KA Prizreni shkëlqen, fiton 13 medalje në garën “Mitingu 1 Tetori”

Atletika

KA Prizreni shkëlqen, fiton 13 medalje në garën “Mitingu 1 Tetori”

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 21:23
KA Prizreni

Atletët e atletet e Prizrenit shkëlqyen në garën ‘Mitingu 1 Tetori’.

Trajneri i Prizrenit, Bajram Duja, është i ngazëllyer me rezultatet e kubit të ti.

KA Prizreni fitoi garë 13 medalje, 5 të arta, 4 të argjendta e 4 të bronzta.

“Sot, u përmbyll procesi i garave, me mbajtjen e garës ‘Mitingu i 1 Tetorit’ në shtegun e atletikës ‘Liman Gega’ në Malishevë.
Klubi i Atletikës Prizreni arriti rezultate të jashtëzakonshme gjatë garave të vitit kalendarik 2023.
U fituan dy kupa të Kosovës. 

Në konkurrencën e senioreve klubi u shpall fitues dhe në plasmanin e përgjithshëm doli i pari. Në konkurrencën e junioreve klubi arriti të fitoj vendin e dytë dhe në plasmanin e përgjithshëm doli i pari.

Performanca e atletëve u rrit dukshëm në krahasim me vitin e kaluar.

U arritën rekorde nacionale dhe personale.

Sara Susuri, Emine Jenuzi dhe Merve Spahi e përfaqësuan Kosovën në gara ndërkombëtare.

Sipas rezultateve mund të themi se në vitin 2023 Klubi i Atletikës Prizreni është klubi më i suksesshëm në Kosovë.

Në garën e cila u mbajt sot, atletët - et e klubit shkëlqyen duke i fituar 13 medalje, 5 të arta, 4 të argjendta e 4 të bronzta.
Sara Susuri - U - 20, e para në 100 m. për seniore,

Emine Jenuzi - U -18, e para në 400 m. dhe e dyta në 100 m. për seniore,

Merve Spahi - U - 18, e pra në 800 m. për seniore,

Altrin Jrasniqi - U - 16, i dyti në 100 m. për U - 16,

Orgeta Kryeziu -  U - 18 e para në shtizë dhr para në kërcim së gjati për seniore,

Gerta Kurtaj - U - 20, e dyta  në gjyle dhe e treta në disk për seniore,

Vanesa Shala - U - 18, e dyta shtizë dhe e treta kërcim së gjati për seniore,

Aldin Hoxha - U - 16, i treti në disk për dhe i treti në gjyle për U - 16,

Anes Hoxha - U - 14, i treti në gjyle për U - 14.

Në emër të kryesisë, kryetarit Gazi Renaku, trajnerëve Bajram Duja dhe Adnan Tahiri, urime dhe suksese në garat e vitit 2024 në shteg!”, njofton KA Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat