Halil Sylejmanin e brengos shtegu i atletikës: Është i vetmi shteg në Malishevë

Atletika

Halil Sylejmanin e brengos shtegu i atletikës: Është i vetmi shteg në Malishevë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 nëntor 2023 Në ora: 14:08
Halil Sylejmami

Atletika në Kosovë po përballet me mungesë të shtegut sipas standardeve ndërkombëtare, kjo sado kudo po i penalizon atletët e atletet për të treguar talentin dhe cilësitë e tyre.

Megjithatë, përkundër mungesës së shtegut të atletikës, rezultate janë të mira. 

Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, tha se është një vit i mirë dhe në tërësi është realizuar programi i aprovuar në vitin 2023.

“Një program i aprovuar, që është realizuar qind për qind, çdo garë është kryer sipas planit. 

Edhe pse ka pas pengesa të ndryshme, si në mjete financiare ndoshta edhe të tjera, më së shumti ka pas pengesa në shtegun e atletikës, ku janë në minimum për mirëvajtjen e të gjitha garave”, thotë Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

I vetmi shteg i atletikës është në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, një shteg jo sipas standardeve ndërkombëtare.

“Tani për tani është i vetmi shteg në Malishevë, me kapacitet të vogël, ku duhet të vrapojnë 8 – 9 atletë por për shkak që shtegu nuk i ka 8 korsi, vrapojnë 4 - 5.  

Kjo është një  pengesë shkaku i shtegut dhe konkurrenca aty për aty e vrapimit nuk është e madhe, sepse në atletikë edhe pse është garë individuale, duhet  të vrapojnë më tepër. 

Kurse në disiplinat teknike është kërcimi një hapësh dhe trehapësh, kurse mjete për kërcim në lartësi nuk kemi dhe disa disiplina tjera të cilat i mungojnë stadiumi që bëjmë gara, si hedhja e çekiqit, hedhja e shtizës, diskut apo gjyles, i mbajmë në Mitrovicë, ndërsa në Malishevë nuk ka mundësi që të mbahet këto gara”, ka nënvizuar Sylejmani.
Numri një i federatës është i kënaqur me pjesëmarrjen në vitin 2023. 

“Sa i përket pjesëmarrjes, deri diku është e kënaqshme, nuk është qind për qind.

Të bëjmë çmos që të kemi më shumë atletë dhe më shumë cilësorë, përafërsisht në çdo garë qoftë ballkanike, evropiane, botërore dhe Lojëra Mesdhetare. 

Garat që janë mbajtur në Poloni, Lojërat Mesdhetare, kemi qenë një ekip atletësh e trajnerësh, më tepër se 30 veta, pa i cekur individualet, më shumë ekipore, jemi një nga federatat ballkanike dhe më gjerë mbi nivelin në rajon e në Evropë”, ka përfunduar Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat