Gjithçka gati për Gjysmëmaratonën e Ferizajt 

Atletika

Gjithçka gati për Gjysmëmaratonën e Ferizajt 

Nga: K. G. Më: 7 tetor 2023 Në ora: 15:25
Shpërblimet për 21 kilometra

Janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për Gjysmëmaratonën e Ferizajt, e cila mbahet nesër.

Skënder Ramadani me ekipin e tij ka bërë punë të jashtëzakonshme në organizimin e garës së parë “Ferizaj Half Marathon”.

Ecuria ka shkuar sipas plani dhe nesër presin një garë me rivalitet.

Shpërblimet në 21 kilome5tra, vendi i parë 500 euro, vendi i dytë 300 dhe vendi i tretë 200 euro.

Shpërblimet në 10 kilometra, vendi i parë 300 euro, vendi i dytë 200 dhe vendi i tretë 100 euro.

Shpërblimet në 5 kilometra, vendi i parë 150 euro, vendi i dytë 100 dhe vendi i tretë 50 euro.

 “Sheshi tek Komuna e Ferizajt do të jetë starti dhe finishi i garës. 

Vrapuesit do të marrin drejtimin për në Jezercin piktoresk, ata të kategorisë 21 kilometra do të shkojnë deri tek ujëvara në Jezerc dhe do të kthehen prapë në fillim, kurse dy kategoritë tjera do të kenë pika të kthimit më herët. Tek çdo pikë, do të ketë vullnetarë që do t’i udhëzojnë apo edhe t’i ndihmojnë garuesit, sipas nevojës.

Përgjatë shtegut do të ketë pika uji e ushqimi për vrapuesit e po ashtu edhe tek finishi. Garuesit do të pajisen me chip - gps nga ekipa e Trackify - Sports Timing të cilët do të jenë përgjegjës për monitorinin e kohës së garuesve në kohë reale dhe për shpalljen e rezultateve online. Policia e Kosovës dhe ndihma e parë do të jenë me ne gjatë garës për sigurinë e vrapuesve”, njoftojnë organizatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat