Duja mburret me Sarën dhe Eminen 

Atletika

Duja mburret me Sarën dhe Eminen 

Nga: K.G. Më: 1 tetor 2023 Në ora: 23:34
Sara Susuri, Bajram Duja dhe Emine Jenuzi.

Trajneri i Prizrenit, Bajram Duja, mburret me dy atlete të shkëlqyeshme.

Duja ka fjalë miradije për atletet Sara Susuri dhe Emine Jenuzi.

“Me dy yjet e Klubit të Atletikës Prizreni Sara Susuri dhe Emine Jenuzi, të cilat në garat e Kupës së Kosovës për Junior - re arritën rekorde personale me rezultate jashtëzakonisht të mira.

Sara Susuri - U - 20, 200 m. 24.71 sekonda dhe Emine Jenuzi - U - 18, 100 m. 12.77.

Puna e palodhshme dhe me vullnet të madh, bëri që në vitin 2023 të arrihen rekorde kombëtare dhe personale në 100, 200 dhe 400 metra

Urime kampione!

Do të punojmë akoma më shumë, drejt rekordeve të reja dhe medaljeve ndërkombëtare.

Suksese në të ardhmen”, mburret Duja me këto atlete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat