Malisheva dominon në Kupën e Kosovës në kategorinë U18 dhe U20

Atletika

Malisheva dominon në Kupën e Kosovës në kategorinë U18 dhe U20

Nga: K.G. Më: 3 tetor 2023 Në ora: 19:18
KA Malisheva

Malisheva i kushton rëndësi të veçantë punës me gjeneratën e re dhe kjo po i jep edhe frytet e saja.

Klubi i atletikës Malisheva ka dominuar në kategorinë U18 dhe U20, duke fituar Kupën e Kosovës.

Adrian Mazreku shpreh fjalë miradije për atletët e rinj, për formën që treguan dhe rezultatet e arritura n shteg, mbi të gjitha trofetë e fituar në garën shtetërore.  

“Klubi i atletikës Malisheva - fitues i kupës së Kosovës për meshkuj.

Në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë u mbajt Kupa e Kosovës për grupmoshat U20, U18 ku klubi ynë në konkurrencën e meshkujve fitoi me një diferencë të madhe të pikëve nga rivalët e tjerë.

Djelmoshat tanë dhanë maksimumin nga vetja duke garuar deri në 5 disiplina për dy ditë me radhë.
Dominimi vazhdon!”,
njofton  KA Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat