Të dielën maratona e Tiranës, mbi 4 mijë të regjistruar! Garues nga 50 shtete

Atletika

Të dielën maratona e Tiranës, mbi 4 mijë të regjistruar! Garues nga 50 shtete

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 19:20
Pamje nga një garë

Rreth 4 mijë persona nga 50 shtete të ndryshme të botës, janë regjistruar për të qenë pjesë e Maratonës së Tiranës, që do të mbahet të dielën e 22 tetorit.

Edhe këtë vit janë 4 disiplina në dispozicion të atletëve profesionistë, por edhe atyre që e kanë pasion vrapin, përfshirë edhe ata me aftësi të kufizuara.

“Është viti i 7-të që e organizojmë maratonën e Tiranës, dhe është viti i 3-të, që e organizojmë full.

Që do të thotë, bëhet itinerarin i plotë. Është 42 km. Është ajo 21 km, 10 km dhe “Ëe too”.

Është iternerar më i shkurtër, sepse është për njerëzit para dhe tetraplegjik.

Një ditë para është “fun run”. Këtë vit kemi arritur rekord regjistrimesh

. Është një nga veçantët më të rëndësishme sportive. Janë 50 shtete të ndryshme që janë regjistruar. Nga kontinente të ndryshme.

Edhe nga Australia, Izraeli.

Janë 4 mijë të regjistruar”, tha Mirela Koçollari, Drejtore e Promovimit të Tiranës.
Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit të Tiranës, Mirela Koçollari kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e qarkullimit.

“Bulevardi Zogu i parë, Bulevardi i ri, Myslym Shyri, Rruga e Kavajës, Durrësit, Bulevardi kryesor, dhe një pjesë e unazës. Maratona fillon në 9-të të mëngjesit, dhe maksimumi në orën 13:00 do hapen rrugët. Të konsiderohet si një ditë e shëndetshme”, tha Koçollari.

Ky është viti i shtatë që në Tiranë organizohet maratona, ku pritet të ketë edhe fitues sipas disiplinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat