardë rubla për çdo ditë, ose 220 milionë dollarë, dhe pak më shumë se 2.38 miliardë korona norvegjeze.

- Kjo është shifër e madhe, por sa janë realisht 2.38 miliardë korona në ditë për Kremlinin?

- Kjo është shumë. Në shënimin tonë, ne përshkruajmë situatën buxhetore në Rusi, dhe aty shihen se të ardhurat totale nga aktivitetet e naftës në buxhetin e shtetit, arrijnë në 8,800 miliardë rubla….)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat