Selina Gashi me synime të mëdha

Atletika

Selina Gashi me synime të mëdha

Nga: K. Goca Më: 14 tetor 2023 Në ora: 17:12
Selina Gashi

Atletja e talentuar Selina Gashi ka ambicie të mëdha.

Atletja e klubit Theranda 1992, e ka vlerësuar vitin 2023 si vit të suksesshëm, me synime që në vitin 2024 të përmirësojë kohën në disiplinën 100 e 400 metra.

“Në këtë vit kisha përmirësime të shumë rezultateve në disiplinën 100 metra dhe 400 metra”, thotë Selina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

Selina Gashi që garoi në kategorinë U16, tha se këto rezultate nuk do të ishin pa ndihmën e madhe të familjes dhe punës së trajnerit Labinot Gashi.

“Falënderoj trajnerin Labinot Gashi që ka bërë një punë të palodhshme për të arritur këto rezultate por gjithashtu jam falënderuese edhe ndaj familjes time që me përkrahin në çdo garë”, thotë ajo.

Selina beson e shpreson se në vitin e ardhshëm do të jetë edhe më e suksesshme.

“Shpresoj që vitin e ardhshme të kam rezultate edhe më të mira”, shpreh optimizmin talentja nga Theranda.

Pikësynim i saj është edhe rekordi në kategoritë ku garon por edhe të shënojë kohë shumë më të mirë se në këtë vit.

“Synimet e mija për të ardhmen janë që të arrij që të thyej ndonjë rekord por edhe të marr pjesë në gara evropiane”, ka përfunduar Selina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat