Sara Susuri: Pas kësaj kupe fshihet mundi dhe vështirësitë 

Atletika

Sara Susuri: Pas kësaj kupe fshihet mundi dhe vështirësitë 

Nga: K.G. Më: 3 tetor 2023 Në ora: 22:32
KA Prizreni

Atletja e klubit Prizreni, Sara Susuri, është krenare me sukseset e fundit.

“Sara Susuri dhe Emine Jenuzi në garat e Kupës së Kosovës për juniore arritën rekorde personale me rezultate jashtëzakonisht të mira”, ka thënë Bajram Duja, trajner i KA Prizrenit.

Sara Susuri është në formë të mirë dhe synon rezultate edhe më të mira në sfidat e ardhshme.

“Pas kësaj kupe fshihet mundi, vështirësitë te cilat ne i përjetuam vetëm në garë, ditë jave duke u angazhuar për këtë Kupë, për statistikat sa më të mira i mbeten në krye kryetarit të klubit Gazi Renaku, që edhe në fund po shihet rezultati, Kupa e medalje”, ka shkruar Sara në profilin e saj në facebook.

Më tej Sara tha se motivi ka qenë shumë i madh duke pasur parasysh edhe kushtet e mira që janë krijuar nga ana e kryetarit. 

“Mos të harrohet të ceket sepse motivi nga kryetari klubit si në mënyrë psikike dhe atë financiare nuk mungon në asnjë moment dhe shpresoj që jemi duke ta kthyer, duke të bërë krenar për mundin tënd ndaj neve si klub.

Faleminderit koleges time Emine Jenuzi që çdo hap jemi duke e kaluar së bashku dhe jam shumë e lumtur që tek dyja jemi pjesë e Klubi Atletik Prizreni.

Falënderoj këta dy persona të cilët nuk kanë pranuar kurrë që t’i falënderoj në mënyrë publike, për këtë arsye faleminderit që jemi një familje e duhur së bashku”, ka përfunduar Sara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat