Ta gdhendësh shpirtin, t’i njohësh nuancimet e tij, ta durosh klithmen e dhimbjes, nuk ka vlerë më të madhe se vet forca njerëzore përballë sferës së bukur estetike të artit. “Arti nuk e duron realen”, shkruan Friedrich Nietzsche. Arti nuk mund ta anashkaloj realitetin e as të abstenoj nga e vërteta. E vërteta pushon në shpirt, ka zanafillën aty, transformon dhimbjen në ngjyrë, valer, formë, vijë, strukturë, kompozicion, herë edhe kontrapunkt mes dirtës dhe hijes. Jetualla Haliti – Eti jetëson opusin e tij nga viti 1968 e deri në fyrmën sot që e ndjejmë dhe shohim.
Janë shumë cikle duke u nisur nga vizatimi, piktura, grafika, skluptura, foto artiske. Kthimi i mendimit në retrospektivë veçanërisht në pikturën e Etit është simbolika e kohës duke u përshkruar me ngjyrën e kuqe, të gjakut, sakrificës, dhimbjes e deri te e bardh e lirisë, pafajsisë, vellos, pastërtisë, pra gjaku i njerëzve që dhanë gjithkça për triumf të lirisë, të drejtës, dhe deri të ëndrrimi pa pranga, sepse fantazia tejkalon njeriun dhe artin pra, njeriu shndërrohet në pëllumb ikën nga graviteti i hidhur, fluturon drejt parajsave pa shtigje, pa horizonte, në një gjithësi astronomike të pa fund, por të kënaqshme.
Eti edukon epokën përmes artit dhe epoka ndez vuajtjen e kohës. Tematika dominon në pikturën e Etit si dhe pastërtia e ngjyrave. Renditja kompozicionale gjithmonë me figuracion në planin e parë me nuancime dhe theksime e herë më shtresë të hollës të ngjyrës e herë me lëvizje paksa më të mbushura, prapë identiteti i formës tejkalon realizmin, shfaq ekspresionin ose edhe artin abstrakt. “Të shpjere dritë në thellësinë e zemrës së njeriut, ja detyra e artistit.”, shkruan Shumani. Eti gërsheton dhimbjen, kohën dhe zemrën e njeriut, pra lëshon mendime poetike nga boja, vija e deri te ritmi. Ndërton fragmente përtej fragmenteve që i thekson me fantazinë. “Që i vogël i vështroja shpendët teksa fluturonin të lirë. Atëherë i vizatoja shpesh, pa e ditur pse. Më vonë, pëllumbat e paqes më janë dukur gjithmonë simbol i vullnetit të një populli, i cili kërkon të ardhemn e tij”, thotë Eti. Pëllumbat e tij në pikturë e ndjejnë lirinë brenda grilave, ai eleminon grilat, thekson pa limit prapavinë. Koka e tyre është krenare qëndron përpjetë, disa janë të plagosur, qëndrojnë afër njëri- tjetrit pra të bashkuar, e bardha dhe grija thekson anatominë e tyre, bluja në sfond një ftohtësi derisa e kuqja i konkuron përmes dashurisë së atdheut dhe metafora e pëllumbave krijon dialogun, dramën, tragjedinë si dhe nostalgjinë historike të popullit tonë.
“Brumuar në vezullimet e terrinënndriçuara të imazheve iluzivoaluzive Profondizmi, apo magjia e prejardhur nga koordinatat e panjohura të thellësive të qenies njerëzore, përqarkon mirëtheksueshmë epiqendrën refrenike të artit të Etiti”, shkruan kritiku i artit Abdualla Tafa. Herë kemë iluzon e herë aluzion pra vet artisti Eti krjon variacione të korpusit të tij sidomos me zogjtë poashtu edhe në grafika, vizatime dhe skulpturë. “Artisti i vërtetë duhet të jetë i lidhur ngushtësisht me natyrën, me jetën, sidomos me popullin.” shkruan Shumani. Pastaj vazhdon Fisheri: “Kur artisti zbulon realitetin e ri ai s'e bën këtë për vete, ai e ben ketë për të tjerët, për të gjithë ata që duan të dine në çfarë bote jetojnë, nga vijnë dhe ku shkojnë. Ai prodhon për bashkësinë”.
Bota sot vuan nga njeriu, njeriu e do natyrën dhe aq sa e do ai edhe e shkatërron, Eti nën llupën e tij artitike vënë re këtë fenomen. Krijon ciklet: “Ngrohja globale” “Shkrirja e akullnajave” “Trekëndëshi i Bërmudës” Ky cikël është një teatër avangardë, që prek majat e absurdit dhe në asnjë moment nuk të lë të qetë, të jesh pjesë e një finale reale, e cila është e pangopur. Këtu vërejmë teorinë e filozofit të lashtë grek, Heraklitit, i cili thotë: “Zjarri ka fuqi të nderohet me gjithçka, por edhe për vdekjen e zjarrit jeton ajri”, domethënë, fitues na del ajri, dhe këtë frymë mistike, Eti dukshëm na e shfaq, nëpërmjet lëvizjeve të brushës që janë tejet shpërthyese dhe që nuk mund të lirohen nga e kuqja gjakatare, ose armikja e natyrës dhe humbësja e pa ngjyrës. Në disa pjesë të ngrohjes, e bardha ngrihet në këtë betejës si diçka shpëtuese, por prapë se prapë është kufizuar nga një e vërtetë e pandryshueshme, absolute në teorinë e vet magjike. Ndërkaq, tek “Shkrirja e akullnajave”, një vdekje më e bardhë, më qetësuese, më e lehtë, disi tinëzisht ngre optimizmin, duke e rrënuar teorinë e zezë të vdekjes me një zëvendësim gëzimi. Pikërisht këtu hasim në teorinë e filozofit Friedrih Nietzche, që thotë: “Përdore dhimbjen si një instrument gëzimi”, e këtë instrument gëzimi Eti, në formë simbolike e gjen tek e bardha, e cila nuk është aq e ashpër, por një vrasëse e buzëqeshur. Kjo ngjyrë e përdorur konfliktin kryesor e ka me të zezën, nga e skuqura e tepërt ka fituar një të zezë të përkryer.
I gjithë ky rrugëtim artistik kohor Etin nuk e kthen pas, atë e vë përballë një të ardhme sfiduese sepse detyra e artisti është ta dëgjoj, shikoj, ndjej të vërtetën. Një të vërtetë të dyzuar, e para e vetes e dyta objektive kulturore e popullit. Nga njeriu për njeriun, i sakrifikuar për njerzimin duke i dhënë jetë ngjyrës e duke i vë në lëvizje format çudake abstrake të cilat tashmë kanë ngulitur rrënjë në shpirti e tij. Abstraktja e tij nuk është një abstrake e theksuar e pastër ngaqë ai krijon një identifikim të pikënisjes së formës, pra dihet nga fillohet kah shkohet e ku përfundohet aty ndërtohen portat e misterit. Është një lëvizje e formave me ngjyra kontratesh, theksime të valerit jo sikur Xhekson Polloku, por kontakt të drejt për drejt me telajon dhe brushën.