Incidenti, gjyqtari goditet gjatë garës së hedhjes së çekiçit

Atletika

Incidenti, gjyqtari goditet gjatë garës së hedhjes së çekiçit

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 23:35
Pamje nga incidenti

Një incident i papritur ka ndodhur gjatë garave të Lojërave Aziatike në atletikë, turne që po zhvillohet në Hangzhou të Kinës.

Gjyqtari i garës së hedhjes së çekiçit, vendasi Huang Qinghua, është goditur në këmbë gjatë garës gjatë një hedhje.

Ngjarja ndodhi në momentin që kuvajtiani Ali Zankawi po lëshonte çekiçin dhe impakti që ai pati te gjyqtari 62-vjeçar ishte i rëndë, duke e goditur në këmbë.

Ndërhyrja mjekësore ishte e menjëhershme dhe gjyqtari u transportua në spital.

Ai pësoi një frakturë në tibio-peronale të këmbës së djathtë. Pas mbërritjes në spital ai u operua menjëherë.

Atleti kujavtian, përveçse kërkoi ndjesë menjëherë gjatë garës, duke i shkuar edhe në nidhmë, shkoi për ta vizituar edhe në spital

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat