Halil Sylejmani, realizoi një ëndërr të madhe në vitin 2021

Atletika

Halil Sylejmani, realizoi një ëndërr të madhe në vitin 2021

Nga: Kemajl Goca Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 10:44
Muhamet Ramadani, Halil Sylejmani dhe Shaban Ramadani

Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, ka realizuar një ëndërr të madhe në mbretëreshën e sporteve.
Pas dy dekadave të çlirimit të Kosovës nga agresori serb, atletika ka shënuar rezultatin më të mirë në histori.

Atletika ka kampionin e Evropës U-20 në hedhjen e gjyles, duke iu falënderuar atletit të talentuar Muhamet Ramadani dhe trajnerit të tij Shaban Ramadani.

Sylejmani pas shumë orvatjeve të shumta megjithatë arriti qëllimin e madh, në një sport që ka konkurrencë të tmerrshme në Kontinentin e Vjetër.

Sylejmani ka një mijë e një arsye që të mburret dhe qëllimi i tij është që një ditë të ketë edhe kampionin e Evropës për seniorë.

ë anën tjetër, kur i shtohet fakti se atletika përkundër që i mungon infrastruktura sportive, të arrihet ky sukses është një punë e madhe që u bë nga Muhamed Ramadani së bashku me trajnerin Shabani, duke pasur krah të fortë edhe Halil Sylejmanin, që nuk kursen asgjë.

Është vit i artë për atletikën, një vit për t’u mbajtur mend,  kampion i Evropës për U-20 në hedhjen e gjyles, një mrekulli dhe një dhuratë e madhe për gjithë këtë komunitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat