KA Theranda po shënon rezultate të lakmueshme! Gashi - i kënaqur me atletët

Atletika

KA Theranda po shënon rezultate të lakmueshme! Gashi - i kënaqur me atletët

Nga: K. Goca Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 13:20
Labinot Gashi

Në kushte të vështira por nuk mungojnë rezultatet për disa klube në shtetin e Kosovës.

Kur themi kushte të vështira, parasegjithash është fjala në mungesë të infrastrukturës përkatësisht shtegut me tartan.

Ndër klubet që po shënojnë rezultate të lakmueshme është edhe KA Theranda 1992 me kryetrajnerin Labinot Gashi.

Arzana Bllaca ka rekordin për grupmoshën e re, U-12 dhe Flavio Buzhala pionier, U-16

Gashi është i kënaqur me të arriturat gjatë vitit 2023. 

“Viti 2023 ka qenë mjaft i mirë për ne si klub sa i përket rezultateve, jemi mjaft të kënaqur pasi që klubi atletik Theranda 1992 në Kampionatin e Kosovës për grupmoshat pioner-e në renditjen e përgjithshme arritëm të dalim në vendin I-rë.
Ndërsa në Kupën e Kosovës për meshkuj arritëm të dalim në vendin I-rë, të vajzat arritëm të dalim në vendin e 3-të”,
thotë Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Gashi ka fjalë miradije për atletët që po japin maksimumin për ekipin.

Ai ka veçuar disa prej tyre që u dalluan gjatë këtij viti. 

“Atletë më të dalluar ishin Flavio Buzhala i cili arriti dy herë brenda këtij viti të thyej rekordin e Kosovës në disiplinën e Gjyles.
Arzana Bllaca gjithashtu ka arritur të thyej dy rekorde në disiplinën 100 metra dhe 200 metra.

Pastaj janë edhe atletë si Selina Gashi, Lorita Ademi, Aurora Vataj Dominik Bllaca, Auron Kuçi, Blend Salihu etj.”, thotë kryetrajneri therandas.

Gashi i është mirënjohës edhe komunës që po e ndihmon: 

“Mbështetje financiare kem vetëm nga Komuna e Therandës, Drejtoria për Kulture Rini, Sport dhe Mërgata në Therandë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat