Atletika e mbyll me “boom”, vendosen dy rekorde për femra në maratonë e 5000 metra

Atletika

Atletika e mbyll me “boom”, vendosen dy rekorde për femra në maratonë e 5000 metra

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 12:54
Tigst Assefa

Dy rekorde të reja botërore janë vendosur në garat e fundit sezonale të atletikës.

Në maratonën e Berlinit, atletja etiopiane Tigst Assefa, fitoi garën, duke dhënë kohën rekord 2h11’53”.

Atletja 26-vjeçare përmirësoi me më shumë se 2 minuta kohën e mëparshme, 2h14”04, që ishte vendosur në vitin 2019 nga etiopiania Brigid Kosgei.

Duket se Berlini është qyteti i preferuar i atletëve për të vendosur rekordin e maratonës. Në maratonën që zhvillohet aty është vendosur plot 13 herë rekordi i kësaj disipline, përfshi edhe atë të meshkujve që është sot në fuqi (2h01’09).

Ndërkohë, në pistën amerikane të Eugene, u vendos rekord botëror në garën e 5000 metrave për femra. Atletja etiopiane Gudaf Tsegay, dha kohën 14’00”21. Ajo e përmirësoi me gati 5 sekonda kohën e mëparshme (14’05”20), që ishte vendosur këtë vit në Paris nga Faith Kipyegon e Kenias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat