Pistorius kërkon lirimin me kusht

Atletika

Pistorius kërkon lirimin me kusht

Më: 30 mars 2023 Në ora: 17:00
Oscar Pistorius

Tashmë është e dukshme mundësia e Oscar Pistorius, i dënuar më parë me 13 vite burg për vrasjen e partneres së tij.

Paraolimpisti i Afrikës së Jugut po pret një vendim të bordit të lirimit me kusht të premten për t’u liruar, pasi tashmë ka vuajtur gjusmën e dënimit.

Seanca dëgjimore e bordit të lirmit me kusht do të zhvillohet në Pretoria dhe vendimi pritet të mbyllë historinë e shumëpërfolur. Anëtarëve të këshillit do t’u kërkohet të përgjigjen nëse qëllimi i burgut është përmbushur dhe nëse Pistorius është një rrezik për shoqërinë.

Në shkurt të vitit 2013, atleti vrau të dashurën e tij Reeva Steenkamp, një modele e diplomuar për drejtësi.

Prokurorët e kishin akuzuar sportistin për vrasjen e saj, duke e konsideruar si vrasje për xhelozi dhe zemërim.

Atleti mohoi akuzat, duke pretenduar se ishte i dashuruar me të dhe se ai qëlloi në drejtim të derës së banjos sepse mendoi se një grabitës ishte fshehur aty.

Ai u dënua për vrasje me 13 vjet.

Të dënuarit nga Afrika e Jugut kanë automatikisht të drejtën të kërkojnë lirim me kusht pasi të kenë vuajtur gjysmën e dënimit.

Pistorius kishte frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën kur arriti në gjysmëfinalen e 400 metrave në Lojërat Olimpike të 2012, duke fituar famë dhe pasuri ndërkombëtare, ku suksesi i tij solli shumë kontrata dhe sponsorizime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat