KA Theranda 1992 fiton Kupën e Kosovës

Atletika

KA Theranda 1992 fiton Kupën e Kosovës

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 14:59
Klubi i atletikës Theranda 1992

Klubi i atletikës Theranda 1992 ka arritur sukses në garat e Kupës së Republikës së Kosovës.

Atletet therandas shkëlqyen në kategorinë e pionierëve.

Trajneri i këtij ekipit, Labinot Gashi, shprehet i lumtur për këtë sukses të pionierëve dhe me synime që të arrijmë suksese edhe më të mëdha.

“Suharekës i shtohen edhe dy Kupa të Republikës së Kosovës 🇽🇰 nga Atletika 

Në Malishevë u mbajt Kupa e Republikës së Kosovës për pioner-e në këtë garë është arritur rezultat mjaft i mirë duke fituar Kupë në të dyja gjini. 

Klubi Atletik Theranda 1992, u shpallë fitues i Kupës së Republikës së Kosovës për meshkuj kategoria pionier. 
Ndërsa vajzat pionere arritën të fitojnë kupën e Republikës së Kosovës të vendit të III-të. 

Falënderim për të gjithë atlet-et ,qe fal mundit të tyre sot klubi fitoj dy kupa, falë djersës tuaj dhe mundit, ju e bëtë të ndihen krenar  klubi dhe komuna juaj Suhareka  

Pas gjithë këtij suksesi pa dyshim qe bënë pjesë kryesia e klubit në krye me kryetarin e saj  z. Driton Maliqaj, përkrahjen qe kem pas në aktivitete garuese gjatë gjithë vitit ka qenë përkrahja kryesore”, njofton KA Theranda 1992.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat