Sportistja më e bukur në botë: U jam mirënjohëse

Atletika

Sportistja më e bukur në botë: U jam mirënjohëse

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 23:08
Alisa Shmidt

Kampionia gjermane në atletikë Alisa Shmidt, e përzgjedhur si sportistja më e bukur në planet, foli për zgjedhjen e saj për të shfrytëzuar rrjetet sociale (ajo ka pothuajse 5 milionë ndjekës në Instagram dhe dy milionë në TikTok).

“Sigurisht, fitohet pak me atletikë. Nuk është e lehtë për shumicën e sportistëve të fitojnë jetesën nga atletika.

Shumat që jepen në klubet ku bëjnë pjesë zakonisht nuk janë të mjaftueshme.

Dhe në garat e atletikës shpesh na duhet të mbulojmë shpenzime të tilla si udhëtimet dhe hotelin,” tha mes tjerash Shmidt.

Kjo është arsyeja pse ajo mbështetet në rrjetet sociale për të plotësuar të ardhurat e saj.

“Jam mirënjohëse që fitoj para si kjo dhe nuk duhet të bëj një punë tjetër me kohë të pjesshme,” tha në fund atletja gjermane.

Alisa Shmidt ka refuzuar propozime nga miliarderë dhe njëkohësisht për të qenë pjesë e “OnlyFans”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat